• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI

    GJERAK KARAISKAJ

    ARMė DHE OPERACIONE RRETHIMI

    Armė dhe operacione rrethimi nga koha antike

    Nė vitin 230 p.e.r., nė kohėn e sundimit tė mbretėreshės Teuta, ilirėt e fisit tė ardianėve sulmuan qytetin mė tė fortifikuar dhe mė tė pasur tė Epirit, Foiniken, tė cilin, sipas Polibit, e morėn me sulmin e parė (Polyb. II, 5). Epirotėt, pasi morėn vesh kėtė ngjarje, u drejtuan me tė gjitha fuqitė e tyre nė ndihmė tė Foinikes. Ata e vendosėn kampin e tyre buzė lumit tė Bistricės, qė kalon rrėzė qytetit, dhe pėr t´u siguruar nga ndonjė sulm i papritur shkulėn drurėt e urės, qė ngrihej mbi kėtė lumė. Pasi morėn kėtė masė, epirotėt qėndruan tė shkujdesur dhe e lanė pas dore rojėn e lumit. Por ilirėt, pasi morėn vesh kėtė, u nisėn natėn dhe pasi vendosėn trarėt mbi urė, kaluan pa u vėnė re dhe zunė njė vend tė fortė, ku qėndruan deri sa u gdhi.

    Pasi u gdhi, filloi beteja, nė tė cilėn epirotėt u mundėn. Njė pjesė e tyre mbetėn tė vrarė dhe u zunė robėr, ndėrsa tė tjerėt mundėn tė iknin dhe shkuan tek atintanėt.

    «Kjo fushatė e ilirėve, shkruan Polibi (II, 6). i habiti dhe u kalli tmerr gjithė helenėve qė banonin gjatė bregdetit. Kėta, kur panė se qyteti mė i fortifikuar dhe mė i fuqishėm i Epirit u shkatėrrua dhe u shkretua nė njė mėnyrė tė pabesueshme, s´kishin mė frikė vetėm pėr tė ardhurat e tyre, si gjer tani, por edhe pėr veten dhe pėr qytetet e tyre».

    Nė luftėn pėr mbajtjen e qytetit tė Foinikes, ilirėt, duke vlerėsuar forcėn e tyre sulmuese dhe duke shfrytėzuar befasinė, zgjodhėn betejėn jashtė mureve tė qytetit, para se kundėrshtari tė pėrpiqej ta merrte atė. Kjo taktikė, jo vetėm qė u siguroi fitoren, por dhe nuk u dha kohė epirotėve tė grumbullonin forca tė reja, qė mund t´u vinin nė ndihmė nga aleatėt, ashtu siē ndodhi nė fakt, por kėsaj radhe pasi kishin humbur betejėn pranė qytetit tė Foinikes.

    Njė vit mė vonė, nė pranverė tė vitit 229 p.e.r., njė ushtri ilire rrethoi qytetin e Korkyrės. Ndėrsa njė pjesė e ushtrisė mbante tė rrethuar qytetin, pjesa tjetėr e ngarkuar mbi anije, zhvilloi njė betejė detare me flotėn akease, qė u vinte nė ndihmė tė rrethuarėve.

    Beteja u zhvillua nė afėrsi tė ishullit Paksos. Ilirėt i lidhėn anijet e tyre nga katėr dhe u vėrsulėn kundėr armikut. Anijet e akeasve u ndeshėn aq fort sa mezi mund tė lėviznin, mbasi ishin futur midis sqepave tė anijeve ilire tė lidhura bashkė. Atėherė ilirėt u hodhėn mbi anijet e kundėrshtarit dhe i pushtuan ato. Kėshtu zunė katėr anije me nga katėr radhė lopatash, ndėrsa njė tjetėr me pesė radhė e mbytėn bashkė me marinarėt e saj. Pas kėsaj beteje, korkyrasit e dorėzuan qytetin dhe pranuan njė garnizon ilir nė tė. (Polyb. II, 10).

