• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI

    GJERAK KARAISKAJ

    FORTIFIKIME NGA VITI 600 DERI Nė 1400

    Megjithėse Iliria dhe territori i Shqipėrisė, si pjesė e saj, nė prag tė mesjetės u ndodhėn nėn presionin e dyndjes sė popujve, qė vinin nga verilindja, prej tė cilėve fiset sllave zunė vend nė gadishullin Ballkanik, mjaft qytete tė fortifikuara dhe kėshtjella mundėn t´i qėndrojnė valės sė dyndjeve, ndėrsa disa tė tjera u pėrtėrinė nė fillimet e mesjetės sė mesme dhe u kthyen mė vonė nė qendra tė principatave tė para feudale shqiptare. Tė tilla ishin Shkodra, Berati, Kruja etj.

    Njė nga qytetet mė tė rėndėsishme tė mesjetės sė hershme, qė pėrballoi sulmet barbare, ishte pa dyshim Durrėsi,

    Fig. 92 — Kalaja e Durrėsit. Gravurė.

    Fig. 92a — Durrės. Kėshtjella e poshtme (viz. E. Lir).

    i cili nga fundi i shek. VIII, me krijimin e sistemit tė ri administrativ bizantin tė temave, u bė qendra e njė krahinė tė madhe nė pjesėn perėndimore tė Perandorisė, qė pėrfshinte tokat e bregut lindor tė Adriatikut nga Tivari deri nė Vjosė. Durrėsi kishte rreth tij dhe njė sėrė kėshtjellash, 30 nga tė cilat, pa emėrtime tė veēanta, pėrmenden nė burimet historike tė fundit tė shek. IX (1) .

    Megjithėse gjatė gjithė mesjetės bazėn e fortifikimeve tė kėtij qyteti e pėrbėnin muret me tulla tė ndėrtuara nė kohėn e perandorit Anastas I (491-518), me origjinė nga Durrėsi (2) , nuk kanė munguar ndėrtimet mbrojtėse edhe gjatė mesjetės sė hershme e tė mesme, prej tė cilave sot ruhen vetėm pak gjurmė.

    Nga tė dhėnat historike, ndėrtimet fortifikuese tė kėsaj periudhe mund tė lokalizohen nė «Akropol» apo nė «kėshtjellėn e sipėrme» dhe nė murin rrethues verior nė afėrsi tė saj, ndėrsa nga zbulimet e kohėve tė fundit nė terren edhe nė kėshtjellėn mbi lartėsinė «59», e cila qė nga viti 1243 njihet nga burimet historike me emrin «kėshtjella e poshtme». Kalaja e Durrėsit ra nė dorė tė anzhuinėve mė 1272, Mė pas, nė vitin 1280- Karli I urdhėroi kryerjen e punimeve fortifikuese nė Akropol. Lidhur me kėto punime nė relacionet e kėsaj kohe pėrmendet dhe ēka ruhej nga ndėrtimėt e vjetra mbrojtėse nė kėtė pjesė tė kalasė. Aty ishin disa kulla, qė pėrmbanin njė sterė nė katin e poshtėm dhe kapelė nė tė sipėrmin, qė tė kujtojnė kullat nė malin Athos, tė cilat datohen nė shek. X-XI dhe «kanė pasur gjithmonė njė sterė nė katin pėrdhes, ndėrsa nė katin e sipėrm mbi tarracė njė kapelė» (3) . Kėto ndėrtime tė vjetra nuk i pėrgjigjeshin kėrkesave tė kohės dhe Karli I i lartėsoi bashkė me muret pranė tyre, ndėrsa kullėn e ndėrtuar 50 vjet mė parė (1225) nga despoti i Epirit Teodor Komneni, nuk e preku. po tė gjykojmė nga tė gjitha kėto si dhe nga fakti se tėrmeti katastrofik i vitit 1273 nuk e dėmtoi akropolin, do tė mendonim sė paku pėr njė datim nė shek. XI ose mė tė hershėm, tė ndėrtimeve tė mėsipėrme tė «Akropolit».

