• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI

    GJERAK KARAISKAJ

    ARMė DHE OPERACIONE RRETHIMI

    Rrethimi i parė i Shkodrės (1474) (6)

    Shkodra ishte njė nga kėshtjellat mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė nga ato qė kishin mbetur akoma pa u pushtuar nga turqit, por njėkohėsisht njė nga mė tė mbrojturat si nga natyra, ashtu edhe nga dora e njeriut. Njė historian venecian bashkėkohės e quan atė «kryefortesė e gjithė vendit». Pas zotėrimit tė kėsaj kėshtjelle dhe tė krejt Shqipėrisė, turqit do t´i kishin duart tė lira pėr t´u hedhur nė bregun tjetėr tė Adriatikut pėr tė pushtuar Italinė.

    Sulme spontane kundėr qytetit tė Shkodrės ishin bėrė shpesh nga turqit, por rrethimi i parė iu vu nė maj tė vitit 1474. Pėr pushtimin e Shkodrės u dėrgua bejlerbeu i Rumelisė, Sulejman Pasha, me njė ushtri prej 80.000 vetėsh dhe me 1.000 gamile tė ngarkuara me bronz. pėr tė derdhur nė vend topat. Popullsia e fushės ishte strehuar nė vende tė mbrojtura, ndėrsa nė qytet ndodheshin 6.000 banorė nė numrin e tė cilėve pėrfshihej dhe garnizoni prej 2.000 luftėtarėsh.

    Pėrpjekjet e venecianėve, pėr tė ndihmuar tė rrethuarit me anė tė flotės, nuk patėn rezultat. Pėr tė penguar flotėn e tyre, turqit ndėrtuan njė urė pėrmbi Bunė, ndėrsa nė pjesėt mė tė ngushta tė lumit, gjatė rrjedhės sė poshtme tė tij, hodhėn trarė, duke prerė pemė nga tė dy brigjet.

    Nga ana e tyre, mbrojtėsit kishin marrė masa pėr tė pėrballuar njė rrethim tė gjatė.

    Nė qytet ishte grumbulluar njė sasi e madhe drithi dhe me kafshė barre u soll ujė.

    Pėrpara fillimit tė sulmit turqit pėrgatitėn disa topa tė njė kalibri shumė tė madh dhe me to filluan tė godasin muret e kalasė, derisa rrafshuan pėr tokė njė pjesė tė tyre. Por mbrojtėsit, qė kishin grumbulluar si mė parė lėndė druri pėr njė rast tė tillė, morėn njė grumbull trarėsh, tė cilėt i mbėrthyen kryq e tėrthor dhe pasi i ngjeshėn nė pjesėn e brendshme me dhė e me balte, krijuan njė pengesė tė fuqishme kundėr sulmit tė armikut. Pas kėsaj, turqit qėlluan me bombarda muret rrethuese e shtėpitė e qytetit dhe, pasi krijuan shumė tė ēara, u hodhėn nė njė sulm tė pėrgjithshėm, qė zgjati pa ndėrprerje gjatė gjithė natės.

    Pėr tė mos u dhėnė mundėsi mbrojtėsve qė t´i manovronin forcat, duke i grumbulluar ato nė disa pika, sulmi qe frontal dhe me njė intensitet tė njėjtė nga tė gjitha anėt. Por kalaja u mbrojt heroikisht nga banorėt e garnizonit dhe asnjė nga armiqtė nuk mundi tė futet nė tė. Nė kėtė sulm dhe me tė tjerėt, qė u kryen gjatė rrethimit, u pėrdorėn armė dhe mjete tė ndryshme. Turqit, pėrveē shkallėve, pėrdorėn disa shtaga me gremēa hekuri, qė ja lėshonin rojeve mbi mure, pėr t´i tėrhequr poshtė. Mbrojtėsit hidhnin rnbi armikun gurė tė mėdhenj, enė balte tė mbushura me gurė, si dhe gardhe tė lyera me zift, tė cilave u vinin zjarrin. Kėto tė fundit shėrbenin jo vetėm pėr tė djegur armikun, por edhe pėr tė ndriēuar vendin natėn gjatė sulmeve.

    Rrethimi zgjati tre muaj dhe turqit me gjithė armėt dhe mjetet qė pėrdorėn nuk mundėn tė futen nė qytet. Ndėrkaq, tė rrethuarve filloi t´u mungojė uji, pasi gjatė gjithė atyre ditėve nuk ra asnjė pikė shi. Qyteti furnizohej me ujėrat e shiut, qė grumbulloheshin nėpėr stera. Uji filloi tė racionohej, duke i dhėnė secilit dy gota ujė nė ditė. Mė vonė u jepej vetėm atyre qė ishin tė aftė pėr luftė. Kur mė nė fund u pastruan dhe llumrat e fundit tė sterave, mbrojtėsit vendosėn tė hidhen nė njė sulm tė pėrgjithshėm mbi armikun. Ata i kishin vėnė vetes si qėllim ose tė hapnin rrugė ose tė vdisnin me armė nė dorė, pasi t´i kishin vėnė zjarrin qytetit. Ky plan nuk u realizua, sepse, duke humbur shpresėn pėr tė marrė kalanė e Shkodrės dhe pėr shkak tė etheve tė malarjes qė ishin pėrhapur nė radhėt e ushtrisė, mė 17 gusht 1474, bejlerbeu i Rumelisė e hoqi rrethimin e pasi dogji kėshtjellėn e braktisur tė Danjės, u largua me gjithė ushtrinė. Gjergj Marula shkruan se nga mungesa e ujit dhe e ushqimeve vdiqėn rreth 3.000 qytetarė shkodranė. Turqit u larguan me humbje tė mėdha, qė llogaritėn me rreth 20.000 vetė.

    Pa u larguar mirė armiku, qytetarėt u derdhėn drejt lumit tė Bunės, pėr tė pirė ujin qė e kishin dėshiruar pėr aq ditė me radhė. Shumė prej tyre pasi kishin qėndruar njė kohė tė gjatė pa pirė, ranė pėr tokė pa ndjenja. Historiani Hammer, lidhur me qėndresėn heroike tė Shkodrės, shkruante: «Qėndresė trimash, qė nuk e gjetėn ushtritė grabitqare osmane nė Kroati, Karnie. Korinti, Stiri dhe Slavoni, e gjetėn nė Shqipėri, pėrpara mureve tė Shkodrės».

    (6)Sipas relacionit «Lufta e Shkodrės» tė Gjergj Marulės tė dt. 10 shtator 1474 dhe fjalimit panegjirik tė Marin Beēikemit. Botuar tek M. Barleti. Rrethimi i Shkodrės, Tiranė 1967, (botim II).

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com