• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI

    GJERAK KARAISKAJ

    FORTIFIKIMET Nė SHEKUJT XVIII-XIX

    Periudha e pashallėqeve tė mėdha shqiptare.

    Shthurja e regjimit feudale-ushtarak osman qė sapo kishte filluar nė Perandorinė Osmane gjatė shekullit XVI, nė shekullin XVII kishte bėrė hapa pėrpara. Ky proces u shfaq edhe nė Shqipėri nė pjesėn e parė tė kėtij shekulli.

    Pakėsimi i fushatave ushtarake fitimtare, mbi tė cilat mbėshtetej tėrė sistemi i Perandorisė Osmane, shpenzimi nė mėnyrė joproduktive i tė ardhurave tė fituara nga luftėrat dhe taksat, krijimi i shteteve tė centralizuara nė Evropėn Perėndimore dhe shpėrngulja e qendrės ekonomike botėrore nga Mesdheu nė bregdetin evropian tė Atlantikut, ishin nga faktorėt kryesorė qė shkaktuan rėnien e Perandorisė Osmane.

    Me shthurjen e sistemit feudalo-ushtarak dhe dobėsimin e pushtetit qendror turk u dobėsua edhe administrata shtetėrore e Perandorisė. Kjo u dha rast feudalėve tė fuqishėm shqiptarė tė fuqizoheshin ekonomikisht dhe politikisht. Me forcimin e pozitave tė tyre, ata tani mbanin pranė vetes njė aparat nėpunėsish dhe njė ushtri personale mercenarėsh. Vetė shteti turk, duke qenė nė vėshtirėsi tė madhe financiare, i lakmonte pėr vete pasuritė qė ata kishin grumbulluar. Synimi qė ata kishin pėr t´u shkėputur nga sundimi osman bėri qė tė lindnin kontradikta tė ashpra midis feudalėve tė mėdhenj shqiptarė dhe pushtetit qendror. Shpeshherė sulltanėt dėrgonin ekspedita ndėshkimore kundėr tyre. Me kalimin e kohės kėta feudale u kthyen nė sundimtarė gjysmautonomė dhe autonome qė qėndronin nė krye tė territoreve tė mėdha apo tė vogla, qė u quajtėn pashallėqe dhe qė zėvendėsuan ndarjen e vjetėr administrative tė sanxhaqeve. Qė nė mesin e shekullit XVIII, nė Shqipėri ishin krijuar pashallėqet e Shkodrės, Delvinės, Vlorės, Elbasanit, etj. Sundimtarėt e pashallėqeve kthyen nė vasalė feudalėt e tjerė brenda pashallėkut tė tyre. Ata krijuan kėshtu aristokracinė e lartė shqiptare, familjet e sė cilės thirreshin oxhaqe. Tendenca pėr tė zgjeruar pashallėqet nė kurriz tė pashallėqeve fqinje, shkaktoi: shpėrthimin e konflikteve tė armatosura midis sundimtarėve tė kėtyre pashallėqeve, tė cilėt vazhduan, nė disa raste, dhe me dhjetėvjeēare. Kjo periudhė karakterizohet nga konflikte dhe luftėra tė vazhdueshme midis feudalėve, si dhe midis feudalėve nga njėra anė dhe masave tė shfrytėzuara tė qytetarėve e fshatarėve nga ana tjetėr.

    Luftėrat feudale morėn pėrpjesėtime mė tė mėdha, sidomos nė pashallėqet e Shkodrės, Beratit dhe Janinės, tė cilat shėrbyern dhe si bėrthama pėr krijimin e pashallėqeve tė mėdha shqiptare. Nė funksion tė kėsaj gjendjeve qenė ngritur dhe fortifikimet. Zakonisht, nė qytetin kryesor tė pashallėkut, ku ishte edhe rezidenca e sundimtarit, vėrehen gjurmė mė tė dukshme tė ndėrtimeve mbrojtėse tė kėsaj periudhe. Kėto rezidenca qenė ngritur nė kalatė qė ekzistonin edhe mė parė, si Shkodra, Berati, Janina, etj, tė cilat u plotėsuan me ndėrtime mbrojtėse tė reja, qė u pėrgjigjeshin mė mirė zhvillimit qė kishte marrė artileria. Ka pasur edhe raste nė ndonjė pashallėk tė vogėl, si ai i Delvinės, ku janė mjaftuar me ndėrtimet ekzistuese pa bėrė ndonjė rindėrtim tė rėndėsishėm. Pas njė periudhe tė gjatė ndėrprerjeje, nė kėtė kohė janė bėrė ndėrtime tė kufizuara edhe nė qendrat e fortifikuara tė sanxhaqeve dhe vilajeteve tė dikurshme, si nė Elbasan, Krujė, etj. Pėr Elbasanin kjo del qartė edhe nga njė dokument i vitit 1802, ku thuhet se Abdulla Pasha, vuri fshatarė nga rrethi i Elbasanit pėr tė pastruar hendekun e kalasė qė ishte i mbushur dhe mbylli dy portat e jeniēerėve, punime qė zgjaten 2 vjet.

    Nė periudhėn e pashallėqeve, kalaja e Elbasanit ruajti karakterin e saj mesjetar, veēse nė njė kullė qė shihte nga pazari, mbi tė cilėn sot ndodhet kulla e sahatit, u hapėn tri frėngji tė mėdha pėr topa.

    Fig. 162 — Kalaja e Elbasanit. Kullė e rindėrtuar nė shek. XVIII.

    Kalaja e Peqinit nga njė kala garnizoni u kthye nė rezidencė pėr feudalėt vendas. Asaj ju shtuan katėr kulla, tri poligonale dhe njė katėrkėndėshe. Dy nga kullat e qosheve, qė ishin tė rrumbullakėta u kthyen nė poligonale,

    Fig. 163 — Kullė e shek. XVIII nė kalanė e Peqinit.

    u mbyllėn me mur hapėsirat midis bedenave, duke krijuar njė parapet tė pandėrprerė, nė tė cilin u hapėn frėngji topash dhe pushkė (1) .

    Pjesa e sipėrme e parapetit dhe e kullave u konturua me njė kornize gurėsh tė vendosur nė formė dhėmbėsharre. Gjithashtu, kullat u pajisėn me frėngji pushkėsh dhe topash.

    Fig. 164 — Kullė e shek. XVIII nė kalanė e Peqinit. Planimetria e kullės.

    Muret e kullave tė periudhės sė parė u rikonstruktuan, duke iu shtuar nė pjesėn e brendshme njė mur me trashėsi 0,60-0,75 m, mbi tė cilin mbėshtetej kupola prej guri, qė ndante katin e parė me tė dytin. Kėto kulla, nė kėtė periudhė, pėrbėheshin nga dy kate, ku secili kat kishte nga njė kthinė tė pajisur me frėngji. Katet e para kishin nga tri frėngji topash dhe dy pushkėsh, me nga tri tė ēara pėr gjuajtje, ndėrsa kati i dytė ishte pajisur vetėm me frėngji pushkė. Kullat mbuloheshin, si dhe nė periudhėn e parė, me ēati. Veshja nga jashtė dhe kthimi nė poligonale (tetėkėndėshe) i kullave tė rrumbullakėta tė qosheve ėshtė bėrė nė mėnyrė tė tillė qė faqet tė bien me pjerrėsi mbi terrenin. Tė njėjtėn pamje kanė edhe kullat e ndėrtuara rishtazi. Prej tyre, mė e rėndėsishme ėshtė njė kullė e madhe poligonale nė mesin e murit verilindor. Nė ndryshim nga kullat e tjera, kati i parė i saj ndahet nė tri kthina tė vogla, tė mbuluara me qemere cilindrike, tė cilat ndahen nė vetvete nė dy kate me dysheme druri, duke u lėnė njė lartėsi prej 1,40 m bodrumeve, qė shėrbenin si depo. Kati i sipėrm i kėsaj kullė kurorėzohet nga njė parapet i pajisur me frėngji tė shumta pushkė. Frėngjitė e topave tė shek. XVIII, ndryshe nga ato tė periudhės sė parė tė ndėrtimit (shek. XVI), kanė nė planimetri formėn e dy trapezave tė bashkuar kundrejt brinjėve mė tė ngushta, ku secila prej tyre mbulohet me nga njė qemer trungkonik. Kėshtu, ato lejojnė vendosjen e topave tė kalibrave mė tė mėdhenj dhe njė manovrim mė tė mirė tė tyre. Frėngjitė pėr pushkė na paraqiten nė anėn e brendshme nė formėn e njė kamareje drejtkėndėshe me tri tė ēara vertikale, tė cilat kontrollojnė drejtime tė ndryshme.

