• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - “Vetadministrimi“ Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PANTEONI I RRALLUAR

    REXHEP QOSJA

    ANARKIA E KRITEREVE

    Megjithėse nė historinė e letėrsisė botėrore mund tė gjenden emrat e ca shkrimtarėve tė shquar, sidomos tė shekujve tė shkuar, qė gjatė jetės sė tyre nuk e kanė marrė asnjėherė pendėn nė dorė qė tė shkruajnė pėr letėrsinė, gjithsesi ėshtė shumė mė i madh numri i shkrimtarėve tė tjerė tė shquar, sidomos tė kohės sė re, qė kanė ndjerė nevojė shpirtėrore dhe kanė shkruar shpesh pėr tė dhe dukuritė qė e pėrcjellin atė. Njė numėr i madh romansierėsh, tregimtarėsh, dramaturgėsh dhe poetėsh s“kanė pėrtuar t“i largohen pėr njė kohė, tė gjatė apo tė shkurtėr, krijimtarisė imagjinative dhe t“ja kushtojnė gjithė kėrshėrinė dhe interesimet krijimtarisė diskurzive ose, ēka ka ngjarė mė shpesh, tė mirren nė tė njėjtėn kohė si me njėrėn ashtu edhe me tjetrėn. Dhe kur shkrimtarėt e shquar kanė vendosur tė shkruajnė pėr letėrsinė, atėherė shpesh ka ngjarė qė ata tė nxisin ide tė reja, tė shtrojnė mendime origjinale, tė ushtrojnė njė ndikim vendimtar nė zhvillimin e mendimit kritik, teorik dhe estetik dhe tė shkruajnė aq bindshėm e bukur pėr tė gjitha ato ēėshtje sa janė bėrė tė njohur nė fushėn e dytė tė aktivitetit tė tyre sa edhe nė tė parėn apo, ndonjėherė, edhe mė tė njohur dhe mė autoritativė. Disa prej kėtyre krijuesve, qė gjithė jetės ju kanė nėnshtruar dhembjes sė kėnaqshme qė sjell krijimtaria, madje, kanė hyrė pėrgjithmonė nė historinė e mendimit kritik, teorik dhe estetik, duke ēelur kaptina me rėndėsi tė veēantė nė tė. Kėshtu, pėr shembėll, mund tė pohohet lirisht, se nuk mund tė shkruhet asnjė histori e mendimit teorik letrar, e tė quhet objektive, nė tė cilėn nuk do tė jenė emrat e poetit romak, Horacit, poetit freng Boalo dhe dramaturgut gjerman, Lesing; nuk mund tė shkruhet asnjė histori e mendimit estetik, nė tė cilėn nuk do tė jenė emrat e poetit tė madh gjerman, Fridrih Shiler dhe prozatorit tė madh rus, Leon Tolstoj; nuk mund tė shkruhet, mė nė fund, asnjė histori e kritikės dhe tė mos jenė nė tė emrat e poetėve tė mėdhenj francezė, Bodler e Yalery dhe poetit tė madh anglez, Tomas Stern Eliotit, tė cilėt, sipas disa studjuesve tė tyre, janė mė tė mėdhenj si kritikė se sa si poetė, pėr shkak tė ideve origjinale, qė kanė vėnė nė qarkullim dhe tė hovit, qė i kanė dhėnė zhvillimit tė kritikės pėrgjithėsisht. Njė dukuri e kėtillė jo vetėm nuk ėshtė e ēuditshme, por ėshtė fare e kuptueshme: krijuesi i vėrtetė, me prirje tė madhe, me kėrshėri tė gjithanshme, me kulturė letrare, me dituri tė sistemuar kritike, teorike, estetike, filcsofike, me vullnet dhe durim qė tė mendojė e t“i zhvillojė mendimet e veta logjikshėm, ėshtė vetėvetiu i pregatitur tė flasė jo vetėm bindshėm, e bukur, po edhe nė mėnyrė tė re dhe origjinale mbi letėrsinė tė cilėn, nė saje tė pėrvojės mbi procesin krijues dhe tė pėrvojės jetėsore, e kupton mė mirė se ndonjėherė shumica e atyre, qė ua kushtojnė gjithė jetėn persiatjeve mbi artin.

    Nė kohėn tonė kur letėrsia nuk ėshtė mė nė qendėr tė aktiviteteve mė tė rėndėsishme shpirtėrore tė njeriut bashkėkohės, kur shkenca po absorbon pjesėn mė tė madhe tė individėve mė tė prirur dhe mė ambiciozė dhe kur mendimi kritik nė pėrgjithėsi ėshtė bėrė jo vetėm korigjues dhe nxitės i ideve, proceseve dhe dukurive artistike, shkencore, kulturore po edhe njė prej elementeve mė karakteristike tė vetėdijes sė njeriut, ėshtė fare e kuptueshme pse shumė shkrimtarė apo, tė thuhet mė shkoqur, pse pjesa mė e madhe e shkrimtarėve tė shquar dhe tė popullarizuar ndjejnė nevojė ta thonė fjalėn e tyre si pėr vetė letėrsinė, ashtu edhe pėr problemet e ndryshme qė, doemos, e pėrcjellin atė. Ky interesim i rritur i shkrimtarėve pėr letėrsinė dhe problemet e tjera qė lidhen me tė nė kohėn e sotme, aq dinamike dhe aq tė ngarkuar me dilema dhe kundėrthėnje llojesh tė ndryshme, ėshtė aq mė i ēmuar dhe i mirėpritur: ashtu ndikojnė mė drejtpėrdrejt nė proceset letrare dhe kulturore apo e tregojnė interesimin e tyre qė tė ndikojnė nė to dhe nė dukuritė e tjera, me tė cilat letėrsia ėshtė nė lidhje tė ngushtė. E kur shkrimtarėt e njė letėrsie kombėtare nisin tė shkruajnė pėr tė dhe ēėshtje tė tjera tė saj, kjo ėshtė shenjė e sigurtė se ajo letėrsi po hyn nė fazėn e pjekurisė dhe se ėshtė ngritur niveli intelektual i tyre. Letėrsia shqipe, si letėrsi e njė populli me traditė pak a shumė modeste letrare, sipas tė gjitha gjasave, tani po hyn nė fazėn e pjekurisė sė plotė intelektuale tė krijuesve tė saj. Me botimin e pėrmbledhjeve tė eseve dhe kritikave tė Ali Abdihoxhės dhe tė Ismail Kadaresė shkrimtarėt tanė sikur na paralajmėrojnė se gjithnjė e mė shpesh dhe mė me shumicė do ta thonė mendimin e tyre qoftė pėr letėrsinė tonė, qoftė pėr probleme tė pėrgjithshme tė artit tė fjalės.

