• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI

    GJERAK KARAISKAJ

    KISHA, MANASTIRE DHE URA Tė FORTIFIKUARA

    Qė nga fillimet e mesjetės shtresa e klerikėve ishte fuqizuar shumė, aq sa gradualisht filloi tė konkuronte me feudalėt. Pasuritė e mėdha tė grumbulluara nga komunitetet fetare nėpėr manastire duheshin mbrojtur si nga armiqtė e jashtėm ashtu edhe nga revoltat dhe kryengritjet e brendshme tė fshatarėve qė shfrytėzoheshin nga kėto manastire, pasi ato ishin, ashtu si feudalėt, pronarė tė mėdhenj tokash e ēifligjesh, tė cilat jipeshin me qira tek fshatarėt kundrejt detyrimeve tė rėnda. Manastiret mė tė pasura rrethoheshin me mure e kulla tė fuqishme, qė nuk binin mė poshtė nga ato tė kėshtjellave tė princave dhe feudalėve tė mėdhenj. Nė kohė tė turbullta janė ndėrtuar edhe kisha tė fortifikuara, qė mund tė shėrbenin pėr t´i shpėtuar valės sė njė sulmi.

    Shumica e manastireve kanė qenė tė fortifikuara. Ato kanė pasur zakonisht njė ose disa harresa tė tipit kullė, mure rrethuese me frėngji dhe shpeshherė edhe kulla.

    Nga ndėrtimet mbrojtėse tė manastireve tė hershme janė ruajtur pak gjurmė, por edhe me ato mund tė krijohet njė ide pėr kėtė gjini fortifikimesh.

    Nga njė njoftim i Ana Komnenės mėsojmė se nė afėrsi tė Durrėsit ndodhej «tempulli i kryestrategut Mihail», ku u strehua garda e perandorit Aleks Komneni pasi u thye nga normandėt; ajo u rrethua atje nga normandėt dhe u dogj bashkė me tempullin. I pari qė tėrhoqi vėmendjen pėr njė kodėr me emrin Shimill pranė Arapajt (Durrės) ishte arkeologu Hezei (1) . Kodra e Shimilit ėshtė e mbushur me qeramikė qė takohet nė sipėrfaqe. Gėrmimet arkeologjike tė kryera nga muzeu i Durrėsit nxorėn nė dritė gjurmėt e njė kishe paleokristiane (2) , qė, nga teknika e ndėrtimit, duhet t´i pėrkasė gjysmės sė dytė tė shek. V. Kisha ka pasur edhe njė mur rrethues rreth 50x50 m, i cili mund tė kapet vetėm nga gjurmė tė shkėputura. Nėse mbi bazėn e kėsaj kishe ka qenė ndėrtuar kisha e Shėn Mėhillit, e pėrmendur nga Ana Komnena, nuk mund tė thuhet asgjė me siguri. Por sidoqoftė, nė kėtė rast kemi tė bėjmė me njė tė dhėnė historike qė njė kishe apo manastir i fortifikuar nė shek. XI ka shėrbyer pėr strehimin e njė garde perandorake dhe me faktin qė nga mbetjet a Arapajt mund tė rikonstruktohet njė kishe paleokristiane e pajisur me njė mur mbrojtės. Rrėnojat e njė kishe tjetėr tė shek. VI, e cila kishte njė mur rrethues tė fuqishėm, tė ndėrtuar me tė njėjtėn teknikė me atė tė mureve tė kalasė sė Durrėsit, u zbuluan kohėt e fundit nė afėrsi tė Ishmit (3) . Por deri tani tė dhėna mė tė plota pėr karakterin e tij mbrojtės na ofron manastiri i Shėn Kollit nė Mesopotam (rrethi i Sarandės (4) ).

    Mesopotami ndodhet fare pranė Finiqit, qė ka qenė njė qendėr e rėndėsishme kulturore nė kohėn antike dhe qendėr peshkopate nė prag tė mesjetės. Pas prishjes sė Finiqit nga Totila, nė vitin 568, selia e peshkopatės transferohet nė Mesopotam dhe u quajt Peshkopata e Finiqit dhe e Mesopotamit. Manastiri,

    Fig. 189a — Manastiri i Mesopotamit, Sarandė. Pamje.

    Fig. 189b — Manastiri i Mesopotamit, Sarandė. Planimetria.

    ėshtė ndėrtuar mbi njė kodėr tė ulėt, qė ngrihet midis dy shtretėrve tė lumit tė Bistricės. Muret rrethuese kapin njė territor me gjatėsi 100 m e gjerėsi 80 m dhe kontrolloheshin nga 7 kulla drejtkėndėshe, tė cilat janė mjaft tė rrėnuara. Vetėm nga njėra prej tyre, qė ndodhet nė anėn perėndimore, ruhet njė faqe me lartėsi 10 m.