    Me ripėrshtatjet qė ju bėnė kalasė sė Peqinit, ajo u bė e aftė pėr t´i rezistuar pėr njėfarė kohe fuqisė sulmuese tė njė feudali fqinj. Kėshtu, kalaja e Peqinit, mundi t´u bėjė ballė pėr 8 muaj topave tė ulqinakėve qė sollėn bushatllinjtė nga Durrėsi, mė 1775, si dhe njė rrethim tjetėr prej 6 muajsh nė vitin 1785 (2) .

    Kalaja e Peqinit, duke qenė nė kufi tė dy pashallėqeve mė tė mėdha, atij tė Shkodrės dhe Beratit, ėshtė lakmuar prej tė dy palėve dhe ėshtė bėrė shkak luftėrash dhe grindjesh tė vazhdueshme, pėr tė mbajtur nė zotėrim atė dhe pėr pasojė edhe krahinėn pėrreth.

    Mbeturina tė rėndėsishme tė periudhės sė pashallėqeve konstatojmė edhe nė kalanė e Beratit, Krujės dhe Shkodrės. Nė Krujė, nga kjo periudhė ruhet njė kullė e rrumbullakėt, nė anėn lindore tė kalasė. Kulla ėshtė pajisur me katėr frėngji tė mėdha topash, me hapje nė anėn e jashtme dhe ngrihet fare pak mbi sheshin e kalasė. Po kėsaj periudhe i pėrkasin dhe njė pjesė e mureve tė parapeteve tė pėrshkuara nga frėngji pėr armė zjarri.

    Nė Bėrat, ndėrtimet mbrojtėse tė shek. XVIII-XIX zėnė vend mė tė rėndėsishėm, pasi Berati ishte qendra e njėrit nga tri pashallėqet e mėdha shqiptare. Kėto ndėrtime janė kryer nė periudhėn e sundimit tė Ahmet Kurt pashės dhe mė vonė, kur Berati ra nėn sundimin e tij, prej Ali pashė Tepelenės. Ahmet Kurt pasha e rindėrtoi kalanė me 1768. Punimet zgjaten 5 muaj dhe punuan 450 ustallarė (3) . Mė vonė, Ali pasha, pėrveē rindėrtimeve qė bėri brenda nė kala, ndėrtoi nga themelet njė kėshtjellė tė vogėl mbi njė kodėr nė verilindje tė saj, pėrballė hyrjes kryesore.

    Nga kjo kėshtjellė, e njohur me emrin «kalaja e Biftės», sot nuk ruhet mė asnjė gjurmė. Ndėrtimet e periudhės sė pashallėqeve nė kalanė e Beratit konsistojnė, pėrveēse nė riparimin e mureve dhe nė ndėrtimin e parapeteve me frėngji, nė oborrin e fortifikuar, pranė hyrjes kryesore, nė ndėrtimin e disa kullave dhe nė hapjen e ndonjė frengjie pėr topa gjatė murit rrethues. Pėr t´u pėrmendur janė dy kulla nė anėn jugore, tė cilat kontrollojnė rrugėn qė kalon gjatė luginės sė Osumit, bri kodrės sė kalasė, si dhe tė njė kullė poligonale pėr artileri, tė shkėputur nga muret rrethuese, e cila kontrollon mė nga afėr kėtė zonė.

    Fig. 165 — Kullė e shek. XIX nė kalanė e Beratit.

    Kullat e kėsaj periudhe kanė forma poligonale, zakonisht gjashtėkėndėshe me faqe qė bien me pjerrėsi mbi terrenin. Muret e tyre kanė njė trashėsi prej 2.5 m dhe janė tė ulėta, nė pjesėn e brendshme, deri nė nivelin e katit tė dytė, pėr tė pasur qėndrueshmėri kundrejt goditjeve tė artilerisė, janė tė mbushura me dhė, ndėrsa kati II i lirė ėshtė pajisur me frėngji pėr topa. Kulla e veēuar pranė bregut tė lumit ėshtė me tri frėngji tė mėdha pėr topa tė kalibrit tė rėndė. Frėngjitė, nė anėn e brendshme kanė njė gjerėsi prej l m, ndėrsa nga jashtė hapėn me 2.80 m dhe mbulohen me qemere trungkonike. Siē kuptohet dhe nga gjurmėt e ruajtura, kulla mbulohej me ēati. Faqet e jashtme tė kėsaj kullė janė ndėrtuar me gurė tė vegjėl, tė latuar nė forma drejtkėndėshe, tė vendosur nė rreshta paralele. Kati i poshtėm i mbushur me dhe, kufizohet prej ambientit tė frėngjive nė anėn e jashtme nga njė kornize gurėsh tė punuar, qė dalin nė formė dhėmbi. Nga kjo pikėpamje ajo tė kujton ndėrtimet fortifikuese tė Ali pashė Tepelenės dhe ngjason mė tepėr me kullat e kalasė sė Gjirokastrės e Tepelenės.

    Kalasė sė Shkodrės, nė kohėn e sundimit tė pashallarėve bushatllinj, ju bėnė disa ripėrshtatje. Muret perimetrale u pajisėn me frėngji tė mėdha pėr topa. Si dhe nė kalatė e tjera tė kėsaj periudhe, ato kanė nė planimetri formėn e njė trapezi me bazėn e madhe tė drejtuar nė anėn e jashtme. Njė kullė masive, me planimetri tė ērregullt, e ndėrtuar pėr artileri, qe ngritur nė skajin perėndimor tė kėshtjellės dhe kontrollonte rrugėn qė vjen nga Lezha pėr nė Shkodėr si dhe kalimin e Bunės tek ura e Bahēallėkut. Ajo ka njė dalje sekrete jashtė mureve tė kalasė, e cila ėshtė maskuar prej shikimit nga poshtė me anėn e njė muri tė vogėl tėrthor, i cili, me trashėsinė e tij prej 2,50 m shėrbente edhe pėr ta mbrojtur kėtė dalje nga goditjet me armė zjarri apo artileri.

    Fig. 165a — Kalaja e Shkodrės. Kullė e periudhės sė Bushatllinjve, shek. XVIII.

    Kulla ka njė lartėsi prej 12 metra dhe trashėsi muresh 2,20 m. Ajo ndahet nė tri kate nga qemere cilindrike me muraturė guri. Platforma e kullės e kurorėzuar nga frėngji tė mėdha topash, ndodhet nė njė rrafsh me terrenin e brendshėm tė kalasė. Kėshtu, pėr tė hyrė nė katin e sipėrm tė kullės, ėshtė ndėrtuar njė tunel i mbuluar me qemer, i spos-tuar nė brendėsi tė kalasė, nėpėrmjet tė cilit zbritet me shkallė nė katin e sipėrm tė kullės, ndėrsa katet e tjera lidheshin midis tyre me shkallė tė gurta, tė ndėrtuara nė njė skaj tė murit perimetral tė saj. Por ndėrtimet mė tė rėndėsishme u kryen nė pjesėn qendrore tė kalasė, paralel me murin ndarės tė oborrit tė dytė, nė atė kohė i rrėnuar, u ndėrtua njė mur i ri me lartėsi 5 m, i cili ndėrpriste mespėrmes territorin e brendshėm tė kalasė. Gjatė kėtij muri ruhen dy porta, njėra nė skajin lindor ndėrsa tjetra nė mes. Portat janė mbuluar me qemere cilindrike, qė nė pamjen ballore pėrfundojnė me njė hark trefish gurėsh tė punuar me kujdes,

    Fig. 165b — Porte nė murin ndarės tė oborrit tė dytė shek. XVIII, Shkodėr.

