• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VDEKJA E NOSITIT

    LAGUSH PORADECI

    I. SHQIPTIMI I POEZISė

    1. Hyrje pėr interpretimi

    Kėng“e lashtė e vjershėrisė mė pėlqeu aq fare pak
    Do t“-ja marr qė sot e tutje si bilbil parėverak,
    Qė nga fund“i vetėvetes do kėndoj njė mall tė ri.

    Janė kėto tri vargjet nistore tė vjershės Zog“i qiejve, qė nė vend parafjale ėshtė e vėnė nė ballė tė veprės poetike tė Lasgush Poradecit. Kėto vargje nistore mbajnė nė vete njė vlerėsim tė kėngėtimit poetik shqip, si dhe njė program orientues tė potetit. Janė thirrje pėr tė theksuar individualitetin poetik nė njė kontinuitet tė shkrimit poetik shqip dhe vargje-ēelės pėr tė hyrė nė temat, interesimet poetike dhe nė gjuhėn e poezisė sė Lasgushit nė gjithė veprėn; tė cilat nė mėnyrė implicite shtrohen nė vijim edhe vetė brendapėrbrenda kėsaj kėngė nistore. Nė vargjet e lexuara nė fillim dalin dy nocione-figura-tema tė poezisė sė Lasgushit: Kėngė e lashtė j Mall i ri, tė cilat po u eksplikuan brenda kėsaj kėngė dhe nė gjithė veprėn poetike nė tėrėsi, dalin nė njė lidhje tė fortė tė ndėrmjetvetshme, dhe jo nė kundėrshti, duke e pėrjashtuar njėra tjetrėn. Ngase thyerja qė do ta bėjė poeti nė lirikėn shqipe (vetėdijshėm si shihet nga teksti) nuk ėshtė shkėputje nga kontinuiteti i poezisė shqipe, por kėrkim pėr lidhje mė tė fortė me burimin me rrėnjėn: kėngėn e lashtėsisė, pėr t“u ngritur mbi tė Malli i ri, rezultat i dėshiruar i shpėrndėrrimit poetik origjinal. Pra, ja kėtu nė fillim dalin dy tema tė poezisė sė Lasgushit, orientimi i tij programor-sistemi poetik. Nė vijim tė vjershės shenjėzohen temat tjera.

    Asohere-e ndjej si foli: Tė jam falė,-o Zoti im!

    Nė kėtė fushė shenjėzimi tė poezisė Zoti nuk ėshte Zoti religjioz, por njė shkallė e lartė e pėrqendrimit tė qenies, ėshtė pėrqėndrim e jo frymėzim, temė e Mendimit qenieplotė, tė pacopėzuar. Ky pėrqėndrim e sjell krijuesin nė rrugėn e leximit tė thellė tė realitetit, qė del si zbulim i rishėm shpirtėror, identifikim me kėrkimin e parreshtur dhe nisje nė rrugėn imagjinative poetike:

    Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vėnt o Vėnt ku ēel junapi!

    Nė zemrėn e vendit nis bumbullima e tė jetuarit intenziv, qė mbledh mė vete ngazėllimin e dėshirėn e pasosur, edhe humbjen e pėsimin, si dhe mashtrimet e ėmbla:

    Mu nė funt tė zemrės s“ate ritet fshehur dashurija.

    Nė kėtė shkallė tė pėrpėlitjeve shpirtėrore, nė zgjatjen e njė tė jetuari intenziv nėpėr gjakime-dėshirime pėsime lind kėnga:

    E kėshtu ti qan pa rreshtur bukuritė-e dashuritė.

    Nė kėtė varg dalin pranė e pranė figurat-nocionet Bukuri/Dashuri, si te Bukuria e Naimit. Kur kėto dy nocione nė kėtė vjershė si dhe kėto tema nė gjithė veprėn e Lasgushit pėrshkohen nė kėngė, kėnga del vaj i parreshtur, si forma mė e preferuar e poezisė se kėtij autori pėr temėn e dashurisė: si kėngė e durimit si liri-robėri.

    Pra. vetėm brenda kėsaj vjershe, tė cilėn poeti e ka vėne nė ballė tė veprės sė vet poetike, dalin nocionet, figurat dhe temat qendrore tė gjithė poezisė sė tij: Kėnga pleqėrishte; Malli i ri: Bukuria llaftare; Dashuria: kėnga e durimit; Pėrjetėsia; Vaji i zemrės; Vdekja. Pėrderisa Bodėleri hyn nė librin e vet Lulet e ligėsisė me njė vjershė kushtuar lexuesit, Lasgushi hyn nė vallet e veta poetike me njė vjershė kushtuar krijuesit. Kjo na e thotė edhe njėherė nė fillim natyrėn krijuese dhe programin poetik tė Lasgushit, i cili edhe kur nė fiksionin e vet poetik kėrkon njė dialog me lexuesin, edhe kur don tė krijojė njė vijė komunikimi me tjetrin, gjithėherė niset nga krijuesi, nga vetja Sepse do tė jetė vetėm poet, kudo e gjithėherė. Poezia e tij ėshtė para sė gjithash njė shqiptim i thellė i krijuesit tė saj. Pikėrisht ky tip i shkrimit letrar dhe ky tip i krijuesit kushtėzon edhe njė mėnyrė specifike tė interpretimit, tė cilėn do ta ndjekim mė vonė.


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com