• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI

    GJERAK KARAISKAJ

    ARMė DHE OPERACIONE RRETHIMI

    Rrethimi i parė i Krujės (1450) (4)

    I egėrsuar nga disfatat e njėpasnjėshme qė kishin pėsuar turqit nė Shqipėri, sulltan Murati II, nė pranverė tė vitit 1450. pasi mblodhi njė ushtri tė madhe prej rreth 100.000 vetėsh, nga Azia dhe Evropa u nis pėr tė pushtuar Krujėn qė ishte kryeqendra e rezistencės shqiptare. Sulltani, i cili shpresonte se me kėtė ekspeditė do t´i jepte fund rezistencės shqiptare, ishte pėrgatitur mė sė miri duke marrė me vete metal pėr tė derdhur topa tė mėdhenj, qė nuk mund tė transportoheshin me kafshė si dhe mjete tė shumta rrethimi. Kalaja e Krujės mbrohej nga njė garnizon prej 1.500 vetėsh, nėn komandėn e Kont Uranit, ndėrsa Skėnderbeu me pjesėn tjetėr tė ushtrisė prej 8.000 vetėsh, shumica kalorės tė armatosur lehtė, qėndroi jashtė mureve tė qytetit. Qėllimi i tij ishte tė asgjėsonte pjesė-pjesė ushtrinė armike, nėpėrmjet sulmeve tė shpejta ditėn dhe natėn, ta tėrhiqte atė nė ngushtica dhe pusi dhe t´i krijonte vėshtirėsi nėpėrmjet prerjes sė furnizimeve. Popullsia e paaftė pėr luftė, gratė dhe fėmijėt ishin larguar qė mė parė, duke u strehuar nėpėr vende tė thella malore dhe nė qytetet e bregdetit. Kalaja e Krujės ishte furnizuar me ushqime pėr t´i rezistuar njė rrethimi tė gjatė, ndėrsa uji nuk i mungonte pėr shkak tė burimeve natyrore.

    Mbi kulla dhe mure u vendosėn makina gurhedhėse, ndėrsa shumica e rojeve u pajisėn me dyfekė (arkebuzė) dhe me agrepė (arbaletė). Gjithashtu u morėn masa pėr shtimin e disa fortifikimeve dhe pėr riparimin e mureve, qė binin nė drejtim tė Tiranės, tė cilat ishin ngrėnė, ngaqė ishin shumė tė vjetra.

    Kalaja e Krujės, si kuptohet nga gjurmėt e ruajtura dhe nga pėrshkrimi i Barletit, vetėm nė disa pjesė kishte mure tė larta: tek porta e vetme nga veriu si dhe nė pjesėn qė shikonte nga Tirana. Ndėrsa nė anėt e tjera, ajo mbrohej mė tepėr nga natyra se sa nga muret, tė cilat formonin njė kurorė tė ulėt «tė vendosura mė tepėr pėr ta zbukuruar se sa pėr ta forcuar vendin». Kjo pjesė e kalasė, qė pėrfshinte pjesėrisht anėn veriore dhe krejt atė lindoren qėndronte jashtė ēdo rreziku pėr t´u sulmuar nga armiqtė. Turqit e vendosėn kampin nė Fushėn e Tiranės dhe pastaj e rrethuan qytetin nga tė gjitha anėt, duke mbushur me ēadra gjithė vendin dhe fushat qė shtriheshin rrėzė mureve. Njė pjesė tė madhe tė ushtrisė e vendosėn rreth 10 km larg qytetit.

    Nė fillim, Murati u pėrpoq ta merrte qytetin pa luftė, duke i premtuar Kont Uranit njė shumė tė madhe ari e dhurata tė tjera. Por pasi tė gjitha kėto u refuzuan me pėrbuzje, turqit filluan sulmin kundėr qytetit. Mė parė u derdhėn 10 topa shumė tė mėdhenj, prej tė cilėve katėr hidhnin gjyle guri prej 400 ose 600 librash (200-300 kg (5) ), ndėrsa tė tjerėt prej 200 librash.

    Beteja filloi me rrahjen e mureve. Dy nga topat e mėdhenj dhe katėr tė tjerė u vendosėn pėrballė mureve qė shikojnė Tiranėn, ndėrsa katėr topat e tjerė u vendosėn pėrballė hyrjes sė kalasė. «Sepse vetėm nga kėto anė, shkruan Barleti, kishte njėfarė shprese pėr t´u shtėnė qyteti nė dorė me rrėnimin e mureve, meqenėse kėto ishin mė tė afrueshme dhe ndėrtimet e bėra nga dora e njeriut dukeshin sheshit».

    Muret u goditėn me artileri pėr katėr ditė rresht, derisa ato u shemben pothuajse deri nė gjysmėn e lartėsisė dhe u krijua njė shteg pėr t´u futur nė qytet. Gjatė pastrimeve tė kohėve tė fundit, nė murin jugperėndimor tė kalasė u gjetėn gjyle guri tė futura nė mur. Pas rrėnimit tė mureve u dha urdhri pėr njė sulm tė pėrgjithshėm. U afruan shkallė, trarė dhe mjete tė tjera rrethimi. Por sulmi dėshtoi pėr shkak tė heroizmit tė garnizonit tė Krujės. Barleti vė kėto fjalė qė i drejtoheshin ushtarėve nė gojė tė komandantit tė garnizonit, Kont Uranit: «Kastrioti na e la neve qytetin nė dorė qė ta mbrojmė dhe jo tė na mbrojė».

