• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI

    GJERAK KARAISKAJ

    ARMė DHE OPERACIONE RRETHIMI

    Rrethimi i Durrėsit nė 1081 (2)

    Nė verė tė vitit 1081, ushtritė normande tė kryesuara nga Robert Guiskardi, rrethuan nga deti dhe toka qytetin e Durrėsit. Kalaja e Durrėsit mbrohej nga njė garnizon shqiptarėsh, ndėrsa kėshtjella u ishte besuar kolonėve venedikas.

    Roberti kishte marrė me vete nė anijet gjithēka qė i duhej pėr rrethimin e qyteteve: kulla druri tė veshura me lėkurė, makina gurhedhėse, etj.

    Nga ana tjetėr, mbrojtėsit, pėrveē masave tė tjera, kishin vendosur makina gjatė gjithė gjatėsisė sė mureve dhe kishin shtuar rojet, tė cilat inspektoheshin ditė e natė.

    Beteja e parė e madhe u zhvillua nė det. Flotės bizantine i kishte ardhur nė ndihmė flota veneciane nėn komandėn e dozhit Domeniko Silvio. Flota normande u komandua nga i biri i Robertit, Boemundi. Venecianėt, pasi i zuri nata dhe nuk mundėn t´i afrohen bregut e ngaqė deti ishte i qetė, i lidhėn me litar njėra me tjetrėn anijet mė tė mėdha, duke formuar kėshtu tė ashtuquajturėn «pellagolimena» (port nė mes tė detit i formuar nga anije). Pastaj ndėrtuan mbi anije kulla druri, mbi tė cilat vendosėn barka tė vogla, qė i kishte me vete ēdo anije. Brenda kėtyre barkave u futėn burra tė armatosur me drurė tė trashė tė mbushur me gozhdė tė mprehta.

    Pasi filloi sulmi i flotės normande, ata hodhėn mbi anijen ku ndodhej Boemundi nga kėto armė dhe e ēanė atė. Boemundi mezi mundi tė shpėtojė jetėn, ndėrsa flota normande u shpartallua krejtėsisht. Venecianėt i ndoqėn edhe nė tokė mbeturinat e ushtrisė sė shpartalluar, deri nė kampin e Robertit. Njėkohėsisht, nga kalaja doli njė pjesė e garnizonit, qė sulmoi kampin e Robert Guiskardit dhe bashkė me venecianėt e shpartalloi atė.

    Por normandėt me gjithė kėtė disfatė, nuk hoqėn dorė nga rrethimi i Durrėsit. Duke menduar se do ta merrnin qytetin me sulm nga ana e tokės, ata ndėrtuan njė kullė gjigante rrethimi tė lėvizshme, ku u futėn 500 ushtarė kėmbėsorė e kalorės.

    Kulla ishte mė e lartė se muret e Durrėsit dhe ishte e rrethuar nga tė gjitha anėt nė formė gardhi me lėkurė; anash dhe nė majė tė kullės ishin vendosur makina gurhedhėse.

    Nė katin e sipėrm kulla kishte njė portė-urė, e cila kur tė hapej do tė mbėshtetej mbi murin e kalasė dhe do tė shėrbente pėr kalimin e ushtrisė normande brenda nė qytet.

    Kur filloi sulmi, normandėt e afruan kullėn deri tek muri i qytetit.

    Njėkohėsisht ata afruan makinat gurhedhėse qė godisnin pa pushim, ditė e natė muret e fortifikimit. Mbrojtėsit mendonin si tė digjnin apo tė shkatėrronin kullėn e normandėve. Ata spėrkatėn muret me naftė e me serė dhe i veshėn me ashkla drurėsh tė thatė, vendosėn mjete tė shumta gurhedhėse dhe ndėrtuan brenda qytetit njė kullė tė drunjtė, tė cilėn e vendosėn pėrballė kullės qė po afrohej nga jashtė. Kjo kullė kishte njė tra shumė tė madh qė lėvizej nga njė grup burrash tė fortė, dhe kishte pėr qėllim tė mos lejonte hapjen e portės-urė tė kullės sė Robertit, si dhe tė goditeshin prej saj pa pushim normandėt qė ndodheshin mbi kullė. Pasi u arrit ky qėllim dhe kulla e Robertit u bė e papėrdorshme, komandanti i qytetit. Gjergj Paleologu, dha urdhėr tė digjet kulla. Kullės iu vu zjarri; ushtarėt nga pjesa e sipėrme rrėzoheshin, ndėrsa ata qė ndodheshin nė pjesėn e poshtme. hapėn derėn dhe ua mbathėn kėmbėve. Ndėrkaq, njė grup ushtarėsh tė armatosur dolėn nga kėshtjella pėr tė asgjėsuar plotėsisht armikun, ndėrsa ca tė tjerė me sėpata shkatėrruan kullėn. Kėshtu, ndėrsa pjesa e sipėrme u dogj, pjesa e poshtme u copėtua me sėpata dhe vegla tė tjera tė mprehta.

    Guiskardi pėrsėri nuk hoqi dorė nga rrethimi dhe filloi tė ndėrtonte njė kullė tjetėr tė ngjashme me tė parėn. Ndėrkaq, tė rrethuarve u vjen nė ndihmė me njė ushtri tė madhe perandori Aleks Komneni, qė e vendosi kampin mbi njė kodėr rreth 700 m nė veri nė Durrėsit. Duke mos pasur parasysh kėshillat e komandantėve mė me eksperiencė, Aleks Komneni zhvilloi me normandėt betejė nė fushė tė hapur dhe pa pritur ndihmat e arbėreshėve, kėshtu qė u thye bashkė me ushtrinė e Gjergj Paleologut, qė doli nga kėshtjella pėr ta ndihmuar. Aleks Komneni i ndjekur nga normandėt, mezi mundi tė shpėtojė, ndėrsa Paleologu nuk mundi tė kthehej pėrsėri nė qytet.

    Megjithatė, garnizoni i Durrėsit, qė komandohej tani nga njė shqiptar mundi tė pėrballojė rrethimin deri mė 14 shkurt 1082, kur Robert Guiskardi mundi ta pushtojė atė vetėm me tradhtinė e kolonėve venedikas dhe amalfė, qė i hapėn portat e qytetit.

    (2)A. Comm. Alex.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com