    Lisi ishte njė nga qytetet mė tė fortifikuara tė ilirėve. Kur Filipi V i Maqedonisė me ushtrinė e tij u ndodh pranė tij, pas njė udhėtimi prej dy ditėsh, vuri re se qyteti ishte pėrforcuar mirė nga tė gjitha anėt. Ndėrsa pėr Akrolisin, qė kishte njė lartėsi tė madhe dhe ishte i fortifikuar mirė, ai humbi ēdo shpresė se mund ta pushtonte. Sa pėr qytetin mendonte akoma se mund tė bėnte diēka. Pasi pa mirė vendin, vuri re se terreni qė shtrihej midis Lisit dhe rrėzės se malit tė Shėlbuemit, ku ndodhej Akrolisi, ishte i pėrshtatshėm pėr taktikėn qė do tė ndiqte (Polyb. VIII, 13).

    Kur u err, mori pjesėn mė tė madhe e mė tė zgjedhur tė ushtarėve tė tij me armatim tė lehtė dhe e fshehu nė disa lugina tė pyllėzuara. Rruga, nėpėr tė cilėn Filipi ēoi kėtė pjesė tė ushtrisė sė tij, kalonte nėpėr luginėn Zalli i Grykės, qė ndodhet nė anėn lindore tė Akrolisit (mali i Shelbuemit) dhe, duke kaluar qafėn qė formohet midis malit tė Shelbuemit dhe tė Mercinjės, ai i erdhi rrotull Akrolisit deri tek lagjja e sotme Varosh, ku vendosi nė fshehtėsi trupat e tij (1) . Tė nesėrmen, Filipi mori me vete trupat e armatosura rėndė dhe pjesėn tjetėr tė ushtrisė me armatim tė lehtė e duke ecur gjatė bregut tė detit, u nis pėr nė anėn tjetėr tė qytetit. Ilirėt ishin informuar pėr fushatėn e Filipit, prandaj nė Lis ishin grumbulluar forca tė mėdha nga krahinat fqinje, ndėrsa nė Akrolis, ngaqė kishin besim nė fortifikimet e tij, kishin lėnė vetėm njė roje tė vogėl.

    Kur po afroheshin maqedonasit, vendasit filluan tė dalin jashtė mureve tė qytetit, duke pasur besim si nė numrin e madh tė forcave tė tyre, ashtu edhe nė pozitėn e vendit. Filipi mbajti nė fushė ushtarėt e armatosur rėndė, ndėrsa tė tjerėt i nisi drejt kodrave, pėr t´u pėrleshur me ilirėt. Pėr njė kohė fati i luftės mbeti i dyshimtė, por pastaj maqedonasit u detyruan tė tėrhiqen.

    Ilirėt morėn guxim nga kjo fitore, i ndoqėn ushtarėt e Filipit, zbritėn nė fushė dhe u pėrleshėn me forcat e armatosura rėndė.

    Rojet e Akrolisit, qė shikonin nga muret gjithė ngjarjen qė u zhvillua, kujtuan se Filipi po tėrhiqej dhe, pasi lanė vetėm pak vetė nė kala u derdhėn gjatė shpatit tė malit pėr nė fushė, me qėllim; qė tė ndiqnin armikun dhe tė merrnin plaēkėn e luftės. Pikėrisht nė kėtė ēast, Filipi u dha sinjalin forcave tė fshehura nė Varosh tė sulmonin qytetin dhe tė zinin Akrolisin. Akrolisi u zu me lehtėsi, pasi ishte i pambrojtur, ndėrsa qyteti ra vetėm tė nesėrmen, pas luftimesh tė mėdha kundėr sulmeve tė maqedonasve.

    Nė kėtė luftė, ilirėt, me gjithė trimėrinė dhe guximin qė treguan, nuk mundėn tė fitojnė, pasi nuk shfrytėzuan si duhet fortifikimet e fuqishme tė Lisit dhe Akrolisit, por e zhvilluan pjesėn mė tė madhe tė betejės nė fushė e para kohe. Gjithashtu, ata treguan mungesė vigjilence pėr tė zbuluar forcat e fshehura tė Filipit.

    Nė vitin 214 p.e.r. Filipi V rrethoi Apoloninė. Pėrvec forcave tė shumta, ai kishte grumbulluar nė lėmin e tij katapulta, balista dhe armė tė tjera rrethimi, por maqedonasit nuk arritėn t´i pėrdorin kėto armė, pasi trupat qė mbronin qytetin bėnė njė sulm tė befasishėm natėn nė kampin e Filipit, kaluan ledhet pa u diktuar dhe pasi zunė robėr dhe asgjėsuan njė pjesė tė mirė tė ushtrisė maqedonase, morėn katapultat, balistat dhe armėt e tjera tė kėtij lloji qė ishin grumbulluar kėtu, pėr tė sulmuar qytetin, e i shpunė nė Apoloni, pėr te mbrojtur muret, po t´u qėllonte pėrsėri njė fat i tillė (Livi XXIV, 40).