    Gjithmonė kur njė shkrimtar shkruan jo vetėm letėrsi po edhe pėr letėrsinė mund tė shtrohet pyetja: cilat janė arėsyet kryesore, qė e kanė nxitur ta provojė prirjen e tij edhe nė fushėn e kritikės qė, me tė drejtė, konsiderohet si njė prej zhanreve mė tė vėshtira tė letėrsisė? Dhe, aq mė parė, kur njė shkrimtar i shquar, i prirur dhe i popullarizuar, si Ismail Kadare, vendos t“i publikqjė shkrimet e veta nė njė pėrmbledhje, atėherė kemi tė drejtė tė supozojmė se kėtė e bėn pėr disa arėsye:

    — pse dėshiron t“i ēelė dyert e kabinetit krijues dhe t“i flasė opinionit pėr pėrvojėn letrare, tė cilėn me tė drejtė mund ta konsiderojė jo vetėm interesante pėr kureshtjen e lexuesve, po tė rėndėsishme pėr studjuesit e veprės sė tij dhe pėr psikologjinė krijuese nė pėrgjithėsi.;

    — pse dėshiron tė shtrojė ēėshtje letrare tė pashtruara fare apo tė shtruara nga shkrimtarėt dhe kritikėt e tjerė, me qėllimin qė t“i kontribuojė ashtu shtruarjes dhe zgjidhjes sė tyre tė drejtė ose tė nxisė mendime dhe ide tė reja, me qėllim qė t“i kontribuojė pasurimit tė mendimit kritik;

    — pse, tekembramja, ėshtė i pakėnaqur me kritikėn bashkėkohėse, sikundėr mund tė jenė tė pakėnaqur me mjekėt e tyre shumica e pacientėve, dhe nė subkoshiencėn e vet ka ambicjen t“ju mbajė atyre njė leksion se si duhen shkruar eseu dhe kritika.

    Nuk ka dyshim se janė tė rrallė shkrimtarėt qė e shkruajnė kritikėn tė nxitur vetėm prej njėrit nga kėto motive; herat mė tė shpeshta ato gėrshetohen dhe pjesa mė e madhe e shkrimtarėve ja falin interesimin dhe kohėn kritikės pėr tė tri motivet e pėrmendura. Mund tė supozojmė se edhe Ismail Kadare ka vendosur tė publikojė pėrmbledhjen e eseve dhe shėnimeve tė tij kritike pėr arcsye se ka menduar tė nxisė disa ēėshtje tė reja, tė zgjidhė pak mė ndryshe se ē“janė zgjidhur disa ēėshtje tė tjera dhe, kohė pas kohe, edhe tė flasė, megjithėse marginalisht, edhe pėr pėrvojėn e tij krijuese imagjinative. Sa ja ka arritur ai kėtij qėllimi?

    Nė shėnimet dhe esetė e pėrmbledhjes Autobiografia e popullit nė vargje — sikundėr janė, bie fjala, Duke shfletuar njė dosje vjershash tė pabotuara dhe, pak a shumė, Ditėt e sotme nė poezinė e njė tė riu, nė tė cilat drejtpėrdrejt ose tėrthorazi flet pėr pėrvojėn e tij krijuese, duke analizuar pėrfytyrimet vizuele dhe strukturėn figurative tė vargut poetik — Ismail Kadare shkruan si kritik i talentuar, me shije dhe me njohuri. Ai i sheh jo vetėm ato kuptime dhe mundėsi tė vargut dhe tė figurės poetike, qė i sheh edhe lexuesi, po edhe ato qė, shpesh, nuk mund t“i vėrejnė as disa prej kritikėve qė me vite e ndjekin letėrsinė dhe shkruajnė pėr tė. Pėrvoja e tij krijuese, e pasur dhe e ushqyer prej njė prirjeje mė tė vėrtetė tė rrallė nė letėrsinė e sotme shqipe, e ndihmon ta lėshojė shikimin nė thellėsitė e vargut poetik dhe tė bėjė disa analiza tė strukturės sė tij figurative, ēfarė nuk janė bėrė pėrpara nė kritikėn tonė, e pėrmes sė cilave nxirren nė sipėrfaqe domethėnjet e vargut. Nė tė tilla raste shihet se ai gjendet nė fushėn e mundėsive tė veta, nėpėr tė cilėn mund tė manovrojė fare i lirė dhe fare i sigurtė.