    Nė kėshtjellėn e sipėrme kishte selinė e tij duka i Durrėsit, dhe mė vonė, kur Durrėsi ra nėn sundimin e feudalėve shqiptarė (1368-1392), aty qėndruan Karl dhe Gjergj Topia. Akropoli apo «kėshtjella e sipėrme», siē pėrmendet mė dendur nė mesjetė, si dhe pjesa veriore e kalasė komandohej nga njė kryekullė (Donzhon). Kjo u ndėrtua gjatė murit rrethues verior nga despoti i Epirit Teodor Komneni dhe ishte e pajisur rne njė banesė dhe me njė mur rrethues tė brendshėm. Kryekulla ruhej nė njė lartėsi prej 10 m deri nga mesi i shek. XIX.

    Akropoli kishte dy porta. Njėra qė e lidhte me qytetin ishte me kanata druri tė fortė me trashėsi rreth 15 cm, ndėrsa tjetra qė tė nxirrte nė livadhet jashtė qytetit dhe qė i ekspozohej mė tepėr sulmit ishte pajisur me kanata tė veshura me pllaka hekuri. Pėrveē kėshtjellės sė sipėrme, qė ndodhej nė vendin e akropolit tė dikurshėm tė kalasė antike, Durrėsi kishte edhe njė kėshtjellė tjetėr, e cila pėrmendet nė dokumente me emrin «kėshtjella e poshtme». Ajo ndodhet mbi majėn e njė kodre me lartėsi mė tė ulėt se e para, mė pranė bregut tė detit dhe i mbėshtetet nga ana e brendshme murit jugperėndimor tė kalasė.

    Kėshtjella e poshtme nė lartėsinė «59» ka kaluar nėpėr dy periudha kryesore ndėrtimi.

    Fig. 93 — Durrės. Kalaja e reduktuar nė periudhėn e pushtimit turk dhe kėshtjella e poshtme. Planimetria.

    Fig. 93a — Durrės. Kullė poligonale nė kėshtjellėn e poshtme.

    Ajo ka thuajse formėn e njė katrori me gjatėsi brinjėsh rreth 50 m. Nė periudhėn e parė, qė datohet rreth shek XI-XIII, kishte kulla tė rrumbullakėta nė qoshet, dhe katėrkėndėshe nė mesin e kurtinave. Pasi qe rrėnuar pothuajse krejtėsisht, u rindėrtua nė gjysmėn e parė tė shek. XV, kur Durrėsi ishte nėn sundimin venecian. Nė vend tė kullave tė rrumbullakėta u ngritėn kulla tetėkėndėshe, ndėrsa kullat katėrkėndėshe u rindėrtuan nė formėn e parė. Kjo kėshtjellė, qė ndryshon nga e sipėrmja, ka pasur siē duket njė karakter thjesht ushtarak, ku qėndronte pjesa kryesore e garnizonit tė pėrhershėm tė qytetit nė kohė paqe.

    Me interes ėshtė dhe fakti i pėrmendjes nė shek. XI i njė elementi arkitektonik me rėndėsi nė kalanė e Durrėsit. Gjergj Paleologu, i emėruar duke nė Durrės me porosi tė perandorit Aleks Komneni, me 1081 ndėrtoi bedenat e kalasė nė njė mėnyrė tė re. Ai pėrdori disa konstruksione druri tė palidhura mirė, qė kur normandėt tė ngjiteshin me anėn e shkallėve, tė rrėzoheshin pėr tokė bashkė me to (4) . ėshtė e kuptueshme qė konstruksione tė tilla prej druri, pėr tė arritur qėllimin e pėrmendur, duhet tė dilnin nė formė konsoli mbi muret, se ato duhet tė kenė ekzistuar qė mė parė nė formė tė qėndrueshme pėr t´u shėrbyer qėllimeve tė tjera, dhe se nė kėtė rast aplikoheshin pėr tė pėrmbushur njė dredhi lufte.

    Kalaja e Durrėsit, nė mesjetė, konsiderohej si njė nga fortesat mė tė fuqishme tė bregut perėndimor tė Adriatikut, aq sa pushtimi i saj nga normandėt mė 1182 shkaktoi panik nė krahinat pėrreth e deri nė Selanik. Mė vonė, kur turqit u ndodhėn para portave tė kalasė qė ishte nė atė kohė gjysmė e rrėnuar, kronisti turk Idriz Bitlisi, shkruan ndėr tė tjera se «Durrėsi ishte njė nga qytetet mė tė mėdha i tė pafeve dhe kalaja e tij shihej nė viset e Rumelisė si njė Kostandinopojė e dytė» (5) .