    rreth 20 m larg kėtij muri, nė brendėsi tė kalasė, ėshtė ndėrtuar dhe njė mur tjetėr paralel me tė parin, qė sė bashku veēojnė pjesėn qendrore tė kalasė. Brenda tyre kanė qenė ndėrtuar midis tė tjerave edhe depo tė nėndheshme, njėra prej tė cilave ruhet akoma nė gjendje tė mirė. Periudhės sė pashallė-qeve i pėrket dhe rindėrtimi i njė pjese tė mirė tė murit ndarės tė kėshtjellės, i cili nė pjesėn e sipėrme ėshtė pajisur me frėngji pėr armė zjarri. Tė gjitha ndėrtimet e kėsaj periudhe dallohen nga teknika e ndėrtimit me gurė tė latuar me kujdes, nė forma tė rregullta katėr-kėndėshe, tė vendosura nė rreshta paralele. Nganjėherė janė pėrdorur ganxha prej hekuri tėrthor fugave paralele, qė lidhin rreshtat e gurėve, ashtu siē i takojmė dhe nė urat e shek. XVIII-XIX. Gjithashtu, nė disa nga gurėt e veshjes, nė vende tė dukshme janė gdhendur shpata me teh tė harkuar, simbol i njohur dhe nė ndėrtime tė tjera tė shek XVIII-XIX.

    Por midis gjithė sundimtarėve tė pashallėqeve, u dallua pėr ngritje fortifikimesh Ali pashė Tepelena, i cili nga fundi i sundimit tė tij, mundi tė krijojė njė shtet thuajse tė pavarur, me kryeqendėr Janinėn. Nė kufijtė tanė shtetėrorė ndodhet vetėm njė pjesė e kalave tė ndėrtuara apo tė rindėrtuara prej tij, si Tepelena, Gjirokastra, Shėn-Triadha, Mahallaja, Porto-Palermo, etj. Qėllimi i Ali Pashės nė ndėrtimin e njė rrjeti tė tėrė fortifikimesh nė territorin e sunduar prej tij ishte jo vetėm zhdukja e anarkisė feudale dhe sundimi i plotė i vendit, por edhe krijimi i njė shteti tė pavarur shqiptar, ku tė pėrfshihej edhe Shqipėria Veriore. Midis ndėrtimeve tė tjera Aliu u vuri rėndėsi tė veēantė fortifikimeve dhe nxitoi tė ndėrtonte njė sistem tė tėrė kėshtjellash dhe kullash tė veēuara, pasi parashikonte njė konflikt tė armatosur me Turqinė. Prandaj kėshtjellat e tij janė ngritur nė pika tė rėndėsishme strategjike, pranė rrugėve nga mund tė kalonte ushtria turke si dhe nė qytetet dhe portet kryesore. Pėr mė tepėr, Ali pashė Tepelena filloi tė krijonte njė rajon tepėr tė fortifikuar nė krahinėn malore tė Sulit, tė cilėn do ta kishte nė rast nevoje si vend tė rezistencės sė fundit, pėr tė pasur mundėsi tė grumbullonte dhe riorganizonte forcat kundėr ushtrisė turke superiore nė numėr.

    Nė ndėrtimit e tij ushtarake Aliu pėrdori njė numėr tė madh arkitektėsh dhe inxhinierėsh tė huaj francezė dhe italiane, por nė krye tė punimeve, nga viti 1800 deri rreth 1812, qėndronte Petro Korēari (4) , njė mjeshtėr shqiptar, tė cilin konsulli i pėrgjithshėm i Francės nė Shqipėri, Fransua Pukėvili, e quan «Voban» (5) tė tij. Vetė Aliu ndėrhynte shumė nė punimet dhe nuk kishte besim nė arkitektėt e huaj. Ai pėrdori pėr ndėrtimin e kėshtjellave mjeshtra nga krahina e Korēės, Pėrmetit, Gjirokastrės, Janinės dhe Dibrės.

    Veē kalave qė ndėrtoi Ali Pasha, jashtė territorit tė sotėm tė Shqipėrisė, si nė Janinė, Prevezė, Artė, Sul, etj., ai ndėrtoi shumė fortifikime edhe brenda kėtij territori, si nė Tepelenė, Gjirokastėr, Shėn-Triadhė, Butrint, Mahalla, Libohovė, Shėn-Vasi, Porto-Palermo, Bėrat.

    Pjesa mė e madhe e kėtyre fortifikimeve ruhet nė gjendje tė mirė apo tė mjaftueshme pėr t´u studiuar. Ndėrtimet ushtarake tė Ali Pashės dallohen nga teknika e ndėrtimit me gurė tė latuar me kujdes, dhe kur lejonte terreni, nga format e rregullta gjeometrike, nė tė cilat mbizotėronte drejtkėndėshi, nga kullat dhe muret e ulėta e me faqe tė pjerrėta nė anėn jashtme, frėngjitė e mėdha pėr topa me hapje nga jashtė si dhe nga disa elemente dekorative, si kornizat prej guri, qė konturojnė zakonisht pjesėn e sipėrme tė kurtinave dhe kullave, me lartėsi tė barabartė. Jo tė gjitha kalatė e Ali Pashės janė tė njė rėndėsie dhe u ėshtė kushtuar i njėjti kujdes. Sipas qėllimit dhe rrethanave, nė tė cilat ato u ndėrtuan, kombinohet utiliteti, qėndrueshmėria dhe madhėshtia.

    Vendlindjen e tij, Tepelenėn, Aliu donte ta bėnte njė rezidencė tė dytė tė tij pas Janinės qė tė mos binte mė poshtė nga ajo nga shkėlqimi dhe madhėshtia. Por para se tė ndėrtonte kalanė nė kėtė qytet, Aliu synoi tė nėnshtronte njė herė krahinėn e Gjirokastrės, Delvinės dhe Himarės e sidomos tė kishte njė dalje nė det nė kėtė zonė, ku si vendin mė tė pėrshtatshėm gjeti Butrintin. Kėshtu, rreth vitit 1797, ai ndėrtoi njė kėshtjellė tė vogėl nė fshatin Mahalla tė Delvinės, mbi niė kodėr tė ulėt, nga ku zotėrohej njė pjesė e luginės sė lumit Pavlla. Kjo ishte njė kėshtjellė e dobėt, muret e saj kishin njė gjerėsi prej vetėm 0,75 m dhe lartėsi 3,50 m. Me planimetri nė trajtėn e njė trapezi, ajo ka katėr kulla drejtkėndėshe nė qoshet dhe dy hyrje, nga tė cilat hyrja kryesore pėrshkon murin verior, ndėrsa tjetra, mė e vogėl, murin jugor.

    Fig. 166a — Kalaja e Mahallasė, Sarandė. Pamje e brendshme.

    Fig. 166b — Kalaja e Mahallasė, Sarandė. Planimetria.

    Kullat me lartėsi 7 m janė ndarė me dysheme druri nė dy ose nė tri kate. Ato bien me faqe vertikale dhe i ngjajnė mė tepėr njė banese tė zakonshme tė fortifikuar se sa kullave tė njė kėshtjelle. Katet e para janė pajisur me frėngji pushkė dhe ndonjė dritare tė vogėl, ndėrsa katet e sipėrme, qė shėrbenin pėr banim, ndriēoheshin nga dritare relativisht tė gjera, tė mbuluara me harqe guri ashtu siē i takojmė edhe nė banesat e kėsaj kohe. Tė gjitha kullat mbuloheshin me ēati me konstruksion druri me katėr kullime. Brenda kėshtjellės qe ndėrtuar njė banesė, konturet e jashtme tė sė cilės shquheshin akoma midis rrėnimeve.

    Kėshtjella e Mahallasė

    Fig. 166c — Kalaja e Mahallasė, Sarandė. Pamje e pėrgjithshme.

    Fig. 166d — Kalaja e Mahallasė. Rikonstruksioni.

    ndryshon shumė nga cilėsia nga shumė fortifikime tė tjera tė ndėrtuara prej Ali Pashės. Kjo ndodh jo sepse ishte njė nga fortifikimet e para tė ndėrtuara prej tij, por nga vetė qėllimi dhe rrethanat, nė tė cilat u ndėrtua. Pa dyshim, ajo u ngrit nė njė kohė mjaft tė shkurtėr, gjė qė ta sugjeron edhe sasia e paktė e materialit tė pėrdorur.