    Qėllimi i tij kryesor, ndėrkaq, qė e ka nxitur t“i hyjė botimit tė kėsaj pėrmbledhje, sipas tė gjitha gjasave, nuk ėshtė analiza e strukturės figurative tė vargut tė sotėm shqip, prandaj edhe pjesėn mė tė madhe tė eseve dhe shėnimeve kritike ua ka kushtuar qoftė disa temave tė traditės sonė letrare, qoftė disa problemeve tė pėrgjithshme tė letėrsisė sė sotme shqipe e botcrore, natyrisht, duke i lidhur, herat mė tė shpeshta, me vepra tė caktuara. Duket shkoqur, pra, se qėllimi i kėtij shkrimtari nuk ėshtė tė bėjė analiza strukturale — formale, po tė formulojė qėndrime dhe pikėpamje tė pėrgjithshme mbi letėrsinė tė cilat do tė vlejnė jo vetcm pėr tė, por pėr shkrimtarėt dhe letėrsinė nė pėrgjithėsi. Kur dikush, ndėrkaq, dėshiron tė mirret me njė ēėshtje tė tillė aq tė ndėrlikuar, atėherė ai duhet jo vetėm tė njohė letėrsinė, po dhe tė ketė kulturėn e nevojshme kritike, teorike, estetike dhe filosofike. Nė anėn tjetėr, kur dikush dėshiron tė bėjė vlerėsime historike — letrare, domethėnė tė mirret me tema tė historisė sė letėrsisė, ėshtė e domosdoshme tė ketė jo vetėm njohuri tė caktuara historike, po edhe njė metodė tė formuar shkencore. Duke mos pasur sistem tė formuar kritik, nė njėrėn, kurse kulturė tė duhur teorike-estetike, nė anėn tjetėr, Ismail Kadare, prandaj, nxjerr pėrfundime jo rrallė tė gabuara dhe bėn vlerėsime kuturu pikėrisht nė ato shkrime tė tij kritike, nė tė cilat mirret me ēėshtje tė tradilės sonė letrare dhe me probleme tė pėrgjithshme tė letėrsisė. Pėr tė njėjtat arėsye do t“i ngjasė po ashtu, jo rrallė edhe tė bjerė nė kontradiktė me vetėveten. Kėshtu, fjala vjen, duke shkruar pėr Naim Frashėrin nė shėnimin Arti i Naimit, qė ėshtė njė skicė e dobėt eseu, fare e padenjė tė botohet nė pėrmbledhje, ai do tė pohojė sa vijon: „Ta gjykosh artin e Naimit nga pozita prej esteti „ekzigjent" do tė thotė tė bėsh gjėnė mė tė shėmtuar, tė fyesh kujtimin e tij. Naimin e pranojmė ashtu siē ėshtė: edhe konēiz, edhe proliks, edhe tė zjarrtė e tė fuqishėm, edhe monoton e tė lodhur". Megjithėse nė titullin e shėnimit ka premtuar se do tė flasė pėr artin e Naim Frashėrit, ai nė tė vėrtetė jo vetėm pėrsėrit ato qė janė thėnė gabimisht shpesh pėr Naimin, po ja shkurton kokėn historisė letrare si shkencė duke ja mohuar tė drejtėn qė tė mirret me veprėn letrare si objekt estetik, natyrisht nė kontekste historikeshoqėrore e kulturore. Ai flet pėr patriotizmin, idetė dhe humanizmin e Naim Frashėrit, po harron se patriotizmi, idetė dhe humanizmi i Naim Frashėrit, nė qoftė se flasim pėr veprėn, ekzistojnė vetėm nė tė, brenda saj, janė pjesė pėrbėrėse e vlerės sė saj artistike, e kushtėzojnė dhe janė tė kushtėzuara prej saj. Rėndėsia humaniste, sipas tij, ideologjike, e njė vepre letrare ėshtė vetėvetiu vlerė e saj artistike, kurse shkencėrisht drejt do tė mund tė thuhej se vlera artistike, respektivisht dobėsia artistike e forcon, respektivisht e dobėson rėndėsinė humaniste tė asaj vepre. Rėndėsia humaniste e njė vepre, duhet tė pohohej, nuk ekziston jashtė vlerės sė saj artistike, kurse njė shkrimtar mund tė jetė humanist i shquar nė jetėn private e mos tė jetė nė veprėn letrare, apo anasjelltazi.

    Nė shkrimet e tij mbi shkrimtarėt e traditės sonė Ismail Kadare nuk ka treguar shkathtėsinė e duhur dhe kompetencėn qė e kėrkon trajtimi i ēėshtjeve historike-letrare. Ai fare lirisht pohon ndikime qė s“ekzistojnė, mohon ndikime qc ekzistojnė, i fut shkrimtarėt nė kontekste, nė tė cilat ata nuk janė gjetur asnjėherė nė jetėn e tyre krijuese, apo ven paralele, qė s“mund tė vihen. Duke folur pėr novatorizmin stilistik tė De Radės nė eseun Duke lexuar De Radėn, i cili, sikundėr na ėshtė tė gjithėve e njohur mirėfilli, ėshtė formuar jashtė qendrave letrare dhe kulturore tė truallit shqiptar dhe s“i ka njohur fare, ai e krahason me stilin analitik tė bejtenxhinjve, qė s“mund tė kritikohet vetėvetiu pse ėshtė analitik; nėnėtekstin dhe fragmentarizmin e tij tė njohur, nė anėn tjetėr, i nxjerr si pasojė tė ndikimit tė letėrsisė popullore: „S“ka asnjė dyshim se kėtė mėnyrė tė konceptuari poetik, De Rada e mori nga poezia jonė popullore, qė shquhet pėr njė sintezė tė madhe dhe qė nė pėrgjithėsi shumė gjėra i lė tė nėnkuptohen midis vargjeve duke nėnvizuar vetėm esencėn. Poezia bashkėkohore e poetėve romantikė tė Europės nuk e kishte kėtė karakteristikė dhe nė pėrgjithėsi poetėt romantikė trajtuan nė poemat e tyre karaktere heronjėsh, gjė qė nuk e bėn De Rada". Po tė kishte shfletuar tekstet themelore mbi romantizmin evropian, qė pėrdoren qoftė edhe nėpėr shkollat e mesme, nė tė cilat jepen njohuri elementare mbi kėtė drejtim letrar tė shekullit nėntėmbėdhjetė, ai do tė kishte parė se njė prej tipareve mė tė shquara stilistike tė tij janė pikėrisht nėnteksti dhe fragmentarizmi. Si banues i njė vendi ku romantizmi ishte drejtim dominues letrar dhe ku ndikonin romantizmi francez, anglez dhe, mė pak, gjerman, De Rada i asimiloi karakteristikat e tij qoftė vetėdijshėm: duke lexuar, qoftė pavetė-dijshėm: duke u formuar nė njė klimė tė caktuar kulturore e krijuese tė kohės. Analiza e strukturės figurative tė vargut tė De Radės, tė cilėn marginalisht e bėn edhe Ismail Kadare, dėshmon se nėnteksti i poezisė sė tij ėshtė ēėshtje jo vetėm prosedeu po edhe botėkuptimi, ashtu sikundėr ėshtė ēėshtje e botėkuptimit edhe fragmentarizmi tek tė gjithė romantikėt e shquar, ēka nuk mund tė thuhet pėr kėngėtarin e popullit, nė krijimtarinė e tė cilit nėnteksti dhe fragmentarizmi nuk janė parime, po dukuri tė rastit. Nuk duhet farė aftėsie e veēantė leximi pėr tė parė se disa prej personazheve tė veta sikundėr ėshtė Milosao, pėr tė cilin edhe flet Ismail Kadare, Jeronim De Rada i paramendon si heroj po, natyrisht, nuk i delnin, as i kishte paramenduar t“i dilnin heronj nė kuptimin tonė ideologjik dhe etik. Nė kėto pohime tė Ismail Kadaresė ėshtė e ēuditshme njė gjė: pėrse ka nevojė ta nxjerrė nėntekstin e forcuar si cilėsi tė letėrsisė popullore dhe tė mbrojė simbolizmin e poezisė moderne duke u thirrė nė De Radėn dhe, pėrkrye tij, nė poezinė popullore. Poezia moderne ėshtė mbesa e nėntekstit tė romantikėve dhe bija e simbolizmit, ku krijohen kultet e nėntekstit, simbolit dhe muzikės.

