• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI

    GJERAK KARAISKAJ

    ARMė DHE OPERACIONE RRETHIMI

    Rrethimi i dytė i Shkodrės 1478-1479 (7)

    Pėr tė pushtuar Shkodrėn dhe disa qytete tė tjera shqiptare, sulltan Mehmeti II vendosi tė vinte vetė nė krye tė sė gjitha forcave tė Rumelisė dhe Anadolli t. Mė 14 maj 1478, para Shkodrės u duk njė pjesė e forcave turke me nė krye bejlerbeun e Rumelisė, Daut Pashėn. Pas disa javėsh arriti me forcat e veta bejlerbeu i Anadollit dhe me l korrik vetė sulltani.

    Kodrat dhe fushat rreth kalasė u mbushėn me ēadra deri nė njė largėsi prej disa miljesh. Barleti dhe disa bashkėkohės japin njė shifėr prej 350.000 ushtarėsh turq. Njė numėr shumė i madh devesh sillnin furnizimet, pajisjet e ushtrisė si dhe metalin pėr tė derdhur topat. Nė kalanė e Shkodrės ndodheshin 1.600 burra, qė pėrbėheshin kryesisht nga qytetarėt, njė repart i vogėl venedikas dhe njė grup tė rinjsh fshatarė. Kishte edhe gra e tė reja tė familjeve, qė banonin brenda nė kala.

    Kuartieri i pėrgjithshėm i Mehmetit II u vendos mbi kodrėn e Pashės, sot Tepe, ndėrsa ushtria i vendosi ēadrat nė rrėzė tė kodrės dhe nė fushė. Mbi kodrėn e Pashės u ngrit njė kullė e lartė druri pėr tė drejtuar qitjen e artilerisė dhe pėr tė parė luftimet, sidomos nga ana e portės kryesore ku ishte dhe terreni mė pak i pjerrėt dhe pėr pasojė mė i lehtė pėr tė sulmuar.

    Pėr rrėnimin e mureve u derdhėn 11 topa tė mėdhenj, gjashtė nga tė cilėt u vendosėn nė kodrėn e Pashės, pėrballė hyrjes kryesore; njė nga topat mė tė mėdhenj hidhte gjyle prej 1.200 librash dhe e quanin «artileri e sulltanit», sepse, shkruan Barleti, «e kishin ndėrtuar nė emėr tė tij me zell e me mjeshtėri tė rnadhe».

    Mbrojtėsit, nga ana e tyre, duke parashikuar se muret do tė rrafshoheshin nga artileria e rėndė e turqve, punonin pa pushim pėr tė fortifikuar qytetin me ledhe trarėsh e dheu.

    Pėrveē sulmeve tė vogla tė pėrhershme turqit ndėrmorėn kundėr qytetit dy sulme tė pėrgjithshme. Mė 22 korrik u krye sulmi i parė dhe mė 27 korrik sulmi i dytė, i cili zgjati pa ndėrprerje deri tė nesėrmen. Por tė dy sulmet pėrfunduan me humbje tė madhe dhe me disfatėn e turqve, derisa ata hoqėn dorė nga mendimi se mund ta merrnin Shkodrėn me njė sulm tė drejtpėrdrejtė. Pėrpara fillimit tė sulmit tė parė, turqit i rrahėn disa ditė rresht me topa muret e kalasė, derisa ato u rrėnuan nė shumė vende. Barleti llogarit deri nė kėtė kohė rreth 2500 tė shtėna artilerie dhe 120 tė shtėna mortajash, prej tė cilėve 10 predha me zjarr.

    Mortajat ishin njė armė tjetėr e fuqishme, qė pėrdorėn turqit nė kėtė rrethim. «Kėtė lloj topi, thotė Barleti, mund ta quajmė mė tepėr njėfarė mortaje, sepse ėshtė e gjerė dhe e shkurtėr, me zgavėr tė thellė, me grykė tė drejtuar lart dhe me bisht tė ngulur nė dhė, edhe lėshon njė shugullim ose njė ushtimė tamam si gjamė deti me stuhi».

    Mortaja hidhte lart njė gur tė rrumbullakėt me peshė 1.200 librash, i cili binte me njė vrull e me njė fuqi shumė tė madhe.

