|
PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI GJERAK KARAISKAJ ARMė DHE OPERACIONE RRETHIMI Armė dhe operacione rrethimi nė mesjetė Nė mesjetė, si dhe nė kohėn antike, u pėrdorėn pothuajse po ato mėnyra sulmi e mbrojtje dhe tė njėjtat armė rrethimi. Kėto filluan tė ndryshojnė gradualisht me daljen e artilerisė, por nė fillim topat nuk kishin njė fuqi tė madhe goditėse pėr shkatėrrimin e mureve, prandaj do tė shohim tė pėrdoren krahas tyre dhe armė tė tipave tė vjetėr, si katapultat qė pėrdoreshin pėr hedhjen e gurėve me anė sustash, rripash dhe litarėsh tė pėrdredhur. Kullat e rrethimit, tendat e lėvizshme, tė quajtura shpesh «breshka», kryedashi, makinat gurėhedhėse tė tipave tė ndryshėm dhe shkallėt mbetėn mjetet kryesore tė sulmit. Tendat e lėvizshme, tė ndėrtuara me trarė tė fuqishėm dhe tė mbuluara me lėkura, qė kur lėviznin drejt kėshtjellės kishin pamjen e njė breshke, shėrbenin pėr tė mbrojtur dhe mbajtur kryedashin, pėr hapjen ose mbushjen e hendeqeve ose pėr tė mbrojtur xhenierėt gjatė punės sė tyre pėr hapje tunelesh dhe minimin e mureve tė kėshtjellės. Pėr t´u mbrojtur dhe pėr t´i shkatėrruar kėto mjete, u pėrdorėn shpesh lėndė tė ndryshme djegėse. Megjithėse mjetet e sulmit dhe tė mbrojtjes ishin po ato, ndryshonin nė detaj nga njėri rast nė tjetrin. Pėrdorimi i njė mjeti sulmi sillte ndryshime nė mjetet mbrojtėse dhe e kundėrta. Pėrmasat, format dhe detajet e kėtyre armėve sajoheshin nė tė shumtėn e rasteve aty pėr aty, gjatė betejės, nga tė dy palėt ndėrluftuese. Kėshtu p.sh., gjatė rrethimit tė parė tė Durrėsit, kundėr njė kullė rrethimi tė tipit tė zakonshėm, tė pėrdorur nga normandėt, durrsakėt pėrdorėn njė kullė druri tė ngjashme brenda kėshtjellės, e cila nėpėrmjet njė trari tė lėvizshėm nuk lejonte tė hapėj portaurė e kullės normande. Nė rrethimin e dytė, normandėt, nė kullėn e tyre tė rrethimit, nuk pėrdorėn mė porta-urė pėr tė kaluar mbi muret e qytetit, por tek portat e hapura montuan platforma tė mbajtura mbi mbėshtetėse. Atėherė, mbrojtėsve iu desh tė shpiknin njė mėnyrė tė re mbrojtjeje. Kėsaj radhė, jo pėr tė bllokuar daljen, por pėr tė mbajtur larg mureve krejt kullėn armike, nėpėrmjet njė sistemi trarėsh tė fiksuar, qė dilnin konsol nga kulla e tyre. Detaje tė tilla nė pėrdorimin e mjeteve tė mėsymjes dhe tė mbrojtjes ka pasur mjaft gjatė mesjetės, por vetėm ndonjėra prej tyre na ėshtė transmetuar prej burimeve historike. Shpikje tė tilla qenė bėrė edhe pėr t´u mbrojtur apo pėr t´i shkaktuar sa mė shumė dėme armikut, gjatė betejės nė fushė tė hapur. Nė afėrsi tė Janinės, perandori Aleks Komneni, pėr t´i pėrballuar sulmit tė shpejtė tė kalorėsisė normande, pėrgatiti karroca tė lehta, ku nė secilėn prej tyre mbėrtheu katėr dyrekė dhe vendosi kėmbėsorė tė armatosur, tė cilėt, kur kalorėsia do tė sulmonte me gjithė shpejtėsinė, t´i shtynin pėrpara kėto karroca dhe tė pėrēanin radhėt e saj. Nė njė rast tjetėr, perandori Aleks pėrgatiti «tribolė», qė ishin mjete luftarake prej hekuri me tri maja dhe i shtroi nė tokė nė mes tė fushės, nė drejtimin e mėsymjes sė kalorėsisė armike (Alex, V. I; lib. V, 4). Gjatė goditjes sė mureve me artileri apo me makina gurėhedhėse, ndodhte shpesh qė njė pjesė e tyre rrafshoheshin me tokėn ose krijoheshin tė ēara tė konsiderueshme pėr tė lejuar sulmuesit tė futeshin brenda nė qytet. Nė raste tė tilla, qytetarėt i rindėrtonin dhe i forconin gjatė natės muret e dėmtuara me dhė, trungje e gurė. Gjatė rrethimit tė Sfetigradit nga Murati II, pas bombardimit me artileri, u prish njė pjesė e murit, por qytetarėt kishin ngritur nė vendin e murit tė rrėzuar njė grumbull dheu nė formėn e njė kodre dhe e kishin rrethuar vendin me njė gardh degėsh e xunkthash. Pėrreth kishin gati njė grumbull gurėsh e hunjsh me majė, tė cilėt, pėr shkak tė pjerėrsisė sė madhe tė vendit, mund tė lėshoheshin me lehtėsi mbi armikun qė sulmonte. Pėr t´u mbrojtur nga shigjetat dhe predhat e ushtarėve turq mbrojtėsit e Sfetigradit, kishin ndėrtuar mbi mure disa strehė dhe kthina, qė i kishin pėrpara si mburojė, me qėllim qė tė ruanin mė mirė vendet e caktuara dhe tė kryenin mė lirisht detyrat e tyre. Kundėr armikut qė sulmonte, pėrveē shigjetave, u pėrdorėn balista dore, pushkė dhe katapulta tė llojeve tė ndryshme qe dėmtonin armikun nė largėsi. Por kur panė se turqit, pa marrė parasysh rrezikun, po i afroheshin mureve, filluan tė hidhnin kundėr tyre hunj e gurė, kosha tė lyer me zift e vaj, tė cilėve u vinin flakėn, si dhe shkarpa tė ndezura. Me kėto mjete digjeshin dhe shkallėt e mbėshtetura nė mure. Pėrballė portės kryesore tė kalasė, turqit ndėrtuan njė kullė rne dėrrasa, trarė dhe me shkallėt qė kishin grumbulluar, objektin e ri e zgjeronin dhe e forconin vazhdimisht, duke e pajisur dhe me makina tė vogla gurhedhėse. Poshtė kullės punohej me qysqi hekuri, pėr tė rrėnuar muret. Kulla u shkatėrrua me gurė, ndėrsa mbi armikun u hodh vaj i nxehtė dhe ujė i vluar. Gjatė rrethimit tė Sfetigradit nga Skėnderbeu, u pa mė e volitshme tė merrej qyteti me anė tė shkallėve, pasi terreni ishte shumė i pjerrėt. Pėr kėtė u pėrdorėn disa makina tė vogla, qė dėmtonin mė tepėr mbrojtėsit se sa muret. Brenda kalasė u hodhėn zjarre, ndėrsa pėr shkatėrrimin e portės u afrua njė tende, nėn tė cilėn punohej pėr thyerjen e llozeve me ēekiēė e qysqi hekuri. U pėrdorėn gjithashtu vare dhe qysqi hekuri pėr tė rrėnuar muret e porsandėrtuar. Njė pjesė punonin, tė tjerėt largonin gurėt e nxjerrė nga muret nėn mbrojtjen e disa trinave dhe mburojave. Kampi i rrethuesve fortifikohej me ledhe dheu e palisada dhe vendosej aq larg sa tė mos goditej nga armėt e tė rrethuarve. Ushtria shqiptare, nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, pėrdorte mė tepėr gjatė sulmit shigjetat, por kishte edhe reparte speciale tė pajisura me agrepė (arbalet) dfie me pushkė. Kėto tė fundit u pėrdorėn mė gjerėsisht nė mbrojtje, sidomos gjatė rrethimeve tė Krujės. Pėr marrjen e njė kalaje janė pėrdorur dhe mjete tė tjera, si prerja dhe ndotja e ujit (Sfetigrad), therja e robėrve pėrpara mureve (Shkodėr) etj. Pėr tė ilustruar mė mirė kėtė temė, do tė japim disa nga shembujt mė tipike tė rrethimeve tė kalave tona mesjetare. |