    Nė qoftė se merita mė e madhe e De Radės ėshtė pse solli ndikimin e letėrsisė popullore nė letėrsinė shqipe dhe ju ruajt ndikimit tė romantizmit evropian, atėherė ēka mund tė thuhet pėr Migjenin, qė na ėshtė shumė mė i afėrt si me problemet qė ka trajtuar ashtu edhe me mėnyrėn si i ka ruajtur ato? Ndaj Migjenit Ismail Kadare ka simpati tė veēantė, qė ėshtė plotėsisht e arėsyeshme, dhe kėso simpatie pėr tė kanė tė gjithė ata qė e lexojnė, e njohin dhe e duan letėrsinė shqipe. Me ndryshim prej tė tjerėve, Ismail Kadare, ndėrkaq, pėrpiqet tė sanksionojė si ligj kėtė simpati tė veten, t“i japė karakterin e pohimit historik-letrar, domethėnė shkencor, pavarėsisht prej argumenteve, qė edhe s“i kėrkon shumė me kujdes. Pėr tė ėshtė kryesore qė tė thotė se Migjeni „e ngriti poezinė dhe sidomos prozėn tonė nė njė lartėsi tė paparė", se me „Novelat e qytetit tė veriut" ai „e ngriti prozėn tonė nė nivelin e letėrsisė sė pėrbotshme", e tė tjera tė ngjashme. Ai harron se konkluzionet e kėtilla, prej tė cilave ēdo njohėsi amator tė letėrsisė shqipe dhe asaj botėrore i ēohen flokėt e kokės, nė qoftė se nuk i kanė rėnė, kėrkojnė argumentime konsekuente, analiza tė hollėsishme tė veprės sė Migjenit e, mandej, edhe krahasime konkrete me veprat e shkrimtarėve qė shėnojnė nivelin e letėrsisė sė pėrbotshme. Ismail Kadare sikur harron se letėrsia shqipe jo vetėm nė kohėn e Migjenit po as sot nuk e ka arritur jo vetėm nivelin e letėrsisė sė pėrbotshme tė cilin e kanė caktuar Eskili, Dante, Servantesi, Shekspiri dhe Gėte, po as mesataren e saj dhe, madje, as nivelin e letėrsive ballkanike. Dhe mesataren, e aq mė pak, nivelin e kėtyre letėrsive nuk e ka arritur jo pse nėnat shqiptare nuk kanė lindur gjeni krijues, por pse kėta gjeni tė nėnave shqiptare kanė pa~ sur njė fat tė zi historik gjer nė kohėn mė tė rė, se nė vend tė pendės shpesh janė detyruar tė mbajnė pushkėn, se nė vend pėr letėrsinė, artet, shkencėn, janė shtrėnguar tė mendojnė pėr bukėn e gojės, se nė vend tė shkruajnė si artistė apo shkencėtarė, janė shtrėnguar tė shkruajnė si publicistė: tė bėjnė propagandė kombėtare, shoqėrore apo ideologjike. Dhe, hajde tani, t“i krahasojmė dyzet faqet e poezisė sė Migjenit me poezinė e Dantes, Shekspirit, Gėtes apo tė Bodlerit, Majakovskit, Lorkės, Rafael Albertit, Tomas Eliotit, e tė tjerėve; dhe, hajde tani, t“i krahasojmė gjashtėdhjetė faqet e prozės sė Migjenit me prozėn e Servantesit, Tolstojt, Dostojevskit, Balzakut, apo tė Viljem Tekerit, Golsuorthit, Marsel Prustit, Maksim Gorkit, Andre Zhidit, Uiliem Foknerit, Aldos Hakslit, Ernest Hemigueit, Tomas Manit, Haldor Laksnesit, Kazancakisit, Alber Kamysė, Zhan-Pol Sartrit, disa prej tė cilėve ishin edhe bashkėkohės tė tij. Hajde, tani, tė krahasojmė skicat dhe tregimet ekspresioniste tė Migjenit vetėm me tregimet e Ēehovit, Mopasanit, Luigji Pirandelos, dhe O. Henriut! Nuk krahasohen dot kurrsesi. Migjeni ynė i paharruar, Migjeni ynė i dashur, Migjeni ynė i talentuar, Migjeni ynė vizionar, Migjeni ynė tragjik, Migjeni ynė pėrparimtar, Migjeni ynė i madh as me vėllimin e problemeve tė trajtuara, as me intensitetin artistik tė trajtimit tė tyre nuk krahasohet dot me ta dhe, po tė bėhej njė krahasim i kėtillė para tij, sa ishte gjallė, ashtu ēfarė ishte modest dhe i turpshėm si vajza virgjine, do tė skuqej, do tė fshihej dhe, ndoshta, s“do tė pranonte tė fliste kurrė mė me adhuruesin e vet entuziazt. Ismail Kadare, megjithėse nuk ėshtė njeri qė s“ka shije, s“ka kritere tė formuara, prandaj edhe do tė nxitojė nė Nderimin pėr Migjenin, nė mos ta kundėrshtojė, sė paku ta pėrmirėsojė vetėveten dhe pėrshtypjen qė mund t“i ketė bėrė lexuesit: „Tė pesė novelat e librit janė pesė kryevepra me njė densitet tė paparė ndonjėherė nė shkri met tona. Ato pėrbėjnė kulmin e pjekurisė sė Migjenit". Kėshtu, prej kontekstit tė letėrsisė botėrore ai e zbret tani Migjenin vetėm nė kontekstin e letėrsisė shqipe. Po s“do mend se lexuesi ynė qė kishte njohuri qoftė vetėm amatore pėr letėrsinė, s“do tė pajtohet as me kėtė pohim fare abstrakt, ndonėse do ta gėlltisė disi mė lehtė se tė parin.