    Nė fillim tė shek. XI dhe gjatė shekullit XII, pėrveē Durrėsit pėrmenden dhe mjaft qytete tė fortifikuara dhe kėshtjella tė tjera nė territorin e vendit tonė, sidomos nė kronikat qė pėrshkruajnė fitoret e perandorit bizantin Vasili II kundėr bullgarėve dhe mė vonė nga gjeografi arab Al-Idrizi. Njė shkak i fuqishėm pėr riparimin e kėshtjellave tė vjetra dhe ndėrtimin e tė rejave ka qenė pa dyshim dhe krijimi i shteteve tė para sllave nė shek tė IX, X e mė vonė, qė kėrcėnonin seriozisht pushtetin bizantin. Tė kėsaj periudhe janė kėshtjella e Lezhės (Elission),

    Fig. 94a — Kėshtjella e Lezhės. Pamje e pėrgjithshme.

    Fig. 94b — Kėshtjella e Lezhės. Hyrja veriore.

    Petrela, Devolli. Butrinti etj. Njė pjesė e kėtyre janė ngritur mbi konstruksione tė vjetra ilire, por ka edhe nga to qė lindin rishtas nė pika tė rėndėsishme strategjike. Kjo periudhė pėrkon dhe me fillimin e fuqizimit tė feudalėve tė parė arbėreshė, tė cilėt mė vonė arrijnė tė krijojnė principata tė pavarura, nė tė cilat kishin dhe selitė e tyre tė fortifikuara.

    Njė nga tipat e thjeshtė tė kėshtjellave mesjetare tė kėsaj periudhe, qė ka qenė njė pararojė e Durrėsit nga drejtimi i Qafės sė Kėrrabės e qė paraqet faza tė hershme mesjetare, ėshtė ajo e Petrelės (6) .

    Fig. 95a — Tiranė. Kėshtjella e Petrelės. Pamje.

    Fig. 95b — Tiranė. Kėshtjella e Petrelės. Planimetria.

    ėshtė ndėrtuar nė majėn shkėmbore tė njė kodre, 400 m tė lartė, nė juglindje tė qytetit tė Tiranės, nė bregun e majtė tė lumit Erzen. Muret rrethojnė njė shesh tė vogėl nė formė trekėndėshi, perimetri i tė cilit nuk i kalon tė 100 metrat.

    Nė gjendjen e sotme, kėshtjella pėrveē murit rrethues, ruan dy kulla tė rumbullakėta nė anėn mė pak tė mbrojtur tė kodrės dhe njė portė tė vogėl midis tyre. Nė pjesėn e brendshme ndodhen dy stera, gjurmėt e dy kthinave banimi, si dhe tė njė kullė drejtkėndėshe nė pjesėn qendrore. Pėrveē kėshtjellės sė ndėrtuar nė pjesėn mė tė lartė tė kodrės, njė mur i harkuar rrethon pjesėn mė pak tė mbrojtur tė shpatit verilindor tė saj. Ky i fundit ėshtė pajisur me njė portė qė ndodhet nė skajin e tij.

    Nė fazėn fillestare kėshtjella pėrbėhej nga njė mur qė mbyllte anėn mė pak tė mbrojtur tė platformės sė vogėl trekėndėshe mbi majėn e shkėmbit, duke lėnė tė parrethuara pjesėt e thikta shkėmbore. A ėshtė ndėrtuar nė tė njėjtėn kohė dhe kulla drejtkėndėshe e vrojtimit, nė pjesėn qendrore tė sheshit? Kjo nuk mund tė thuhet me siguri, por sidoqoftė ajo lidhet nė idenė e projektimit mė tepėr me kėtė fazė ndėrtimi. ėshtė pėr t´u v,ėnė re se ndėrtuesit e parė tė Petrelės, ishin aq pak tė familjarizuar me kullat e lidhura me kurfina saqė edhe njė kullė tė veēuar, e cila ekzistonte atje qė mė parė, e kanė lėnė tė palidhur me murin e ri dhe bile krejt jashtė fortifikimit.

    Po tė kemi parasysh se nė shek. XI Petrela rifortifikohet si dhe rolin qė luajti ajo nė luftėn midis normandėve dhe bizantinėve. kjo fazė ndėrtimi duhet t´i pėrkasė periudhės para shek. XI.