    Kjo armė e fuqishme pėrdorej jo vetėm pėr tė rrafshuar banesat e pėr tė bėrė dėm nė njerėz, por mė tepėr pėr tė shkatėrruar puset e sterat, me qėllim qė tė rrethuarit tė mbeteshin pa ujė. Me mortaja hodhėn mbi qytet edhe shtėllunga zjarri, pėr t´i vėnė flakėn qytetit dhe kur mbrojtėsit do tė merreshin me shuarjen e zjarreve, sulmi do tė bėhej mė i lehtė. «Ato shtėllunga, qė mezi shuheshin, thotė Barleti, pėrbėheshin prej rrėshire, peshkvje, squfuri, dylli, vaji dhe prej elementesh tė tjera tė kėtij lloji, tė cilat e ushqenin dhe e hapnin mė tepėr zjarrin dhe me tė vėrtetė, sapo binin mbi ēati, menjėherė kėto merrnin flakė. Kėto shtėllunga e pėrshkonin ajrin me njė fuqi e shpejtėsi aq tė madhe dhe me njė fishkėllimė tė tillė, saqė tė jepnin pėrshtypjen sikur disa zėra sė bashku bėrtisnin deri nė kupė tė qiellit, edhe linin mbrapa njė si bisht tė zjarrtė e tė furishėm, qė dukej si yll me bisht».

    Pėr t´i shpėtuar djegies sė qytetit, mbrojtėsit zbuluan ato shtėpi qė kishin, ēati me patavra druri dhe caktuan njė grup burrash tė fortė e tė shkathėt qė tė kujdeseshin pėr shuarjen e zjarreve.

    Gjithashtu, mbrojtėsit, duke parė se artileria turke shtohej dita-ditės, goditjet ishin tė vazhdueshme dhe vihej nė rrezik jeta e atyre qė qarkullonin nė kėshtjellė, vunė roje tė vazhdueshme ne ēdo anė tė qytetit, nė ato drejtime ku turqit kishin vendosur topat, pėr tė vrojtuar dhe pėr tė lajmėruar me anėn e kėmbanave popullsinė dhe garnizonin qė tė futej nė strehim. Pas shumė goditjesh, kur nuk mbeti pothuajse asnjė vend i sigurtė pėr mbrojtje, u hapėn pėr kėtė qėllim disa galeri nėn dhė. Pasi ishin rrafshuar nė shumė vende muret e qytetit turqit u pėrpoqėn tė digjnin ledhet prej druri. Nga mortajat morėn flakė pahitė nė drejtim tė Bunės, mirėpo zjarri u shua menjėherė nga mbrojtėsit dhe pa pasur humbje.

    Zjarri u vihej ledheve prej druri edhe me anė tė pishtarėve qė mbaheshin nė duar nga grupe tė vogla sulmuesish, tė cilėt, pasi afroheshin nė largėsi tė pėrshtatshme, i hidhnin kėto pishtarė pėrmbi ndėrtimet prej druri. Pėr tė larguar kėtė rrezik, nė anėt ku turqit vinin zakonisht pėr t´i vėnė zjarrin ledheve, u vendosėn grupe tė zgjedhura pushkatarėsh dhe shigjetarėsh, tė cilėt e qėllonin dhe e asgjėsonin armikun, para se ky tė hidhte pishtarėt.

    Pas njė pėrgatitjeje tė gjatė, qė synonte nė rrėnimin e fortifikimeve, djegien e ledheve prej druri, nė shkatėrrimin e banesavs dhe sterave, nė dėmtimin dhe asgjėsimin e pjesshėm tė mbrojtėsve si dhe nė lodhjen e kundėrshtarit, turqit, mė 22 korrik, filluan sulmin e parė tė pėrgjithshėm.

    Para sulmit u afruan njė sasi e madhe balistash e katapultash, me qėllim qė tė rrethuarit tė goditeshin nga njė sasi e madhe gurėsh. Veē tyre u pėrgatitėn me shumicė penda e trina, nė mėnyrė qė ushtarėt turq tė mbrojtur prej tyre tė mund t´i afroheshin sa mė tepėr mureve tė kėshtjellės, ndėrsa hendeqet mbrojtėse u mbushėn me gurė dhe lėndė tė ēfarėdoshme, pėr tė lehtėsuar kalimin e sulmuesve.

    Beteja u zhvillua nė tė gjitha anėt e qytetit, por kryesisht para portės kryesore, ku u zhvilluan luftime trup me trup. Turqit shumė superiore nė numėr, kishin mundur t´i kapėrcenin tė gjitha vėshtirėsitė dhe tė arrinin deri tek ajo portė.

    Mbrojtėsit, me njė trimėri tė paparė ndonjėherė, me gjithė humbjet nė njerėz mundėn t´i zbrapnin sulmet e njėpasnjėshme tė turqve kundėr kėsaj porte qė, megiithėse gjysmė e rrėnuar nga bombardimet me artileri, ishte ēelėsi i krejt kalasė. Aty u dėrguan vazhdimisht reparte tė freskėta tė rezervės, qė qėndronin nė gatishmėri nė sheshin qendror tė qytetit, pėr tė shkuar nė ndihmė aty ku e lypte nevoja dhe pasi nuk mjaftuan ata, pėr tė ndalur sulmin, u ngritėn tė sėmurėt e tė plagosurit.