    Ne qoftė se nė esetė dhe shėnimet e shkruara mbi tre shkrimtarėt tanė tė shquar ngrit ēėshtje historike-letrare, nė shkrimet e tjera tė pėrmbledhjes ai ngrit ēėshtje tė rėndėsishme teorike-letrare, dhe i ngrit si rastėsisht pėr t“i lėnė tė pazgjidhura, ose pėr t“i zgjidhur pėrgjysmė ose, nė fund, pėr t“i zgjidhur gabimisht. Njė prej kėtyre ėshtė edhe ēėshtja e kombėtares, shqiptares, nė letėrsinė e sotme shqipe, tė cilėn e ka shtruar nė shėnimin fare tė shkurtėr Polemikė. Duke bėrė fjalė pėr shqiptaren nė letėrsinė tonė, Ismail Kadare me tė drejtė ėshtė ngritur kundėr ngushtimit tė kėtij nocioni „deri nė njė nocion etnografik", po, nė anėn tjetėr, e ngushton vetė deri nė njė nocion psikologjist. Kėshtu, fjala vjen, ai do tė shkruajė, pėrpos tjerash: „Ē“ėshtė shqiptare nė poezinė tonė? Cila ėshtė baza qė ka krijuar karakteristikat nacionale tė popullit tonė, atė komunitet shoqėror qė duhet ta pasqyrojė arti? Sigurisht nuk janė as vargjet, as figurat, as shprehjet popullore, por diēka mė e thellė dhe njėkohėsisht e brendėshme. Unė mendoj se shqiptarja nė artin tonė ėshtė determinuar nga ai tension moral dhe fizik i popullit tonė, gjatė dhjetėra vjetve, pėr tė mos u zhdukur si komb dhe pėr tė fituar lirinė. Pikėrisht, ky tension ka determinuar mėnyrėn e tė kuptuarit tė jetės nga populli ynė, mėnyrėn e tė perceptuarit tė botės, mėnyrėn e jetesės sė tij dhe, nė fund tė fundit, mėnyrėn e tė folurit gjer te frazeologjia". Prej shėnimit Polemikė del se karakteristikat etnike tė njė populli, nė kėtė mes tė ne shqiptarėve, janė njė entitet i brendshėm dhe i pėrhershėm. Tensioni moral dhe fizik — ėshtė vėshtirė tė mėsohet se ē“nėnkupton autori me frazėn tension fizik — del diēka stabile, konstante, e pandryshueshme e kur pohon se ėshtė edhe e brendshme, del edhe mistike. Njė pohim tė tillė, qė nė esencėn e vet ėshtė idealist dhe antidialektik, fare lehtė do ta nėnshkruanin Shelingu, Fihteja dhe Shopenhaueri, si njė prej iluzioneve tė trashėguara tė filosofisė romantike dhe tė romantizmit nė pėrgjithėsi. S“ka dyshim se ēdo popull ka karakteristikat e tij etnike, nacionale, e kjo do tė tė thotė se edhe ne shqiptarėt kemi karakteristikat tona kombėtare, por ato karakteristika nuk janė determinuar „nga ai tension moral dhe fizik i popullit tonė gjatė dhjetėra vjetve, pėr tė mos u zhdukur si komb dhe pėr tė fituar lirinė", por janė determinuar nga kushtet konkrete historike-shoqėrore nėpėr periudhat e ndryshme tė historisė. Duke qenė tė kushtėzuara prej kushteve historiko-shoqėrore ato edhe kanė ndryshuar, prandaj edhe mund tė themi se tjetėr karakter nacional kishin shqiptarėt nė mesjetė, tjetėr nė periudhėn e Skėnderbeut, tjetėr nė kohėn e Pjetėr Budit, tjetėr nė kohėn e Naim Frashėrit, tjetėr nė kohėn e Migjenit dhe, mė nė fund, tjetėr sot, nė kohėn e ndėrtimit tė socializmit. Pėr kėtė shkak edhe mund tė themi se ndryshe e shihte jetėn dhe perceptonte realitetin Naim Frashėri, qė i besonte zotit dhe i lutej Muhamedit, ndryshe Migjeni qė mendonte se njėfarė mbinjeriu do ta ēlirojė shqiptarin prej paragjykimeve tė Naimit e ndryshe vetė Ismail Kadare, qė s“i beson as zotit, as mbinjeriut tė Migjenit. E nė qoftė se me shprehjen kushte historiko-shoqėrore nėnkuptojmė edhe kontekstin kulturor, atėherė do tė duhej thėnė se njeriu e percepton botėn varėsisht prej bindjeve religjioze, ideologjike, filosofike dhe, mė nė fund, etike. Ja shembėlla mė karakteristike dhe mė e thjeshtė: njė shqiptar i shpėrngulur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pas ndonjė decenie tė jetės nė kėtė kazan tė kundėrthenjeve tė interesave, do tė vishet si amerikanėt, do tė betohet nė mister dollarin, nė veturėn dhe nė basenin si amerikanėt, do tė argėtohet si amerikanėt, do tė vrapojė pas biznisit dhe reklamės si amerikanėt, qė i ka gjetur aty. Dhe, kur na rastis fati ta takojmė pas ndonjė decenie nė ndonjė mol apo aeroport, me asgjė, pėrpos ndoshta me gjuhėn e prishur, nuk do tė na pėrkujtojė se ka pasur dikur farė „tensioni moral dhe fizik" shqiptar. Ēka tė bėjė i shkreti! I ėshtė dashur tė merkantilizohet si edhe bashkėvendėsit e tij nė anėn perėndimore tė Atlantikut. Tensioni, qė ka marrė me vete, nuk i ka ndihmuar dhe s“e ka shpėtuar prej trusnisė, qė mbi etnosin e tij shqiptar kanė ushtruar kushtet e reja shoqėrore dhe konteksti i ri kulturor. Pėrse sot, kur lexojmė ndonjėrėn prej revistave shqipe qė dalin nė botėn e huaj, kemi pėrshtypjen se ndonjė prift, peshkop, kardinal, bankier, politikan na temjanos me temjanin e dogmės sė tij fetare, financiare, apo politike? Sigurisht pėr shkak se autorėt e margaritarėve tė tyre kanė mbetur pa tensionin e brendshėm, tė cilin historia, qė, si thotė Shekspiri, lavron si urithi nė kėtė jetė, ja nėnshtron evolucionit dialektik.