    Uskana ishte njė nga qytetet e rėndėsishme tė fisit tė penestėve. Ai ndodhej nė afėrsi tė Lyhnidit (Ohrit). Kishte dhjetė mijė banorė dhe njė garnizon tė vogėl kretas.

    Rreth vitit 170 p.e.r., njė ushtri romake prej 8000 vetėsh, nėn komandėn e Ap Klaudit, u nis tė pushtojė qytetin. Romakėt vendosėn lėmin rreth 12 milje larg qytetit, lanė aty njė roje prej 1000 vetėsh dhe me pjesėn tjetėr tė ushtrisė, qė formonte njė kolonė tė gjatė e tė ērregullt nga marshimi, ju afruan qytetit. Ap Klaudi mendonte se do ta pushonte Uskanėn me lehtėsi, duke u bazuar nė disa informata qė kishte marrė se garnizoni kretas do tė dorėzonte qytetin. Bindja e tij u forcua, kur mbi mur nuk pa asnjė roje tė armatosur. Por kur romakėt u avitėn nė largėsinė e hedhjes sė shtizave, nga tė dy portat e qytetit dolėn njerėz tė armatosur qė sulmuan ushtrinė romake. Britma e tyre u shoqėrua nga ajo e grave, qė qėndronin mbi mure dhe bėnin njė zhurmė tė madhe me enėt prej bakri.

    Tė frikėsuar nga kjo rrėmujė e madhe dhe e pėrgjithshme, romakėt nuk mundėn t´i qėndrojnė as sulmit tė parė. Qytetarėt e ndoqėn ushtrinė e shpartalluar tė romakėve, prej sė cilės vetėm dy mijė vetė arritėn nė lėmė. Prej kėtej, ushtria, qė kishte mbetur pas kėtij dėshtimi me nė krye legatin Ap Klaudi, u kthye nė Lyhnid (Liv. XVIII, 10).

    Nė vitin 169 p.e.r., Uskana u sulmua nga ushtria maqedonase me nė krye mbretin e tyre Perseun. Perseu u nis me 10 mijė kėmbėsorė, 2 mijė ushtarė tė armatosur lehtė dhe 500 kalorės. Kishte marrė me vete drith pėr shumė ditė dhe nga pas i vinin mjetet pėr tė sulmuar qytetet.

    Perseu e sulmoi qytetin nga tė gjitha anėt. Njė pjesė pėrpiqeshin tė ngjiteshin me shkallė mbi mure, ndėrsa tė tjerėt t´u vinin zjarrin portave.

    Megjithėse sulmuesit kėmbenin njėri-tjetrin papushim, ditė e natė, mbrojtėsit e qytetit mundėn t´i qėndrojnė kėsaj furie. Qyteti ra vetėm atėhere kur filluan tė viheshin nė veprim tenda, qė shėrbenin si mbrojtje nga urat e zjarrit dhe objektet e tjera qė hidheshin nga muret; filluan tė ngriheshin edhe kulla rrethimi.

    Raporti i forcave gjithashtu nuk ishte i barabartė dhe qyteti vuante nga mungesa e rezervave ushqimore (Liv. XLIII, 18).

    Mjete dhe mėnyra tė shumta sulmi u pėrdorėn edhe gjatė rrethimit tė qytetit Oene, i cili u pushtua nga Perseu pas Uskanės. Oene, gjithashtu qytet i penestėve, nuk mund tė merrej pa njė rrethim tė rregullt, jo vetėm se garnizoni i tij ishte diēka mė i fuqishėm se i qyteteve tė tjera, por se edhe muret e tij ishin shumė tė forta dhe kishte njė pozitė tė favorshme natyrore, duke u mbrojtur nga njėra anė prej lumit dhe nga ana tjetėr prej njė mali tė lartė, qė mezi kalohej.

    Nė Oene kishte gjithashtu njė garnizon romak.

    Perseu e rrethoi qytetin me hendek e ledhe dhe urdhėroi tė ngrihej njė ēukė dheu, me njė lartėsi mė tė madhe se ajo e mureve.