    Gjatė kėtij sulmi, kundėr armikut u pėrdorėn armė tė ndrvshme; pėrveē shigjetave, pushkėve, skorpionėve dhe bombardave u hodhėn gurė tė mėdhenj, trarė me majė tė mprehtė, u rrokullisėn shtamba me gurė e barut si dhe vorba tė mbushura me gėlqere. Shtambat lyheshin me vaj, zift e rrėshirė e u vihej flaka. Gjithashtu u hodhėn Bardhė tė lyera me zift tė ndezur. Veēanėrisht zjarri i dėmtonte dhe i tmerronte armiqtė. Nga dalje tė fshehta tė hapura nė shkėmb tė gjallė, tė cilat kishin pėr qėllim tė mbronin hendekun, tė rrethuarit qėllonin vazhdimisht, duke i shkaktuar dėme tė mėdha armikut. Punėt pėrgatitore kryheshin nga gratė, bile nė ēastet vendimtare ato luftuan pėrkrah burrave duke treguar shembuj tė lartė heroizmi.

    Gjatė gjithė sulmit, artileria e armikut vazhdonte tė qėllonte, pa marrė parasysh se dėmtonte dhe trupat e saj. Pėr tė treguar se sa e fuqishme ishte ajo, mjafton tė pėrmendim faktin se nga njė gjyle guri gjetėn vdekjen 18 vetė.

    Sulmi i dytė i pėrgjithshėm i turqve, mė 27 korrik pati tė njėjtin fat, dėshtimin e plotė tė tyre. Ai vėrtetoi gjithashtu se Shkodra nuk mund tė merrej me forcėn e armėve.

    Pasi po afrohej vjeshta dhe stina nuk lejonte qė njė ushtri kaq e madhe tė kalonte dimrin nė fushė tė hapur, sulltani me njė pjesė tė ushtrisė u largua, pasi kishte pushtuar mė parė kalanė e Drishtit dhe tė Zhabiakut. Pėr tė vazhduar bllokimin dhe pėr ta detyruar qytetin tė dorėzohej me anė tė urisė, u la njė forcė e mjaftueshme. Pėrpara largimit tė sulltanit u pėrdor dhe njė mjet tjetėr pėr tė mposhtur tė rrethuarit: 300 robėr tė zėnė nė Drisht u therėn para mureve tė kėshtjellės, por edhe kjo masakėr nuk e mposhti guximin dhe trimėrinė e shkodranėve. Rrethimi vazhdoi dhe pėr njė kohė tė gjatė, derisa, mė 25 prill tė vitit 1479 u ratifikua nė Venedik paqja e nėnshkruar nė Kostandinopojė midis Perandorisė Otomane dhe Venedikut. Sipas kushteve tė kėsaj paqeje, Venediku detyrohej t´i njihte sulltanit zotėrimin e Krujės, Shkodrės dhe qyteteve tė tjera, qė kishte humbur gjatė kėsaj lufte, ndėrsa banorėt e Shkodrės do tė liheshin tė lirė tė largoheshin, po tė donin, me gjithė pasuritė e tyre.

    Gjatė muajve tė fundit tė bllokimit, tė rrethuarve filloi t´u mungonte ushqimi. U pėrdor pėr ushqim ēdo gjė e gjallė qė ndodhej nė kėshtjellė, deri dhe lėkurėt ziheshin dhe haheshin, por edhe kjo torturė nuk i mposhtte tė rrethuarit.

    Nga tė 1600 burrat qė morėn pjesė nė mbrojtjen e qytetit, kishin shpėtuar tė gjallė vetėm 450 dhe pėrveē tyre 150 gra. Asnjėri prej tyre nuk pranoi t´i nėnshtrohej armikut, por mė parė preferuan rrugėn e hidhur tė mėrgimit.

    «Kur armiqtė, — shkruan njė kronist i kohės, — armiq tė vėrtetė e tė pashpirtė, panė grumbullin e qytetarėve qė nė heshtje tė zymtė po merrnin rrugėn e mėrgimit ashtu edhe gjendjen e mjerueshme tė grave shkodrane, tė cilat, pėrmes radhėve barbare tėrhiqnin si shokė mėrgimi fėmijėt e vet qė vajtonin, s´patėn se si tė mos mahniteshin dhe tė mos ēuditeshin pėr atė besnikėri e qėndresė...» (8) .

    (7)Sipas M. Barletit. Rrethimi i Shkodrės. Tiranė 1967, bot. II, dhe M. Beēikemit nė tė njėjtin botim.
    (8)M. Beēikemi. Nga fjalimi panegjirik, 139.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com