    Hyrja pėr nė manastir ka qenė nga lindja dhe pėrshkonte njė kullė katėrkėndėshe me ballė tė gjerė.

    Muret mbrojtėse janė mė tė hershme se kisha ekzistuese dhe duhet tė lidhen me krijimin e manastirit, qė sipas gojėdhėnės i atribuohet periudhės sė sundimit tė Kostandin Monomakut (1042-1045).

    Pak a shumė e kėsaj (periudhe ose mė e hershme ėshtė njė kishe nė qytetin e Durrėsit. e cila nė fillim tė shek. XVI u kthye nė xhami (5) ). Nė muret me tulla tė kishės na tėrhoqėn vėmendjen disa tė ēara nė tė djathtė tė absidės. Ato kishin njė lartėsi prej 0,20 m, ishin po kaq tė gjera nė anėn e brendshme dhe ngushtoheshin nga jashtė nė 5-6 cm, duke pėrshkuar pjerrėtas trashėsinė e murit. Kėto tė ēara s´mund tė kenė qenė gjurmė tė brezave tė drurit, pasi ato ngushtohen nė anėn e jashtme, e pėrshkojnė murin pjerrėtas dhe duke u ndodhur gjithashtu nė lartėsi tė pėrshtatshme, ato s´mund tė jenė tjetėr veēse frėngji.

    Njė nga manastiret mė tė rėndėsishme nė Shqipėrinė e Veriut ka qenė ai i Shėn Serxhit dhe Bakut nė breg tė lumit Buna (Shkodėr), nga i cili ka marrė emrin dhe fshati i sotėm Shirgj.

    Rrėnojat e kishės qė ruhen akoma nga ky manastir, paraqesin njė nga ndėrtimet mė tė bukura tė arkitekturės romanike nė vendin tonė. Manastiri ka pasur rėndėsi edhe pėr hir tė punėve qė kanė qenė tė lidhura me skelėn, tregun dhe doganėn. Rreth manastirit ishin ndėrtuar magazina, zyra doganore dhe shtėpitė pėr tregti. Pėr kėtė arsye ai, rreth viteve 1400-1419, u fortifikua nga venecianėt me njė kėshtjellė druri, ndėrsa ndėrtime mbrojtėse mė tė hershme akoma nuk janė vėrtetuar.

    Pati dhe manastire tė tjera, qė u fortifikuan nė prag tė pushtimit turk si abacia nė Malin e Shenjtė tė Mirditės, Retėsi, etj. Gjithashtu qyteti i Svaēit (Shasi), qė ishte mė tepėr njė seli fetare se sa qendėr e banuar, u fortifikua rreth vitit 1406 me kėrkesė tė peshkopit tė qytetit, qė ju drejtua venecianėve.

    Gati tre shekuj mė vonė, peshkopi Vladani, pasi hyri nė konflikt me turqit, mė 1676, urdhėroi ndėrtimin e njė kullė (shtėpi e fortifikuar) nė famullinė e Shėn Nikollės. Por nga kėto manastire nuk ruhen gjurmė ndėrtimesh.

    Nė gjendje relativisht tė mirė na janė ruajtur disa manastire tė fortifikuara nė Shqipėrinė Jugore, midis tė cilave tė tėrheqin vėmendjen veēanėrisht manastiret e Krorėzit, Kakomesė (6) , Kamenosė, etj.

    Fig. 192 — Manastiri i fortifikuar i Kamenosė, Sarandė.

    Nė manastirin e Kakomesė,

    Fig. 190a — Manastiri i fortifikuar i Kakomesė, Sarandė. Pamje e pėrgjithshme.

    Fig. 190b — Manastiri i fortifikuar i Kakomesė, Sarandė. Pamje.

    Fig. 190c — Manastiri i fortifikuar i Kakomesė, Sarandė. Planimetria.

    Fig. 190d — Manastiri i fortifikuar i Kakomesė, Sarandė. Planimetria.

    qė pėrbėhet nga kisha, konakėt e manastirit dhe njė mur rrethues ruhet njė banesė e fortifikuar e tipit «kullė». Kulla ėshtė trikatėshe, ku secili kat pėrbėhet nga njė kthinė e vetme.