    Gjatė kėtij punimi, tė rrethuarit dilnin me sulme tė shpeshta nga qyteti, me qėllim qė tė mbronin muret dhe tė pengonin punimet e armikut. Por nė kėto pėrpjekje humbi njė numėr i madh prej tyre, ndėrsa pjesa tjetėr ishte dobėsuar, duke u munduar ditė e natė si dhe nga plagėt qė kishin marrė. Kur u ngrit ēuka afėr murit, kohorta mbretėrore u hodh mė atė anė dhe qyteti u sulmua me shkallė nga tė gjitha drejtimet (Liv. XLIII, 19).

    Gjatė rrethimit tė qytetit tė Kasandrės, qė mbrohej nga njė garnizon prej tetėqind agrianėsh dhe dy mijė ilirėsh nga fisi i penestėve, romakėt vendosėn tė futen nė qytet nga zgavrat e krijuara nė mure. Pėrfundimi i punimeve pėr hapjen e kėtyre zgavrave u shoqėrua nga brohoritje dhe thirrje tė forta gėzimi nga ushtarėt romakė. Nė fillim, garnizoni i Kasandrės u habit dhe nuk e kuptoi domethėnien e kėtyre britmave, por menjėherė, pas kėtij ēasti hezitimi, u pėrpoq t´i kthente nė favor tė tyre punimet, qė kishin bėrė romakėt. Kėshtu qė menjėherė, njė njėsi e fortė agrianėsh dhe ilirėsh dolėn nga muret e qytetit dhe sulmuan nė befasi romakėt, qė po grumbulloheshin pėr tė hyrė nė qytet. Duke pėrfituar nga rrėmuja, i ndoqėn ata gjer nė buzė tė hendekut, i hodhėn brenda dhe i mbuluan me gurė e dhė. Romakėt patėn 600 tė vrarė, ndėrsa ata qė ndodheshin midis hendekut dhe murit u mbuluan me plagė (Liv. XLIV, 11, 12).

    Dalmatėt ishin njė nga fiset mė luftarake tė ilirėve. Kryeqyteti i tyre Delmin, nė vitin 156 p.e.r., u bė objekt i sulmit tė njė ushtrie romake tė komanduar nga konsulli Mark Friguli. Kur ky po pėrgatiste lėmin e luftės, dalmatėt u ranė rojeve tė tij dhe i mundėn, ndėrsa Frigulin e nxorėn nga lėmi dhe e ndoqėn deri nė lumin Narona. Kur filloi stina e dimrit dhe dalmatėt u kthyen nėpėr vendbanimet e tyre, konsulli Friguli i sulmoi nė befasi, duke shpresuar se do t´i gjente tė papėrgatitur, por u gjend pėrsėri pėrpara forcash tė ardhura nga qytetet pėr t´i dalė pėrpara sulmit tė tij. Atėhere u detyrua tė kthejė rrugė dhe t´i bjerė qytetit Delmin. Mirėpo, meqenėse nuk mundi ta pushtonte qytetin e fortifikuar me anė tė sulmit dhe makinat e rrethimit nuk mund t´i pėrdorte, pėr shkak se muret e qytetit ishin shumė tė larta, hoqi dorė dhe u drejtua kundėr qyteteve tė tjera, qė kishin mė pak forca, pasi shumica e tyre ishte grumbulluar nė Delmin. Ai ju kthye pėrsėri kėtij qyteti dhe urdhėroi tė hidheshin nė qytet, me anė hobesh, topuze dy kut tė gjata, tė mbėshtjella me serė, squfur e kashtė liri, tė cilat nga shpejtėsia ndizeshin. Kėshtu u dogjėn shumė pjesė tė qytetit dhe romakėt mundėn tė pushtojnė Delminin. (App. Ilyrike, 4, 11; shih dhe Frontini, III, 2).

    Rreth 100 vjet mė vonė. nė vitin 35 p.e.r., Oktavian Augusti u nis me ushtri, pėr tė nėnshtruar ilirėt e Veriut e sidomos japodėt, popull luftarak, qė kishin thyer disa herė ushtritė romake pėr 20 vjet rresht. Qė gjatė rrugės, ata e dėmtonin ushtrinė romake duke zėnė prita nėpėr shtigje, ku kishin rrėzuar drurėt e pyllit pėr tė vėshtirėsuar mė tepėr kalimin.