    Tė flasėsh, prandaj, pėr frymėn nacionale tė njė letėrsie duke nėnkuptuar me tė shpirtin e njė populli, ėshtė e nevojshme tė jeshė i vetėdijshėm se ajo ėshtė e kushtėzuar prej kontekstit shoqėror-historik, ėshtė kategori qė ju nėnshtrohet ndryshimeve dialektike, ėshtė njė sintezė e sė brendshmes dhe sė jashtmes; tė flasėsh, ndėrkaq, pėr for mėn nacionale tė njė letėrsie, duke nėnkuptuar me tė,vėrtetė format artistike, ėshtė e nevojshme tė jeshė i vetėdijshėm se ato sot mė tepėr se kurrė janė mbinacionale, universale; tė ngritesh, mė nė fund, kundėr provincializmit, etnografizmit dhe folklorizmit nė letėrsinė kombėtare doemos duhet tė zotohesh sa pėr frymėn kombėtare aq edhe pėr frymėn universale tė saj. Pėrse? Pėr arėsyen e thjeshtė se njė letėrsi e vėrtetė ėshtė, vėrtet, nacionale, shpreh tamam shpirtin kombėtar, nė qoftė se ėshtė, vėrtet, universale. Vlerat artistike janė kuptimisht universale ose s“janė as nacionale.

    Nė qoftė se ndonjėherė konkluzionet e Ismail Kadaresė nuk janė tė qėndruara pėr shkak tė mungesės sė njohurive tė duhura historike-letrare apo teorike-letrare, herat e tjera konkluzionet e tij nuk janė tė qėndruara pėr shkak se ai e shikon ēėshtjen njėanshėm. Kėshtu, pėr shembėll, skematizmi prej tė cilit vuan kohė pas kohe letėrsia shqipe, sipas tij, ėshtė trashėguar pjesėrisht nga letėrsia konformiste borgjeze. Duke folur pėr kėtė problem nė eseun Karakteri socialist i letėrsisė, ai nuk na tregon se ku qėndron skematizmi nė letėrsinė borgjeze dhe, duke mos qenė i gatshėm tė flasė pėr kėtė ēėshtje pa paragjykime, nuk mund tė thotė se ē“duhet tė bėjnė shkrimtarėt qė t“i shmangen atij. S“do mend se shkaqet, qoftė edhe minimale, tė skematizmit nė letėrsinė tonė, ai i kėrkon nė adresė tė gabuar. Pėrse ngjet kėshtu? Pėr shkak se ai nuk ėshtė i gatshėm tė flasė objektivisht pėr ēėshtjet qė vetėm objektivisht mund tė zgjidhen drejt dhe pse paragjykimet e tij si kritik e shpjejnė nė rrugėn tė gabuar. Lufta qė ai i shpall skematizmit ėshtė e drejtė dhe e nevojshme nė letėrsinė tonė, por mjetet me tė cilat e bėn ai kėtė luftė janė fare joefikase dhe tė vjetėruara pėr frontet e sotme tė diskutimeve teorike-letrare. Ai nuk dėshiron tė vėrejė se skematizmi i letėrsisė shqipe ėshtė pasojė e hekurosjes sė kundėrthėnjeve tė realitetit, e ndarjes sė personazheve nė engjuj dhe dreqėn, e reduktimit tė psikologjisė, e ngushtimit tė aspekteve tė vrojtimit tė jetės, e ngushtimit tė sferave tė mendimit dhe veprimit tė personazheve, e tė tjera. Kėto do tė mund tė quheshin edhe pasoja tė skematizmit, por ato mund tė quhen edhe shkaqe tė tij: kur kritiku shikon nėpėr dritare tė vogėl sigurisht do tė shohė pak, por kur shikon nėpėr qelq tė ngjyrosur, sigurisht do tė shohė ashtu ēfarė e ka qelqi ngjyrėn. Njė pohim tė kėtillė Ismail Kadare do ta dėshmojė me qėndrimin e tij ndaj heroit pozitiv. Sipas pikėpamjeve tė tij nė letėrsitė e shkuara nuk mund tė kishte heronj pozitivė tė vėrtetė, meqė heroi pozitiv i kėtyre letėrsive „ka dalė i zbetė dhe i pafuqishėm" dhe ka dalė i tillė, si e thotė ai, pėr shkak tė „ndikimit tė drejtė ose tė tėrthortė qė ka ushtruar feja gjatė shekujve mbi mendjet e njerėzve, pra dhe tė shkrimtarėve". Lexuesi qė e njeh sado pak letėrsinė botėrore ose, tekembramja, qė e njeh si mė mirė ietėrsinė komėtare vėshtirė do tė pajtohej me kėtė konstatim tė Ismail Kadaresė dhe, pėr mė tepėr, vėshtirė do tė mund tė besojė se edhe ai i beson konstatimit tė vet. Ai do tė jetė i bindur se Akili, Odiseu, Otello, Desdemona, Tatjana, Xha Gorio, Natasha Rostova, Andrej Bolkonski, Milosao, Skėnderbeu, Nik Peta, Pavel Vllasovi janė heronj pozitivė, kurse Homeri, Shekspiri, Pushkini, Balzaku, Tolstoji, Maksim Gorki, De Rada, Naimi, Gavril Dara i Riu, duke i krijuar kėta heronj, kanė menduar t“i shquajnė virtytet e tyre, cilėsitė e tyre pozitive shpirtėrore. Pėrse, atėherė, Ismail Kadare mund tė pohojė se kėta, dhe njė galeri e tėrė heronjsh pozitivė nė letėrsinė botėrore dhe shqipe mund tė quhen tė zbetė dhe tė pafuqishėm? Sigurisht pėr shkak se ai e redukton karakterin pozitiv tė njeriut, nė kėtė mes tė personazhit letrar, vetėm nė njė sferė tė caktuar tė mendimeve, ndjenjave dhe veprimeve tė tij. Nė qoftė se ai pohon se heronjtė pozitivė tė letėrsive tė shkuara kanė mbetur tė parealizuar artistikisht, sigurisht mund tė pohojė ashtu vetėm nė qoftė se mendon se ata nuk ndjejnė, nuk veprojnė dhe nuk mendojnė nė pajtim me ndjenjėn, veprimet dhe mendimet e njeriut me bindje socialiste. Heroi pozitiv i letėrsive tė shkuara, pra, ėshtė i zbetė pėr shkak se nuk ėshtė hero me vetėdije socialiste, se karakteri, morali, etika e tij nuk mund tė quhen tė pranueshme pėr bindjet tona. Kriteret etike, sipas tė cilave ai e vlerėson karakterin e heroit, janė, pra, jashtėzakonisht tė reduktuara dhe mbėshteten kryekėput nė kriterin ideologjik. Ato janė njėkohėsisht antihistorike sepse autorėt e heronjve tė letėrsive tė shkuara nuk mund tė kishin ato bindje filosofike, ideologjike dhe etike, qė mund tė kenė shkrimtarėt e kohės sonė. Nuk ėshtė e ēuditshme, prandaj, pėrse ky shkrimtar e lufton skematizmin duke ja ēelur rrugėn skematizmit dhe pse, vetėm disa rreshta mė vonė, do tė bjerė nė kontradiktė me vetėveten dhe ta pėrligjė nevojėn e skematizmit nė disa momente tė caktuara tė letėrsisė kombėtare: „Ne jemi kaq tė fuqishėm qė tė mos e kemi nevojėn e njė ndihme tė tillė si ajo e skematizmit". Kjo do tė thotė se letėrsia jonė dikur e shfrytėzonte ndihmėn e skematizmit. Skematizmi, ndėrkaq, nuk ėshtė kurrė i dobishėm pėr ndonjė letėrsi, kurse letėrsia shqipe nuk e ka pasur kurrė nevojėn e tij.