    Ali Pasha e ndėrtoi kėtė kala pėr tė qenė mė afėr ngjarjeve, qė po zhvilloheshin nė Butrint pas likuidimit tė Republikės sė Venedikut dhe pushtimit nga francezėt tė Ishujve Jonianė dhe pėr tė pasur njė vetėqėndrim mė tė sigurtė kundrejt ndonjė sulmi tė papritur prej sanxhakbeut tė Delvinės, qė ishte nė armiqėsi me tė. Pra, ajo qe e caktuar ti qėndronte sulmit tė njė fuqie tė vogėl dhe armėve tė lehta.

    Vetė pozicioni i kėsaj kalaje, nė njė vend tė thellė e tė izoluar, tė rrethuar nė tė katėr anėt me kodrina e male, fshihte synimet e Ali Pashės pėr pushtimin e Butrintit para se Turqia tė kishte hyrė nė luftė me Francėn. Njė qėllim tė ngjashėm ka pasur edhe kėshtjella e Shėn-Triadhės.

    Fig. 167 — Pamje e kalasė sė Shėn-Triadhės, Gjirokastėr.

    Ajo u ndėrtua pėr tė mbajtur nėn presion qytetin e Gjirokastrės, tė cilin Aliu prej kohėsh ėndėrronte ta fuste nėn zotėrimin e tij. Kėshtjella e Shėn-Triadhės u ndėrtua rreth viteve 1809-1810 mbi njė nga lartėsitė e vargut tė kodrave, qė shtrihen nė lindje tė luginės sė Drinosit, pėrballė qytetit tė Gjirokastrės, me qėllim qė tė kontrollonte rrugėt e furnizimeve dhe pėr tė kryer herė pas here inkursione kundėr kėtij qyteti, qė duhet ta ndjente mė nga afėr praninė e fuqisė sė Ali Pashės. Kėshtjella ka formė katėrkėndėshe me katėr kulla poligonale nė qoshet, ndėrsa hyrja e vetme hapej nga veriu kundrejt njerės nga brinjėt mė tė ngushta midis dy kullave tė kėsaj ane. Teknika e ndėrtimit ėshtė po ajo, e njohur nė ndėrtimet e tjera tė Aliut, me gurė tė vegjėl drejtkėndėsh, tė punuar me kujdes e tė vendosur nė rreshta tė rregullt. Nė gjendjen qė ka arritur nė ditėt tona, kjo kėshtjellė nuk ruan as parapete, frėngji apo elemente tė tjera tė fortifikimit. Pjesa mė e ruajtur e njė muri dhe e njė kullė arrin lartėsinė 7 m. Ndėrtimet e brendshme kanė qenė tė shumta nė kėtė kėshtjellė. Ato shėrbenin pėr qėndrimin e garnizonit, ruajtjen e ushqimit dhe municionit. Prej tyre ruhet vetėm njė kthinė e mbuluar me qemer cilindrik, e cila ka si mur tė jashtėm vetė murin jugor tė kėshtjellės. Megjithėse njė nga kėshtjellat e dobėta tė Ali Pashės, ajo ishte e denjė pėr tė pėrmbushur qėllimin qė i qe caktuar. Kėtė e tregojnė ngjarjet e mėvonshme pėr pushtimin e kalasė sė Gjirokastrės si dhe vetė fakti qė gjirokastritėt nuk kishin njė forcė tė tillė sulmuese qė tė pengonin ndėrtimin e saj. Njė diēka tjetėr, qė e favorizonte garnizonin e Shėn-Triadhės, ishte dhe vetė terreni i lartė kodrinor, mbi tė cilin qe ndėrtuar kėshtjella.

    Njė kėshtjellė tjetėr katėrkėndėshe Ali Pasha e ndėrtoi nė Butrint, pranė grykės sė derdhjes nė det tė kanalit tė Vivarit.

    Fig. 168a — Kalaja nė derdhje tė kanalit tė Vivarit, Butrint. Pamje.

    Fig. 168b — Kalaja nė derdhje tė kanalit tė Vivarit, Butrint. Planimetria.

    Ajo u ndėrtua me nxitim rreth viteve 1807-1808, pėr tė ndaluar zbarkimin e ushtrive franceze tė Korfuzit. Kėshtjella ka pėrmasa 20x30 m, me katėr kulla tė vendosura nė qoshet. Dy kullat e drejtuara nga deti kanė planimetri rrethore, ndėrsa dy tė tjerat, nė anė tė kundėrt, janė katėrkėndėshe. Midis kėtyre tė fundit ndodhet edhe porta kryesore e kėshtjellės. Njė portė tjetėr mė e ngushtė ėshtė hapur nė mesin e murit verior, nė drejtim tė bregut tė kanalit.

    Mėnyra e mbrojtjes sė kėsaj porte tė tėrheq vėmendjen nė mėnyrė tė veēantė. Pėrveē dy kullave, qė e mbronin nga ana e jashtme, ajo ka dhe njė sistem tė brendshėm fortifikimi. Kur hyn nė kėshtjellė nga kjo portė, do tė kalosh mė parė nė njė kthinė tė ngushtė dhe tė gjatė, tė mbuluar me qemer cilindrik, tė cilės nė tė dy krahėt i mbėshteten dy kthina tė tjera tė barabarta nga gjatėsia. Ndėrsa kthina qėndrore, e cila komunikon me portėn, ėshtė e hapur, dy tė tjerat janė tė mbyllura me mur dhe komunikojnė me oborrin e kėshtjellės me anėn e portave. Kthina lindore nuk ka asnjė dritare dhe shėrbente si depo, ndėrsa ajo perėndimore ėshtė njė kthinė me frėngji pėr mbrojtjen e portės. Prej saj, tri frėngji pushkė tė pjerrėta shpojnė murin verior tė kėshtjellės. Dy tė parat drejtohen nga deti, pėr tė asgjėsuar armikun para se t´i afrohej portės. Frėngjia tjetėr drejtohet nė tė kundėrt tė tė parave. Ajo pėrshkon qoshen veriore tė murit lindor tė kthinės dhe pas tij, vetė murin e kėshtjellės, duke pėrfunduar fare pranė paturės sė portės. Kjo e fundit kishte si funksion mbrojtjen e portės, pasi armiku ta kishte arritur atė. Tri frėngji tė tjera pėrshkojnė murin lindor tė kthinės, qė ka njė gjerėsi prej 0,70 cm. Ato shėrbenin pėr tė asgjėsuar armikun, pasi ky tė kishte shpėrthyer portėn.

    Gjithēka nė ndėrtimin e kėsaj kėshtjelle tregon qė synimi kryesor ishte mbrojtja nga ana e detit. Nė kėtė drejtim janė ndėrtuar dhe kullat mė tė fuqishme tė pajisura me frėngji tė mėdha topash, trashėsia e mureve tė tė cilave arrin nė bazė 2,80 m, ndėrsa dy kullat e tjera me planimetri katėrkėndėshe, qė nuk i ekspozohen goditjes me artileri nga anijet, kanė njė trashėsi muresh 1,00-1,20 m. Muret dhe kullat kanė lartėsi tė barabarta, prej 5 m. Pjesa e sipėrme e mureve pėrfundon me njė parapet, qė pėrshkohet nga frėngji pushkė dhe kufizohet nė anėn e jashtme me njė kornize gurėsh tė punuar, qė dalin pak nga sipėrfaqja e murit. Kėshtjella nė derdhje tė Vivarit i takon njė periudhe tė vetme ndėrtimi. Ajo ėshtė ngritur brenda njė kohe tė shkurtėr, pėr tė pėrmbushur njė qėllim tė caktuar, duke kursyer materialin dhe ēdo element tjerėr qė nuk do t´i shėrbente drejtpėrsėdrejti mbrojtjes. Kėshtu mund tė shpjegohet ndėrtimi i kullave mė tė fuqishme vetėm nė drejtimet e mundshme tė sulmit, kujdesi i treguar pėr mbrojtjen e portės qė komunikon me kanalin, si dhe teknika e ndėrtimit rnė pak e kujdesshme nė anėt qė nuk i ekspozohen drejtpėrdrejt sulmit.