    Kryeqyteti i japodėve, Metuli, gjendej mbi njė mal shumė tė pyllėzuar, mbi dy kodra, tė cilat i ndante njė luginė e ngushtė. Aty ishin grumbulluar rreth 3.000 luftėtarė tė armatosur mirė, qė zbrapnin me lehtėsi sulmet e romakėve. Kėta tė fundit kishin hapur llogore pėr t´u futur nė qytet, por metulasit i prishnin, duke bėrė sulme tė vazhdueshme ditė e natė dhe duke e goditur armikun me makina gurėhedhėse, qė i kishin vendosur mbi muret e qytetit.

    Nga ana e tyre, romakėt pėrdorėn makinat pėr shkatėrrimin e mureve tė Metulit. Ndėrkaq, metulasit po ndėrtonin njė mur tjetėr brenda tė parit dhe kur ai u dėmtua, mjaft nga makinat gurhedhėse e braktisėn dhe u hodhėn brenda murit tė ri.

    Kundėr murit tė ri romakėt grumbulluan forca dhe nė dy pika, zgjaten katėr ura, pėr ta kaluar murin nėpėrmjet tyre, ndėrsa njė grup ushtarėsh ishte dėrguar nė pjesėn e mbrapme tė qytetit, pėr tė ēorientuar metulasit. Njė pjesė e metulasve pėrballonin ata qė drejtoheshin kundėr murit, ndėrsa pjesa tjetėr qėllonte me heshta tė gjata. Metulasit arritėn tė rrėzojnė tri nga urat. Kur ra ura e tretė, romakėt i kapi njė tmerr aq i madh saqė asnjė s´guxonte tė hipte nė urėn e katėrt. Augusti, qė vrojtonte nga njė kullė e lartė druri, u mundua mė kot t´i jepte kurajo ushtrisė. Atėhere ai u detyrua tė kalonte vetė urėn, bashkė me disa nga komandantėt, Agripėn dhe Ieronin, por edhe ura e katėrt u rrėzua. Njė pjesė e romakėve, qė ndodheshin mbi tė, vdiqėn, ndėrsa tė tjerė u plagosėn. Augusti vetė u plagos nė kėmbėn e djathtė dhe nė tė dy krahėt.

    Pasi arriti nė kullė, ai urdhėroi tė ndėrtoheshin ura tė tjera. Vetėm pas pėrpjekjesh tė mėdha dhe me kusht qė romakėve t´u lėshohej vetėm njėra nga kodrat pėr vendosjen e garnizonit, ata mundėn tė futen nė Metul. Ngjarjet qė pasuan ēuan nė nje betejė tė re, nė rėnien heroike tė metulasve dhe nė djegien dhe shkatėrrimin e plotė tė qytetit nga vetė vendasit (App. Illy. 19-21).

    Pėr pushtimin e qytetit Segesta, Augusti u detyrua tė ndėrtojė njė radhė fortifikimesh tė vogla pėrreth dy fortifikimeve tė mėdha, si dhe ura mbi lumė. Segestasit ndėrmorėn shumė kundėrsulme, por pasi nuk patėn rezultat, filluan tė hidhnin qė sipėr «flakėse» dhe «zjarre», qė mund tė kenė qenė si ato qė pėrdorėn romakėt kundėr Delminit.

    Nė ndonjė rast, kur parashikohej qė rrethimi tė vazhdonte gjatė, ndėrtoheshin mure tė tjera rrethuese nga sulmuesit, pėr ta bėrė sa mė tė plotė rrethimin dhe pėr tė mbrojtur ushtrinė nga kundėrsulmet. Njė ndėrtim tė tillė, tė pėrbėrė nga njė ledh dheu dhe hendeku e kemi pėrmendur, kur kemi pėrshkruar rrethimin e qytetit Oene nga Perseu. Por njė shembull mė tė hershėm e kemi nga fushata e Aleksandrit tė Madh pėr pushtimin e qytetit tė dasaretėve, Pelionin kur Aleksandri. pėr tė penguar tė rrethuarit tė dilnin, vendosi tė ndėrtonte njė mur (Ruf. Suppl. I, 17). Ndėrsa Augusti, nė fushatėn pėr nėnshtrimin e ilirėve tė Veriut, pėr tė mbajtur tė rrethuar qytetin e liburnėve, Promona, urdhėroi tė mbyllen me mure si qyteti ashtu edhe dy kodra, qė ndodheshin nė duart e ilirėve, perimetri i mureve do tė ishte dyzet stade (rreth 7 km). (App. Illyr. 25).