    Nė fund tė kėtyre shembėllave, prej tė cilave shihet qartė se si Ismail Kadare herė nuk mund tė nxjerrė e herė nuk dėshiron tė nxjerrė konkluzione tė drejta dhe tė qėndruara, shtrohen pyetjet: Pėrse i ngjet ashtu?

    S“ka dyshim se njė numri tė problemeve tė trajtuara ai nuk ka mundur t“u japė pėrgjegje tė drejtė, qė do tė ishte nė nivelin e shkencės sė sotme letrare, pėr shkak tė mungesės sė sistemit kritik bashkėkohor, kurse njė pjese tjetėr ju ka dhėnė pėrgjegje tė paqėndruara pėr shkak se ato probleme i shikon prej njė kėndi tė ngushtė. Qoftė letėrsinė e traditės, qoftė letėrsinė e sotme, ai e shikon prej kėndit ideologjik, nė njėrėn dhe prej kėndit politik, nė anėn tjetėr. Duke folur pėr njė formė aq tė rėndėsishme tė aktivitetit shpirtėror tė njeriut, sikundėr ėshtė letėrsia, nė radhė tė parė me gjuhėn politike, ai, shpesh, edhe nuk kujdeset qė tė flasė pa paragjykime dhe subjektivizėm. Ai nuk do tė mund tė thonte kurrė si Aristoteli: „E dua Platonin, po tė vėrtetėn e dua mė shumė". Jo rastėsisht nė prozėn e tij kritike pėrskaj shablloneve logjike prehet njė formalizėm impresionist, qė e bėn kritikėn e Ismail Kadaresė dyfish anakronike.

    Duke e shikuar letėrsinė prej aspektit ideologjik dhe politik, nė njėrėn dhe duke ju dhėnė shprehje tė lirė simpative dhe antipative tė tij subjektive, nė anėn tjetėr, ėshtė e kuptueshme pse pjesėn mė tė madhe tė eseve dhe shėnimeve tė librit Autobiografia e popullit nė vargje i pėrshkon njė ton polemizues, i sertė, njėfarė hidhėrimi i pamotivuar, shkaktarėt e tė cilit janė tė panjohur apo nuk janė fajtorė. Njė disponim i kėtillė doemos e ka sjellė Ismail Kadarenė deri tek pohimet apo mohimet apodiktike, tė cilat ja prejnė ēdo shtek mendimit tjetėr eventual, qė nuk do tė ishte nė pajtim me mendimin e tij dhe ja mohojnė respektin ēdo kritiku, qė do tė pohonte ndryshe. Kėshtu, fjala vjen, sipas tij, historiani i letėrsisė qė e vlerėson artistikisht krijimtarinė e Naim Frashėrit, do tė bėjė „gjėnė mė tė shėmtuar", kurse historiani qė do tė mendojė ndryshe pėr Migjenin dhe do tė kuturisė ta zbresė ndonjė shkallė mė poshtė nga lartėsia olimpike, sipas logjikės sė Ismail Kadaresė, do tė jetė thjesht njė reaksionar. Le tė dalė, tani, pas kėtyre shėnimeve tė tij, ndonjė kritik apo historian i letėrsisė shqipe dhe le tė flasė pėr artin e Naimit dhe tė Migjenit ndryshe prej Ismail Kadaresė! Le tė dalė e tė flasė ndryshe! Kush ėshtė ai i krisur qė pranon tė bėjė „gjėnė mė tė shėmtuar" dhe tė shpallet reaksionar!