    Kati i parė shėrbente si bodrum dhe komunikonte me njė portė tė mbuluar me hark rrethor. Nė katin e dytė hyhej nėpėrmjet njė shkalle guri tė vendosur 1,5 m larg portės dhe te njė ure tė lėvizshme. Dy katet e para janė pajisur me frėngji nė tė katėr muret, ndėrsa kati i tretė, pėrveē frėngjive, ka edhe disa dritare tė vogla pėr ndriēim. Katet ndaheshin nga dysheme druri dhe ēatia ishte mbuluar me rrasa guri. Pėr t´u ruajtur nga djegia, nuk ka pasur strehė, por pėrfundonte me njė kornize guri.

    Manastiri i Krorėzit

    Fig. 191a — Manastiri i fortifikuar i Krorzit, Sarandė. Pamje.

    Fig. 191b — Manastiri i fortifikuar i Krorzit, Sarandė. Rikonstruksion.

    Fig. 191c — Manastiri i fortifikuar i Krorzit, Sarandė. Planimetria.

    Fig. 191d — Manastiri i fortifikuar i Krorzit, Sarandė. Planimetria.

    ndodhet pranė tė parit mbi njė kodėr nė breg tė detit, prej sė cilės soditet njė pamje mjaft e bukur. Si nė Kakome edhe kėtu ruhet njė kullė trikatėshe e fortifikuar, por nė tė cilėn, pėr shkak tė mosnivelimit tė terrenit hyhet pa shkallė drejt nė katin e dytė.

    Nė katin e tretė, pėrveē frėngjive, ndodhet dhe njė mashikul guri qė del konsol dhe shėrbente pėr mbrojtjen e hyrjes.

    Tė dy manastiret janė ndėrtuar rreth mesit tė shek. XVII. Ndryshe nga manastiret e Krorėzit dhe tė Kakomesė, manastiri i Demės (rrethi i Sarandės) i sė njėjtės kohė, mbrohet nga njė mur rrethues i pajisur me kulla, tė cilat nė anėn e brendshme janė. krejtėsisht tė hapura.

    Pėrveē kishave dhe manastireve ka pasur edhe ura tė fortifikuara, por kėto nuk na janė ruajtur deri nė ditėt tona edhe pėr faktin se kanė qenė tė rralla dhe nė ndonjė rast me materiale jo rezistente, siē ėshtė druri. Me tė dhėnat qė kemi deri tani, kėtė gjini ndėrtimesh mund ta ilustrojmė vetėm me dy shembuj. Nė shek. XV, njė urė e, fortifikuar lidhte dy brigjet e Bunės. Ura u ndėrtua nė vitin 1478 nga turqit, gjatė rrethimit tė dytė tė Shkodrės dhe kishte pėr qėllim tė pengonte afrimin e anijeve pėr tė ndihmuar Shkodrėn e rrethuar.

    Nė veprėn e Barletit «Mbi rrethimin e Shkodrės», nuk bėhet fjalė pėr llojin e materialit, me tė cilėn u ndėrtua ura, por sigurisht ajo ka qenė prej druri. Nė tė dyja anėt e urės u ndėrtua nga njė kullė. Njėra nga kullat iu ngarkua pėr ta ndėrtuar bejlerbeut tė Rumelisė, ndėrsa tjetra atij tė Anadollit.

    Kullat u pajisėn me mjete tė shumta luftimi dhe municione dhe pas kėsaj, pjesa kryesore e ushtrisė u largua, duke lėnė pjesėn tjetėr pėr tė vazhduar bllokimin e qytetit.

    Ura tjetėr i pėrket njė periudhe mjaft mė tė vonė dhe ndryshe nga e para ajo ėshtė prej guri.

    Ura ndodhet nė qytetin e Gjirokastrės dhe i shėrbente ujėsjellėsit qė ēonte ujin nė kala, i ndėrtuar nga Ali pashė Tepelena pas pushtimit tė Gjirokastrės, mė 1813. Nė njė skaj tė urės ndodhej pusi i kontrollit dhe pranė pusit njė kullė e lartė me muraturė guri e me plan katror.

    Kulla ruante urėn dhe kryesisht pusin e kontrollit.

    (1)Mission..., 368
    (2)H. Hidri. Bazilika paleokristiane e Arapajt. Sesion shkencor, 21 nėntor 1979, Durrės.
    (3)Kjo informatė dhe tė dhėnat e tjera rreth kishės, i detyrohen H. Myrtos, arkeolog nė muzeun e Durrėsit.
    (4)A. Meksi Arkitektura e kishės sė Mesopotamit. Monumentet 3, 1972, fq. 47-95.
    (5)A. Meksi. Dy bazilika mesjetare tė panjohura. Monumentet 13.
    (6)A. Meksi. Arkitektura e kullės si banesė. Monumentet, 193-198.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com