    Ka pasur dhe raste qė, pėr tė bėrė sa mė tė efektshėm rrethimin, ėshtė ndryshuar rrjedha e lumenjve nėpėrmjet hapjes sė kanaleve, kur kėta lumenj shėrbenin si njė mbrojtje e sigurtė pėr qytetin.

    Tė rrethuarit, nga ana tjetėr, pėrveē armėve tė pėrmendura deri tani, pėr t´u mbrojtur, hidhnin mbi armikun gurė me hobe ose i rrokullisnin ato nėpėr shpatet e thepisura tė kodrave, mbi tė cilat ngriheshin kalatė; lėshonin arka tė rrumbullakėta dhe karroca tė mbushura me gurė, tė cilat, duke u pėrplasur mbi shkėmbinjtė, shpėrndaheshin nė copa dhe pėrēanin radhėt e armiqve qė sulmonin.

    Nė kohėn e vonė antike (shek. IV-VI), kur Perandoria Romako-Bizantine kėrcėnohej nga sulmet e fiseve «barbare», edhe ushtria ilire ishte e organizuar nė legjione; ēdo legjion ishte njėsi ushtarake komplekse. Nė pėrbėrje tė legjioneve kishte zdrukthėtarė, muratorė, karpentierė, farkėtarė dhe zejtarė tė tjerė, tė cilėt ndėrtonin shtėpi, kampe dimėrore, makina luftarake, kulla lėvizėse druri dhe mjete tė tjera pėr mbrojtje qytetesh dhe sulm. Legjionet kishin gjithashtu pu-nishte armėsh, ku prodhoheshin mburoja, parzmore, harqe dhe shigjeta, heshta, pėrkrenare, etj. Nė repartet speciale pėrfshiheshin dhe kunikularėt (xhenierė), tė cilėt, sipas zakonit tė besėve (fis nė Trakė), gėrmonin llagėme nėn tokė dhe pasi shponin themelet, hynin papritur, pėr tė pushtuar qytetin (Veget. II, 11).

    Por edhe «barbarėt», duke qenė nė kontakt tė vazhdueshėm me ushtritė romake e bizantine nėpėrmjet luftėrave, i kishin perfeksionuar nė. shkallė tė madhe armėt dhe mjetet e -rrethimit, sė paku qė nga shek. V. Mjete tė fuqishme rrethimi u pėrdorėn kundėr qytetit ilir tė Naisit (Naissus, Nish). Hunėt qė e rrethuan qytetin, ndėrtuan nė fillim mbi lumė njė urė qė ushtria tė kalonte lehtėsisht dhe pastaj sollėn pranė mureve makina luftarake dhe disa platforma trarėsh tė vendosura mbi rrota, pėr tė lėvizur mė lehtė. Mbi to qėndronin ushtarė, qė qėllonin me shigjeta nga frėngji tė maskuara. kundėr atyre qė mbroheshin nėpėr bedenat e mureve. Qė tė luftonin pa u rrezikuar, platformat ishin mbuluar me ēati prej thuprash dhe lėkurėsh, tė cilat i mbronin si nga shigjetat e zakonshme ashtu edhe nga ato me zjarr, qė lėshonin mbrojtėsit kundėr tyre. Pėr shkatėrrimin e mureve u pėrdorėn «kryedeshė», ndėrsa shkallėt qėndronin nė gatishmėri, pėr t´u vendosur nė tė ēarat e mureve tė krijuara nga kryedeshėt, apo nė pjesėt e tjera tė padėmtuara tė mureve, pasi mbrojtėsit tė tėrhiqeshin nga muret tė detyruar nga breshėritė e shigjetave, tė lėshuara nga platformat e lėvizshme.

    Kur makinat luftarake u vendosėn pranė fortifikimit, mbrojtėsit hodhėn nga muret gurė tė mėdhenj, qė i kishin grumbulluar qė pėrpara pėr kėtė qėllim dhe disa nga kėto makina bashkė me njerėzit qė i pėrdornin i shtypėn. Por ata nuk mundėn t´i bėjnė ballė sasisė sė madhe tė kėtyre makinave (Prisc. 16, 278-280).

    (1)C. Prashniker. A Schober, 26.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com