    Ismail Kadare nuk mund tė shkruajė kritika pa e shquar gishtin tregues dhe pa e ngritur zėrin pėr disa oktava mė tepėr se ēdo studjues tjetėr i letėrsisė shqipe. I frymėzuar prej popullarizimit tė merituar, po edhe tė kurdisur qė ka arritur si prozator, ai e ndjen veten mirė nė pozitėn e ligjdhėnėsit tė letėrsisė shqipe. Dhe, ndoshta, tė tjerėt do tė shtrėngonin muskujt dhe do t“i gėlltitnin pohimet e tij, sikur ai mos tė manifestonte jo nė pak faqe tė pėrmbledhjes mungesėn e masės nė shprehjet apodiktike dhe mungesėn e modestisė elementare. Gjithsesi, nė fund tė kėtyre eseve dhe shėnimeve, lexuesi do tė ndahet me pėrshtypjen e padėshiruar se Ismail Kadare ju ka shpallur njė si luftė tė gjithė kritikėve dhe tė gjithė historianėve tė letėrsisė shqipe, tė cilėn, nuk ėshtė fare e sigurtė, se ka gjasa ta fitojė. Pėr tė qenė e keqja mė e madhe, ai do tė ndahet me pėrshtypjen se Ismail Kadare ju ka shpallur luftė edhe gjithė kritikėve, historianėve, teorikėve dhe estetėve botėrorė, duke i injoruar nė njėfarė mėnyre tė gjitha ato, qė kanė bėrė ata gjatė shekujsh. Njė njeri fillikat, i barikaduar, nė njė front aq tė gjerė! Njė luftė tė tillė, ėshtė e sigurtė, nuk do tė mund ta fitonin as Hegeli me erudicionin e tij kolosal, as Marksi me gjenialitetin e tij mbinjerėzor, i cili, pėr tė krijuar doktrinėn e materializmit historik, qė ka bėrė kthesė historike nė botėn moderne, ėshtė shtėnguar tė kėrkojė ndihmėn e filosofisė klasike gjermane, ekonomisė politike klasike angleze dhe tė socializmit francez.

    Shkrimet kritike, tė pėrshkruara prej tonit polemik, zakonisht, mund tė jenė tėrheqėse nė pikėpamje stilistike dhe gjuhėsore. Kur kritikėt dhe, sidomos, shkrimtarėt e talentuar shkruajnė me ton polemik, atėherė bukuria e shprehjes e shquan edhe mendimin, funksionit tė tė cilit doemos i shėrben. Batarėt e krahasimeve, epiteteve, aluzioneve e bėjnė fjalinė e tyre asociative, atraktive, duke ja shtuar temperaturėn emocionale si mendimit ashtu edhe lexuesit. Nė shkrimet e Ismail Kadaresė nuk e gjejmė as kėtė kualitet tė kritikės polemikisht tė intonuar. Vetėm rrallė e tek nė pėrmbledhjen Autobiografia e popullit nė vargje do tė shprehet prirja e tij prej poeti dhe, nė rastet e tilla, ai do tė arrijė tė bėjė vetėm krahasime tė papritura, megjithėse, ndonjėherė tė pamatura. Po, herat mė tė shpeshta, ai shkruan me njė stil tė thatė, me fjali tė shkurtėr, nė tė cilėn mendimi nuk ėshtė i zhvilluar sa duhet dhe si duhet. Lexuesin do ta mėrzisė shpejt numri i madh i disa fjalėve tė huaja, terminologjia politike dhe publicistike dhe, aq shpesh, trajtimi i ēėshtjeve qė gjenden nė periferinė e letėrsisė. I vetmi pėrjashtim i dėshiruar ėshtė eseu i gjatė, sipas tė cilit ėshtė titulluar pėrmbledhja, megjithėse edhe ai mė parė mund tė konsiderohet si njė skicė eseu.

    Mos do tė thonė tė gjitha kėto se pėrmbledhja e parė e eseve dhe kritikave tė Ismail Kadaresė nuk ka vlerė dhe nuk ėshtė dashur tė botohet? Kurrsesi. Ajo do tė ketė vlerėn e vet: njė ditė do t“ju shėrbejė historianėve tė letėrsisė qė tė shohin se si ka menduar pėr letėrsinė njė shkrimtar me talent, njė shkrimtar me autoritet, njė shkrimtar, gjithsesi, me ndikim tė madh nė letėrsinė kombėtare tė shqiptarėve. Dhe, besoj, ata do tė gėzohen pse krijimtaria imagjinative dhe krijimtaria diskurzive e kėtij shkrimtari nuk janė pajtuar: pse ndryshe e ka shkruar letėrsinė e ndryshe ka menduar pėr tė.

    Po, megjithatė, duhet theksuar se kur njė shkrimtar ankohet nė kritikėn bashkėkohėse, sikundėr ankohet Ismail Kadare nė kritikėn shqipe, atėherė prej tij duhet pritur shumė. Pėr mė tepėr, kur njė shkrimtar me autoritetin e Ismail Kadaresė merr tė shkruajė pėr njė fenomen aq serioz sikundėr ėshtė letėrsia, atėherė autoriteti qė ka e shton shumėfish pėrgjegjėsinė e tij. E ē“na ka thėnė dhe si na e ka thenė atė qė e ka thėnė ky shkrimtar kėsaj here?

    Ismail Kadare, nė tė vėrtetė, na e ka dhėnė shembėllėn se si nuk duhet shkruar kritika letrare. Ky kolonel jo i vetmuar i prozės shqipe, ka arritur tė jetė vetėm njė ushtar modest nė frontin e kritikės.

    1973


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com