    Me njė pamje krejt tė ndryshme na paraqitet kėshtjella e Libohovės

    Fig. 169 — Kėshtjella e Libohovės. Pamje.

    me njė planimetri thuajse drejtkėndėshe 70x50 m. Ajo mbrohet nga 3 kulla poligonale nė qoshet dhe me njė bastion me formė tė ērregullt gjeometrike nė qoshen tjetėr.

    Fig. 170 — Kėshtjella e Libohovės Planimetria.

    Format e mprehta dhe kėrcėnuese tė bastionit, nė pjesėn mė tė dukshme tė kalasė, punimi i pėrsosur me gurė tė latuar, kornizat dhe format trungkonike tė theksuara tė kullave, fshehin nė tė vėrtetė dobėsinė e mureve tė kėsaj kėshtjelle, qė nė bazė nuk kanė njė trashėsi mė tė madhe se 1,40 dhe 0,70 m nė pjesėn e sipėrme. Ideja e madhėshtisė dhe e pushtetit tė Ali Pashės ka mbisunduar nė ndėrtimin e kėsaj kėshtjelle. Ajo ėshtė ndėrtuar mbi njė platformė shkėmbore, qė qėndron kėrcėnueshėm mbi fshatin e Libohovės. Kėtė kala, sė bashku me sarajin qė ajo rrethonte, Ali Pasha e ndėrtoi pėr tė motrėn e tij, Shanishanė.

    Pas nėnshtrimit tė bregdetit Jon, nga Butrinti deri nė Vlorė, Ali Pasha u kujdes tė ndėrtonte edhe nė kėtė zonė disa kėshtjella. Sipas dėshmisė sė konsullit francez Pukėvil, njė kėshtjellė u ndėrtua nė fshatin Shėn-Vasi, por ajo ishte me materiale tė dobėta, mė tepėr me plithar e dru dhe sot nuk ruan asnjė gjurmė. Por Aliu ndėrtoi njė kėshtjellė solide nė Porto-Palermo,

    Fig. 171a — Kėshtjella e Porto-Palermos. Pamje e pėrgjithshme.

    Fig. 171b — Kėshtjella e Porto-Palermos. Pamje e njė bastioni.

    e cila ruhet nė gjendje tė mirė edhe sot. E ngritur mbi njė rrip toke, qė futet thellė nė det, ajo ka njė formė katėrkėndėshe me katėr bastione tė mprehta nė qoshet. Por ndryshe nga kėshtjellat e pėrshkruara deri tani, ajo e Porto-Palermos ėshtė krejtėsisht e mbuluar dhe mbi parapetin qė rrethon tarracėn janė hapur shumė frėngji pėr topa. Nė brendėsi ka salla, depo dhe kthina tė shumta. Njė palė shkallė guri, tė ndėrtuara nė pjesėn qendrore, tė ngjisin, nė tarracė nėpėrmjet njė tė hapure katėrkėndėshe, tė lėnė aty pėr kėtė qėllim. Tė gjitha kthinat mbulohen me qemere guri. Njė kujdes i veēantė ėshtė treguar pėr mbrojtjen e hyrjes, qė ndodhet nė mesin e njėrit ballė, midis dy bastionesh. Nga brenda, ajo kontrollohet prej murit me frėngji pushkė tė njė kthine anėsore; gjithashtu njė mur me frėngji ėshtė ndėrtuar nė anėn e brendshme, pėrballė hyrjes. Ndėrsa nė anėn e jashtme, mbi qemerin e portės, del nė formė konsoli njė ballkon guri pėr hedhje rrėshire, njė rudiment mesjetar, qė i kishte kaluar koha dhe qė shėrbente nė kėtė rast mė tepėr pėr qėllim dekorativ.

    Por ndėrtimet mė tė rėndėsishme tė Ali Pashės nė Shqipėrinė e Jugut, ishin kalaja e Gjirokastrės dhe e Tepelenės. Kalaja e Gjirokastrės

    Fig. 172 — Kalaja e Gjirokastrės. Gravurė e shek. XIX (viz. E. Lir).

    Fig. 172a — Kalaja e Gjirokastrės. Pamje nga jugu.

    u pushtua nga Aliu nė vitin 1812 dhe menjėherė ai filloi rindėrtimin e saj. Projektues i disa pjesėve tė kalasė dhe njė nga zbatuesit kryesorė tė punimeve ishte Petro Korēari, ose mjeshtri Petro nga Pėrmeti, siē e quan Remerandi. Rindėrtimi i kalasė, i njė saraji dhe i disa godinave anekse u bė me njė ngutėsi aq tė madhe, saqė tė gjitha punimet u kryen brenda njė viti e gjysmė. Kalaja pėrmbante, pėrveē barakave pėr vendosjen e njė garnizoni prej 5.000 ushtarėsh, magazina tė shumta nėntokėsorė, qė ishin llogaritur mirė Pėr sigurimin e municioneve dhe ushqimeve tė nevojshme. Kalesa nėntokėsorė tė ēonin nė tė gjitha drejtimet e kėsaj kalaje, qė komandohej nga njė bastion pranė kėndit juglindor, pėr ndėrtimin e tė cilit kishin punuar afro 1.500 fshatarė (6) . Njė pjesė e madhe e kėtyre kthinave si dhe e ndėrtimeve tė tjera mbitokėsore ruhen edhe sot nė gjendje mjaft tė mirė.

    Kalaja ėshtė ndėrtuar mbi njė shkėmb, qė ka formė kurriz-peshku dhe sundon me lartėsinė e tij gjithė qytetin. Ajo ka njė planimetri nė formė tė ērregullt dhe tė pėrzgjatur, mbrohet nga 7 kulla

    Fig. 173a — Kalaja e Gjirokatrės. Pamje e pėrgjithshme.

    Fig. 173b — Kalaja e Gjirokatrės, Planimetria.

    qė kanė forma poligonale dhe trapezoidale dhe pėrshkohet nga 4 hyrje, prej tė cilave 3 janė kryesore dhe njėra e dorės sė dytė. Kullat dhe kurtinat kanė lartėsi tė barabarta. Kullat bien me faqe tė pjerrėta dhe kanė lartėsi tė mėdha, qė arrijnė deri nė 30 m. Pjesa e poshtme e tyre, deri nė njė lartėsi tė konsiderueshme, ėshtė e mbushur me dhė, ndėrsa pjesa e sipėrme pėrmban 1-2 kate, qė formojnė salla tė mėdha tė pajisura me frėngji tė mėdha topash. Nga sipėr, kullat mbulohen me qemere guri, qė krijojnė platforma, tė cilat shfrytėzohen gjithashtu pėr vendosjen e artilerisė. Topat vendosėn edhe mbi kurtina, nė parapetin e tė cilave alternojnė frėngjitė pėr topa me ato pėr pushkė. ėshtė pėr t´u pėrmendur kulla qė pėrfshihet nė kompleksin e hyrjes veriore.

    Fig. 174a — Kalaja e Gjirokastrės. Kompleksi i hyrjes veriore.

    Fig. 174b — Kalaja e Gjirokastrės. Kulla poligonale nė kompleksin e hyrjes.

    Fig. 174c — Kalaja e Gjirokastrės. Pamje e brendshme e kullės.

