• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI

    GJERAK KARAISKAJ

    ARMė DHE OPERACIONE RRETHIMI

    Rrethimi i dytė dhe i tretė i Krujės (1466-1467)

    Pasi kishte dėrguar kundėr shqiptarve njė sėrė ekspeditash pėrgatitore, tė cilat kishin pėrfunduar pa sukses, nė vėren e vitit 1466, sulltan Mehmeti II u nis vetė nė krye tė njė ushtrie prej 150.000 vetėsh pėr tė shkatėrruar pėrfundimisht qėndresėn shqiptare.

    Njė pjesė e ushtrisė turke rrethoi Krujėn, ndėrsa pjesės tjetėr iu vu detyra tė ndiqte deri nė zonat e thella malore ēetat shqiptare, qė sulmonin prapa krahėve ushtrinė turke, tė shkatėrronin ekonomitė bujqėsore dhe tė ndiqnin e tė masakronin banorėt, tė cilėt nė masė i kishin brakisur zonat e ulėta e fushore, duke u tėrhequr nė male tė thepisura, ku kishin marrė edhe masa mbrojtėse.

    Pėr mbrojtjen e kalasė sė Krujės, Skėnderbeu kishte lėnė njė garnizon prej 4.400 vetėsh nėn komandėn e Tanush Topisė, ndėrsa vetė me njė ushtri prej 8.000 vetėsh, ashtu si dhe gjatė rrethimit tė parė qėndroi jashtė, duke i shfarosur vazhdimisht rrethuesit me sulmet e tij tė shpejta.

    Mehmeti II u mundua nė fillim, sipas zakonit, ta merrte qytetin me marrėveshje, por pasi krutanėt iu pėrgjigjen me goditjen e pre-dhave tė artilerisė dhe tė armėve tė tjera, ai dha urdhėr menjėherė qė tė derdheshin topat me metalin qė kishte sjellė me vete dhe tė rrafshohej krejt qyteti dhe muret mbrojtėse tė tij.

    Sulltani, pėr dy muaj rresht, i drejtoi vetė operacionet e rrethimit dhe pasi u bind se Kruja nuk mund tė merrej la aty njė ushtri rrethimi prej 80.000 vetėsh, nėn komandėn e Ballaban Pashės dhe me pjesėn tjetėr tė ushtrisė, nė gusht tė vitit 1466, u largua pasi kishte ri ndėrtuar kalanė e Elbasanit, e cila do tė shėrbente si bazė operacionesh.

    Ballabani e ngriti kampin mbi kodrat qė ndodhen nė anėn jugperėndimore tė kalasė sė Krujės nga drejtimi i Tiranės, ndėrsa mbi malin e Sarisalltėkut vendosi njė detashment roje. Pjesėn tjetėr tė ushtrisė e vendosi rreth e rrotull qytetit, duke e mbyllur atė nė njė rreth tė egėr.

    Skėnderbeu sulmoi sė pari rojėn e fortė qė kishte lėnė Ballabani mbi malin e Krujės dhe u bė zotėrues i kėsaj pikė tė rėndėsishme strategjike; gjithashtu ai shpartalloi njė ushtri qė i vinte nė ndihmė Ballabanit nėn komandėn e tė vėllait. Shpejt ushtria e Ballabanit u kthye nga njė ushtri rrethuese nė njė ushtri tė rrethuar, e shtrėnguar nga sulmet e Skėnderbeut dhe kundėrsulmet e garnizonit tė kalasė.

    Nė njė pėrleshje qė u zhvillua nėn muret e kalasė, Ballaban Pasha gjeti vdekjen.

    Barleti thotė se ai u godit nė grykė me pushkė nga njė krutan dhe dha shpirt posa arriti para tendės sė vet. Ushtria turke, e mbetur pa komandant, e hoqi rrethimin e Krujės dhe u tėrhoq nė fushėn e Tiranės, nga ku mundi tė ēajė njė shteg dhe tė largohej nga kufiri i Dibrės me humbje tė mėdha.

    I egėrsuar nga disfata e Ballaban Pashės, sulltan Mehmeti II, gjatė muajit korrik tė vitit 1467, erdhi me ushtri tė madhe edhe njė herė nė Shqipėri dhe rrethoi qytetin e Krujės. Pasi u pėrpoq mė kot ta merrte me sulm kalanė, u kthye i mundur nė Kostandinopojė, pasi kishte lėshuar pėr 15 ditė rresht ushtrinė e tij pėr tė rrėnuar e shkretuar vendin.


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com