    Historiani bizantin Halkokondili. bashkėkohės i ngjarjeve, shkruan pėr kėtė rast se «sulltani, mbasi e shkatėrroi mjaft kėshtjellėn, u hodh nė betejė me gjithė forcėn e ushtrisė. Jeniēerėt mundoheshin ta pushtonin atė nga ana ku muri ishte pėrtokė. Por nuk mundėn ta thyenin mbrojtjen e atyre qė ishin brenda nė qytet, mbasi ata treguan njė rezistencė qė nuk shpresohej».

    Skėnderbeu bėri shumė sulme kundėr kampit armik me ushtrinė e tij qė ndodhej jashtė qytetit, duke ja lehtėsuar nė kėtė mėnyrė barrėn mbrojtėsve. Por edhe vetė garnizoni i Krujės, shpėrthente shpesh nė kundėrsulme me grupe tė vogla ushtarėsh pėr ta dėmtuar sa mė rėndė armikun qė tėrhiqej. Kėshtu, nė njė rast, nga njė portė e vogėl, qė ėshtė porta nė anėn jugperėndimore, qė e kemi pėrshkruar mė sipėr, doli njė grup prej 60 luftėtarėsh tė armatosur me pushkė dhe u lėshua papritur kundėr armikut dhe pasi bėri njė kėrdi tė madhe kundėr tij u kthye menjėherė nė qytet.

    Gjithashtu, sulmet e turqve ishin tė vazhdueshme; ata arritėn deri tek porta kryesore e kalasė dhe pėrpiqeshin ta thyenin duke e goditur me ēekiēė e shula prej hekuri, por nga gjithė ajo turmė pothuajse nuk shpėtoi asnjė. Pastaj nga ana e Tiranės u hodhėn mbi qytet zjarre nė shumė vende. Pasi dėshtoi edhe kjo armė, Murati e pėrqendroi gjithė vėmendjen nė hapjen e njė tuneli pėr t´u futur me fshehtėsi brenda mureve tė kalasė. Ky tunel duhet tė ketė filluar tė hapėt nė anėn jugperėndimore, ku terreni ėshtė mė i pėrshtatshėm dhe dallohen edhe sot disa gjurmė gėrmimesh. Pėr hapje tunelesh sulltani kishte pėrgatitur qė nė nisje qysqi dhe vegla tė tjera pėr gėrmim dhe largimin e dherave. Gėrmimi i tunelit vazhdonte ditė e natė, pa pushim, duke i ndėrruar gėrmuesit pėr ēdo orė pėr shpejtimin e punės, megjithatė shumė prej tyre gjetėn vdekjen nėn dhė. Puna vėshtirėsohej sidomos prej shkėmbinjve, qė u dilnin papritur gjatė rrugės, tė cilėt kėrkonin njė mund te madh pėr t´u thyer. Pėr tė maskuar dredhinė e tij, sulltani organizonte shpesh sulme tė vogla qė shoqėroheshin gjithmonė me vrasjen e ndonjėrit nga ushtarėt e tij. Megjithatė, tė rrethuarit mundėn ta zbulojnė pusinė qė po u ngrihej. Duke mos ditur se nė ē´drejtim do tė dilte tuneli dhe duke menduar se ai mund tė kishte disa degėzime, ata vendosėn brenda mureve nė shumė vende legenė dhe enė prej bakri, me qėllim qė tingėllimi i lėshuar prej tyre nga tronditjet nėn tokė tė tregonte vendin ku gėrmohej. Por krutanėt nuk u mjaftuan me kėtė masė. Ata gjetėn rastin, dolėn njė natė nė fshehtėsi tė plotė nga kalaja dhe prishėn pjesėn mė tė madhe tė punimeve.

    Pasi pėrdori pa sukses tė gjitha mjetet dhe mėnyrat pėr tė pushtuar qytetin, gjatė katėr muaj rrethimi, sulltan Murati ngriti ēadrat dhe me gjithė ushtrinė e tij tė madhe u nis pėr nė Adrianopojė, duke lėnė me mijėra tė vrarė nėn muret e Krujės.

    (4)Pėr rrethimet e Krujės ėshtė shfrytėzuar M. Barleti, Historia e Skėnderbeut. Tiranė 1967; Historia e Shqipėrisė. 1967. F. Noli. Historia e Skėnderbeut (1405-1468) botim shqip. Tiranė 1967. Si dhe kronistėt L. Halkokondili dhe Kritobuli (Burime tregimtarė bizantine) fq. 330, 346-348.
    (5)Sipas Barletit kėto topa hidhnin gjyle guri me njė peshė prej mė se 300 librash, ndėrsa sipas njė dokumenti raguzan u derdhėn dy topa, prej tė cilėve me i madhi hidhte gjyle prej 400 librash.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com