    Ajo ka nė planimetri formėn e njė shtatėkėndėshi, qė ngrihet mbi njė bazament tė rrumbullakėt dhe del 0,70 m nė formė xokolature nga faqet e kullės. Kulla ka njė lartėsi prej 30 m; deri nė lartėsinė 18 m ėshtė e mbushur nga brenda me dhė. Mbi kėtė nivel ndodhet dyshemeja e katit I. Lartėsia e kėtij kati ėshtė 7 m dhe pėrbėhet nga njė sallė e vetme, qė mbulohet prej katėr qemeresh cilindrike tė vendosura paralel me njėra-tjetrėn, tė cilėt mbėshteten nė muret anėsore tė kullės dhe mbi tri harqe tė vendosura me hapėsirė dritė tėrthor kurbaturės sė qemereve. Nė muret me trashėsi 3.30 m tė kėsaj khine janė hapur tri frėngji tė mėdha topash qė shikojnė nė drejtime tė ndryshme, ndėrsa nė njė lartėsi 4 m mbi dyshemenė ndodhen 7 dritare tė vogla 0,30x0,60 m, me pragje tė pjerrėta pėr shpėrndarjen e dritės, tė cilat nė anėn e jashtme ngushtohen dhe duken si frėngji pushkė. Platforma e kullės ėshtė rrethuar nga njė mur me lartėsi 2,25 m, nė tė cilin janė hapur 4 frėngji topash dhe 18 frėngji pushkė. Nga ana e jashtme, kulla ka njė pamje madhėshtore. E punuar me gurė tė skuadruar tė dimensioneve tė vogla, tė vendosur nė rreshta paralele, me faqe qė bien me pjerrėsi tė dukshme mbi terrenin, ajo e thyen ashpėrsinė e saj arkitektonike, vetėm nga kornizat e gurta, tė thjeshta apo tė trajtuara nė formė dhėmbėsharre, qė kufizojnė pjesėt e ndryshme arkitektonike si dhe nga frėngjitė e topave tė rrethuara nga harqe tė profiluara. Tė ēarat vertikale tė frėngjive pėr pushkė e lehtėsojnė pjesėn e sipėrme tė kullės mbi platformė. Njė pamje apo organizim tė ngjashėm kanė edhe kullat e tjera, por kryesisht ato qė ndodhen nė pjesėt mė tė dukshme.

    Me interes janė dhe hyrjet qė pėrshkojnė kėtė kala.

    Hyrja veriore

    Fig. 175a — Kalaja e Gjirokastrės. Hyrja veriore.

    Fig. 175b — Kalaja e Gjirokastrės. Korridori i hyrjes veriore.

    mbrohet nga krahu i djathtė prej kullės sė pėrshkruar si dhe murit nė vazhdim tė saj, qė ėshtė pajisur nė kėtė drejtim me frėngji tė shumta pėr armė zjarri. Muri qė vazhdon nė thellėsi tė hyrjes, kthen pranė saj, duke u bashkuar me njė kėnd tė gjerė me murin ballor tė hyrjes. Kjo kthesė ėshtė pajisur me tri frėngji pushkėsh. Nė tė njėjtėn mėnyrė, ėshtė vendosur nė krahun tjetėr tė hyrjes njė kthinė me frėngji, qė komandohen nga brenda dhe nė vazhdim tė tij njė mur i thjeshtė, qė do ta mbronte kėtė portė prej goditjeve anėsore nga distanca qė poshtė kodrės. Porta ėshtė trajtuar nė mėnyrė monumentale; mbi shpatullat mbėshtetet njė hark i dyfishtė, me gjerėsi rreth 0,60 m, prej gurėsh tė punuar, i cili futet pak nė thellėsi tė faqes sė murit, ndėrsa i gjithė konstruksioni i portės pėrfshihet nė njė fushė katėrkėndėshe tė thelluar, e konturuar me njė kornize guri. Mbi kėtė katėrkėndėsh dallohet njė hark shkarkues qė ėshtė nė fakt vazhdim i qemerit tė korridorit tė hyrjes. Nga porta hyhet nė njė korridor tė mbuluar me qemer cilindrik, i cili menjėherė merr njė kthesė gati 90° nga e djathta. Korridori i mbuluar ka njė gjatėsi prej 18 m dhe ndriēohet nga njė baxhė. Nė anėt e korridorit ndodhen kthina me frėngji tė drejtuara kundrejt portės. Nė mbarim tė tij, korridori bėn edhe njė kthesė tjetėr 90°, pėr tė dalė nė oborrin e kalasė. Muri fundor ėshtė pajisur me frėngji pusnkėsh, qė kontrollojnė gjithė gjatėsinė e galerisė, me pėrjashtim tė hyrjes. Trashėsia e mureve tė kalasė nė kėtė pjesė ėshtė 3,30 m. Porta jugore ėshtė mė pak e mbrojtur nga porta veriore, megjithėse dhe ajo ėshtė trajtuar nė mėnyrė monumentale, madje e punuar mė me kujdes. Nė fasadė ėshtė pothuajse e njėjta pamje. Paturat pėrbėhen nga pilastra guri monolit tė punuara mė me kujdes, qė pėrfundojnė nga sipėr me pjesė tė profiluara, tė cilat zėvendėsojnė kapitelet. Mbi kėto tė fundit mbėshtetet harku me gurė tė punuar. Ashtu si dhe nė portėn veriore, i gjithė konstruksioni pėrfshihet nė njė fushė drejtkėndėshe, qė del nė forme dhėmbi 5 cm nga muri i kalasė. Porta mbrohet nė krahun e djathtė nga njė kullė me majė tė mprehtė, qė ka nė planimetri formėn e njė katėrkėndėshi tė ērregullt. Nga porta hyhet nė njė korridor tė ngushtė me gjatėsi 10 m, i cili nga krahu i majtė lidhet, nėpėrmjet njė hapėsirė tė mbuluar me hark, me njė varg kthinash tė mbuluara me qemere cilindrike, tė cilat ndriēohen nga dritare tė hapura nė murin e jashtėm tė kalasė, ndėrsa nė tė djathtė ndodhet njė portė tjetėr, e cila tė ēon mė parė nė njė kthinė tė vogėl, tė mbuluar me qemer, nėpėrmjet sė cilės shkohet tek porta e kullės. Mbulesa e korridorit ėshtė realizuar nėpėrmjet dy qemerėve cilindrike, qė ndjekin njėri-tjetrin, ku i dyti ėshtė mė e ulėt. Hapėsira midis dy niveleve nė skajet e takimit tė dy qemerėve ėshtė mbyllur me njė mur, nė tė cilin janė hapur 3 frėngji, qė shikojnė nga porta.

    Fig. 176 — Kalaja e Gjirokastrės. Korridori i hyrjes jugore.

    Ato shėrbenin pėr ndriēimin e korridorit si dhe pėr mbrojtjen e portės.

    Porta e tretė kryesore, e quajtur «Porta e vezirit»,

    Fig. 176a — Kalaja e Gjirokastrės. Porta e Vezirit,

    Fig. 176b — Kalaja e Gjirokastrės. Porta e Vezirit. Pamje e brendshme.

    ndodhet pėrballė portės jugore, nė anėn tjetėr tė kalasė. Ndryshe nga hyrjet qė kemi pėrshkruar, ajo pėrshkon murin anėsor tė njė kullė katėrkėndėshe. Kėshtu qė rruga qė tė ēon tek ajo, kalon bri murit rrethues tė kalasė, i cili me frėngjitė e tij ėshtė i vetmi mjet mbrojtjeje pėr kėtė portė. Nga ana arkitektonike ajo ėshtė trajtuar si dy hyrjet e tjera. Kthina e brendshme e portės pėrbėhet nga nje korridor i gjerė i mbuluar me qemere dhe ka formėn e shkronjės L, i cili tė ēon nė drejtim tė galerisė qendrore tė kalasė. Pjesa qė i takon katit tė dytė tė kullės ndahet me dysheme druri. Ndryshe nga hyrjet e tjera, ku kthinat e rojeve ndodheshin nė anė tė korridorit, kėtu ato ndodhen nė katin e dytė tė kullės-portė. Ky kat pėrmban njė kthinė tė vetme, nė tė cilėn ruhen gjurmėt e katėr oxhakėve si dhe tė pesė dritareve, dy prej tė cilave janė hapur nga ana e portės.

    Midis ndėrtimeve tė shumta tė brendshme, nė kalanė e Gjirokastrės, tė bie nė sy nė mėnyrė tė veēantė niė sistem galerish tė mbuluara me qemere, qė zėnė pjesėn qendrore tė kėtij fortifikimi. Duke filluar nga porta perėndimore dhe «Porta e vezirit» nė drejtim tė jugut, kalon njė sistem trefish galerish, tė mbuluara me qemere. Galeria,

    Fig. 176c — Kalaja e Gjirokastrės. Galeri.

    qė i mbėshtetet murit jugperėndimor, formohet nga njė sistem qemerėsh cilindrike, qė vijnė paralel njėra pas tjetrės, pėrpendikular me murin rrethues. Kėto qemere mbėshteten nė njė anė nė murin e kalasė dhe nė anėn tjetėr mbi pilona masive 4 m tė gjerė tė lidhur me harqe. Pas galerisė sė pėrmendur vjen njė sistem dyfish galerish me mbulesė qemeresh, qė shkojnė paralel me murin rrethues dhe si tė parat, mbėshteten mbi harqe dhe pilona masive. Njė galeri e tillė, por rrėzė murit jugor shkon nė drejtim tė veriut pėr tek bastioni i kėndit.

    Fig. 176d — Kalaja e Gjirokastrės. Galeria Veriore.

    Galeritė e brendshme e shtonin solite-tin e kalasė nė pėrgjithėsi, dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, e mbronin prej goditjeve nga sipėr.

    Tepelena, vendlindja e Ali Pashės, ishte njė nga selitė mė tė preferuara tė tij. Prandaj, pak kohė pasi ai e shkėputi Tepelenėn nga dora e Ibrahim Pashės, sundimtarit tė pashallėkut tė Vlorės, filloi ndėrtimin e njė saraji tė madh qė kishte pėrfunduar nė vitet e para tė shek. XIX, ndėrsa ndėrtimin e kalasė, Aliu e filloi, kur po hynte nė konflikt tė hapur me Portėn e Lartė. Njė mbishkrim nė gjuhėn greke, qė ėshtė murosur mbi hyrjen lindore, e daton kėtė ndėrtimi me 1819 (7) .

    Muret e kalasė ndjekin formėn natyrore tė terrenit.

    Fig. 176e — Pamje e kalasė sė Tepelenės. Gravurė e shek. XIX (viz. E. Lir).

    Fig. 176f — Pamje e pjesshme e kalasė sė Tepelenės.

    Ashtu si dhe kalaja e Gjirokastrės ajo nuk ka ndonjė formė tė rregullt gjeometrike. Pėrveē tri kullave poligonale, qė janė vendosur nė kthesat kryesore tė mureve, pėr tė kontrolluar mė mirė kėto tė fundit, janė pėrdorur shpeshherė edhe dalje me kėnd tė drejtė tė kurtinave qė shohin nė drejtimet kryesore tė lėvizjes sė mundshme tė sulmuesve, tė cilat zėvendėsojnė nė kėto raste kullat ndėrmjetėse. Terreni mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar kalaja, paraqet pengesa tė fuqishme natyrore, nga ana lindore dhe pjesėrisht nga veriu; nga perėndimi, ku ndodhet edhe njė nga hyrjet e kalasė, terreni ėshtė i ulėt dhe pėr mė tepėr, nė kėtė anė, kalaja zotėrohet nga njė kodėr mė e lartė. Kėshtu, pėr sa i pėrket aftėsive mbrojtėse, kalaja e Tepelenės qėndron shumė mė poshtė nga ajo e Gjirokastrės.

    Muret vijnė duke u zgjeruar nė bazė, duke rėnė me pjerrėsi nė anėn e jashtme dhe kanė njė trashėsi qė lėviz nga 2,50-5,00 m nė pjesėn e poshtme dhe 2-4 m nė tė sipėrmen. Nė brendėsi, ato pėrforcohen me breza druri dhe deri nė gjysmėn e lartėsisė shėrbenin dhe si mure mbajtėse, pėr shkak tė mosnivelimit tė terrenit tė brendshėm me atė tė jashtėm. Kullat, si dhe nė ndėrtimet e tjera tė Ali Pashės, bien me faqe shumė tė pjerrėta. Ato janė veshur nga jashtė me gurė tė skuadruar me kujdes dhe zbukurohen nga korniza horizontale guri. Nė pjesėn e sipėrme, muret pėrfundojnė me shtegun e rojeve dhe njė parapet. ku janė hapur frėngji tė shumta pėr armė zjarri, midis tė cilave ka frėngji dyshe pėr pushkė, ndėrsa nė vendet mė delikate janė ndėrtuar mashikula pėr hedhje lėngjesh tė nxehta. Ndėrtimet e brendshme, pėr ekonomizimin e vendit, i mbėshteten mureve rrethuese. Ato mbulohen me qemere cilindrike, njė thembėr e tė cilave ėshtė pjesė pėrbėrėse e murit rrethues, Kalaja ka tri porta, njėra prej tė cilave (lindorja) mban mbishkrimin «Porta e Vezirit».

    Fig. 177 — Kalaja e Tepelenės. Porta e Vezirit.

    Interes pėr zgjidhjen e tyre arkitektonike, paraqesin edhe dy hyrjet e tjera, prej tė cilave mė e ruajtur ėshtė hyrja jugore.

    Fig. 178a — Kalaja e Tepelenės. Hyrja jugore. Pamje

    Fig. 178b — Kalaja e Tepelenės. Hyrja jugore. Rikonstruksion.

    Fig. 178c — Kalaja e Tepelenės. Hyrja jugore. Pamje tė brendshme tė hyrjes jugore.

    Fig. 178d — Kalaja e Tepelenės. Hyrja jugore. Pamje tė brendshme tė hyrjes jugore.

    Ajo ėshtė ndėrtuar pranė njėrės nga kullat poligonale. Porta e jashtme nuk i ekspozohet drejtpėrdrejt shikimit, pasi ajo ėshtė ndėrtuar nė faqen anėsore tė njė tė thelluare drejtkėndėshe tė murit tė kalasė. Pėrballė portės qėndron kulla poligonale, e cila, duke qenė me pėrmasa tė mėdha, kontrollon jo vetėm sheshin e vogėl drejtkėndėsh, qė krijohet para portės, por dhe krejt murin jugor. Porta e parė ose e jashtme, ėshtė e tipit portė-urė. E vendosur mbi njė bosht rrotullimi horizontal nė nivelin e pragut, ajo komandohej nga brenda nėpėrmjet njė ēikriku me zhinxhirė, qė dilnin nga dy dritare tė vogla dhe fiksoheshin nė pjesėn e sipėrme tė portės. Flegra e portės-urė shėrbente njėkohėsisht edhe si plan i pjerrėt pėr bazamentin e nivelit tė jashtėm dhe tė brendshėm, mosnivelim qė nė gjendjen aktuale, arrin nė 2 m. Mekanizmi i ngritjes dhe uljes sė portės-urė ka qenė vendosur nė pjesėn e brendshme mbi njė platformė dėrrase, qė vendosej mbi harkun e portės. Pasi kalon portėn-urė, ndodhesh brenda njė kthine katėrkėndėshe, muri ballor i sė cilės ėshtė pajisur me frėngji pushkė. Frėngjitė komandoheshin nga nje kthine tjetėr, qė ishte pėr truprojėn. Por, pėr tė shkuar nė oborrin e kalasė, duhet tė ktheheshe nga e djathta, ku ishte njė portė e dytė dykanatėshe, e cila sigurohej nga brenda me katarah. Kthina katėrkėndėshe e hyrjes ka qenė mbuluar me njė qemer cilindrik. Platforma qė krijohej mbi kėtė qemer si dhe ajo e kthinave fqinje qarkohej nga njė paraqet me frėngji pushkė (8) .

    Kalaja e Tepelenės ėshtė njė nga ndėrtimet e fundit mbrojtėse tė Ali Pashės, sepse shumė shpejt filloi lufta midis ushtrive turke dhe Aliut, kėshtu qė shumė pjesė qė u pėrkisnin ndėrtimeve tė brendshme tė kalasė, mbeten tė papėrfunduara.

    Disa tipare karakteristike, tė para sė bashku, i dallojnė fortifikimet e shek. XVIII-XIX nga ndėrtimet mbrojtėse paraardhėse. Kėto ndryshime u kushtėzuan nė radhė tė parė, nga pėrparimi i mjeteve dhe i metodave tė sulmit, ndėrsa pėr disa karakteristika mė pak tė qenėsishme, siē ėshtė trajtimi i jashtėm, ndikuan nė masė tė madhe edhe faktorėt subjektivė, si synimi pėr krijimin e pėrshtypjes sė madhėshtisė, fuqisė ekonomike dhe pushtetit, nė tė cilat konkuronin feudalėt e veēantė, sundues tė pashallėqeve qė ishin krijuar nė krejt Perandorinė Osmane.

    Nga tiparet mė karakteristike tė fortifikimeve tė shek. XVIII-XIX ishin format e rregullta gjeometrike tė planimetrive, lartėsia e barabartė e kullave dhe kurtinave dhe rėnia e tyre me pjerrėsi nė anėn e jashtme, duke filluar qė nga pjesa e sipėrme e tyre; mbisundimi i formave poligonale tė kullave; heqja dorė pėrfundimisht nga pėrdorimi i bedenave dhe krijimi i parapetit me frėngji, ku nė masė ndėrtohen frėngji pėr topa tė kalibrave tė mėdhenj; krijimi i shumė kthinave tė mbuluara si depo municioni, ushqimi, etj.

    Pėr tė pėrballuar goditjet e artilerisė sė kundėrshtarit, u rrit trashėsia e mureve tė kurtinave dhe kullave, madje kėto tė fundit, nė shumė raste qenė tė mbushura me dhė deri nė njėfarė lartėsie.

    Frėngjitė pėr topa, si ato tė hapura mbi kurtinat dhe ato tė kullave, mbuloheshin me qemere trungkonike, me hapje nė anėn e jashtme. Gjerėsia nė anėn e jashtme tė murit ishte zakonisht nga 2,70-3,10 m, ndėrsa nė pjesėn e brendshme 0,80-1,00 m, ka pasur edhe frėngji pėr topa tė kalibrave mė tė vegjėl qė formoheshin nė planimetri, nga dy trapeza, tė cilat bashkoheshin nė bazėn e vogėl, ku secila pjesė mbulohej me njė qemer trungkonik, qė zgjerohej e lartėsohej kundrejt faqes sė murit (Butrint), ose frėngji topash tė drejtuara me hapje nga jashtė, ku njėra nga brinjėt binte pėrpendikular me murin. Frėngjitė me hapje nga jashtė i takojmė edhe nė njė formė tjetėr planimetrike, nė trajtėn e bashkimit tė njė katėrkėndėshi me njė trapez tė rregullt, ku katėrkėndėshi ndodhet nė pjesėn e brendshme tė fortifikimit dhe mbulohet me hark rrethor, ndėrsa trarpezi mbulohet me njė qemer trungkonik, duke pasur bazėn e madhe nė anėn e jashtme.

    Gjithashtu edhe frėngjitė pėr pushkė janė tė tipave tė ndryshėm; ato ndryshojnė edhe nga pėrmasat. Frėngjitė mė tė thjeshta kanė nė planimetri formėn e njė trekėndėshi dybrinjėnjėshėm me majė tė prerė tė drejtuar nė anėn e jashtme. Nė kėtė anė ato pėrfundojnė me njė tė ēarė me gjerėsi 4-6 cm, dhe zgjerohen nė 25-30 cm. Nė anėn e brendshme, nga sipėr, mbulohen nė tė shumtėn e rasteve me njė pllakė guri tė vendosur horizontalisht. Pėr tė arritur njė kryqėzim mė tė mirė tė zjarrit pėrdoreshin frėngji tė pjerrėta. Pėr tė qėlluar nga lart poshtė, shpesh pragu i tyre binte me pjerrėsi drejt faqes sė jashtme tė murit etj. Frėngjitė pėr pushkė i takojmė tė veēuara ose tė grupuara nga dy dhe nga tre. Nė tė dyja rastet e fundit, frėngjitė kontrollojnė drejtime tė ndryshme. Njė tipar tjetėr karakteristik ėshtė edhe mėnyra e stėrholluar e mbrojtjes sė hyrjeve me njė pėrdorim sa mė efikas tė armėve tė lehta tė zjarrit, kryesisht pushkėve.

    Pėr sa i pėrket trajtimit tė jashtėm, kalatė e kėsaj periudhe shquajnė pėr veshjen e tyre me gurė tė latuar, pėr trajtimin monumental tė hyrjeve si dhe pėr kornizat horizontale prej guri tė thjeshtė apo nė formė dhėmbėsharre, qė theksojnė pjesė tė ndryshme arkitektonike apo kufizojnė pjesėn e sipėrme tė kurtinave dhe tė kullave.

    Pėr sa i pėrket tipologjisė dhe vendit qė zėnė fortifikimet e vendit tonė nė ato bashkėkohėse tė vendeve tė tjera, vlejnė pėr t´u shqyrtuar vetėm ndėrtimet fortifikuese tė Ali Pashės, qė ishte edhe iniciatori mė i fuqishėm nė kėtė fushė. Nė kohėn e Aliut, nė Evropė mbizotėronin parimet themelore tė shkollės franceze tė fortifikimit, bazat e sė cilės i vuri Vobani dhe mė vonė i pėrmirėsoi Kormontenji (9) . Si pėrfundim, nė Francė dhe nė vende tė tjera qė pasuan shkollėn franceze, pėrdorej sistemi i fortifikimit me bastione dheu tė veshur me gurė, ku topat vendoseshin mbi platformėn e kėtyre bastioneve.

    Po t´i hedhim njė sy fortifikimeve tė Ali Pashės do tė shohim se ato qėndrojnė larg nga sistemi francez me bastione. Ai u mbėshtet nė fuqinė e zjarrit tė artilerisė, qė nuk do tė lejonte vendosjen nė afėrsi tė baterive tė armikut. Kėshtu mund tė shpjegohet pajisja me 400 topa e kalasė sė Janinės dhe me rreth 80 topa e kalasė sė Gjirokastrės. Ndėrsa punimet e jashtme, pėr tė penguar afrimin e armikut pranė mureve tė kėshtjellės, zėvendėsoheshin me terrenin e aksidentuar me ndėrtimin e ndonjė kullė tė pėrparuar si nė Bėrat, apo nga njė sipėrfaqe e gjerė ujore si nė Janinė. Nė pėrputhje me parimin e tij, Aliu u kujdes shumė pėr cilėsinė e artilerisė, nė tė cilėn ai duhet tė ishte superior mbi armiqtė. Pėr kėtė bleu topa tė prodhimit anglez, qė ishin mė tė mirėt e kohės, nga ana tjetėr ai filloi tė derdhė vetė topa nė njė punishte qė ngriti nė afėrsi tė Janinės. Gjithashtu, ndėrtimi i kėshtjellave tė vogla nė vendet mė tė rėndėsishme kishte diēka nga mėnyrat e reja tė fortifikimit qė po lindnin.

    Por siē dihet, nė luftė me Portėn e Lartė Aliu nuk pati mundėsi tė vinte nė funksionim si duhet veēse njė numėr tė vogėl tė kėtyre kalave, pėr shkaqe qė nuk kishin lidhje me fuqinė mbrojtėse reale tė tyre. Ato pak kala, tė cilat nė kėtė pėrpjekje u bėnė arenė luftimesh, madje tė gjata, si kalaja e Janinės, treguan qartė se kėto fortifikime ishin nė lartėsinė e duhur pėr t´i pėrballuar metodave dhe mjeteve tė sulmit tė armiqve tė mundshėm tė asaj kohe pėr pashallėkun e Janinės.

    (1)L. Papajani. Vep. cit. Monumentet 9, 1975, fq. 55-76.
    (2)S. Naēi. Shėnime kronikale nė dorėshkrimin e Kostandin Beratit, BUSHT, 3, 1964, fq. 164.
    (3)Monumentet 2, 1971, fq. 43-62.
    (4)Dh. Shuteriqi. Petro Korēari, kryearkitekt i Ali pashė Tepelenės, Tiranė 1977.
    (5)Mareshal i Francės, komisar i pėrgjithshėm pėr fortifikimet.
    (6)R. Hughes. Travels in Greece and Albania. London 1830.
    (7)S. Bejko. Kalaja e Tepelenės. Monumentet 2, 1971, fq. 103-112.
    (8)Rikonstruksioni i portės ėshtė bėrė nga S. Bejko. Vep. cit. 103-112.
    (9)F. Engels. Fortifikimi. Vepra tė zgjedhura ushtarake. I Tiranė 1975, fq. 371.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com