    Kėshtjella e Petrelės mori formėn e njė kėshtjelle tė vėrtetė feudali, nė kohėn e sundimit tė familjes feudale tė topiasve dhe mė vonė. Nė kėtė kohė u ndėrtua njė kullė gjysmėrrethore

    Fig. 96a — Kėshtjella e Petrelės. Pamje nga JL.

    nė kėndin veri lindor tė fortifikimit tė mėparshėm dhe u pėrfshi nė sistemin mbrojtės kulla e qoshes veriperėndimore, qė ishte lėnė deri nė atė kohė jashtė fortifikimit. Hyrja ekzistuese me tė rėnė u lidhėn nė njė sistem tė vetėm. Kėsaj periudhe duket se i pėrket edhe muri rrethues i jashtėm.

    Pėr tė hyrė nė kėshtjellė duhej tė ngjitje njė palė shkallė guri qė i mbėshteteshin nga jashtė murit tė saj dhe mbaronin nė njė shesh pushimi para portės. Korridori i hyrjes formonte dy kthesa kėnddrejtė dhe mbulohej me qemere. Pas ēdo kthesė vinin nga njė palė shkallė me 4-5 kėmbė qė tė ngjitnin nė oborrin e kėshtjellės. Hyrja sigurohej nga dy porta dyflegėrshe tė vendosura nė fillim dhe nė fund tė korridorit, qė siguroheshin nga brenda me katarah. Pėr ndriēimin e korridorit shėrbente njė dritare e vogėl katėrkėndėshe e hapur nė pjesėn e sipėrme tė qemerit, pranė portės sė parė, e cila me rrugė tė pėrkthyer pėrshkonte trashėsinė e murit tė kėshtjellės dhe dilte mbi harkun e portės. Njė interes tė veēantė pėr arkitekturėn e saj paraqet kulla gjysmėrrethore e skajit verilindor tė kėshtjellės.

    Fig. 96 — Kėshtjella e Petrelės. Kulla 1. Premje, planimetria.

    Kulla ėshtė e tipit me shpinė tė hapur, kėshtu qė ajo pėrdorej vetėm pėr luftime. Hapėsira e pjesės sė prapme mblohej me njė hark tė thjeshtė tullash. Nė gjendje aktuale ka njė lartėsi prej 12,80 m. Kati pėrdhes krejtėsisht i mbyllur, ndahej nga kati I me dysheme druri, ndėrsa kati II me lartėsi 3,70 m mbulohet me njė kėsulė sferike tė ndėrtuar me tulla. Mbi tarracė ka pasur edhe njė kat tė tretė, i cili ka qenė me konstruksion druri, qė dilte konsol mbi muret perimetrale tė kullės. Nė kėtė mėnyrė ai kontrollonte pjesėn e poshtme tė mureve tė saj, ndėrsa ēatia gjithashtu prej druri e veshur me plumb apo me tjegulla, ka pasur logjikisht formė gjysmėkonike. Kthina e katit II ka qenė ambienti kryesor i luftimit. Prej tij shohin nė drejtime tė ndryshme dy frėngji pėr topa tė vegjėl. Nė pjesėn e brendshme frėngjitė kanė formėn e njė kamareje 1,75 tė lartė tė mbuluar me qemer sektorialė tullash. Nė ballin e frėngjisė, tė mbyllur me njė mur tė hollė, ėshtė lėnė nė pjesėn e sipėrme njė e ēarė vertikale pėr vrojtim, dhe nė pjesėn e poshtme njė vrimė e rrumbullakėt me diametėr 17 cm pėr vendosjen e grykės sė topit.

    Fig. 96b — Kėshtjella e Petrelės. Frėngji nė kullėn 1. Pamje, premje.

    Ky tip frengjie topi ėshtė nga mė tė hershmit dhe i vetmi ekzemplar i ruajtur nė vendin tonė. Kulla verilindore nuk ėshtė formuar akoma si njė kullė e vėrtetė pėr artileri. Atė e dallon nga kullat e tjera mesjetare tė kohės sė pėrdorimit tė armėve tė bardha, hapja e frėngjive pėr topa dhe deri diku trashėsia e mureve, qė arrin 2,10 m. Por nga ana tjetėr, kėto bien vertikalisht mbi terren dhe janė shumė tė larta (duke llogaritur dhe katin e tretė), ndėrsa kati i poshtėm qė i ekspozon goditjeve njė sipėrfaqe mjaft tė madhe, ėshtė bosh nė pjesėn e brendshme. Nė njė periudhė tė mėvonshme ndėrtimi, kulla ėshtė veshur, nė mė tepėr se gjysmėn e lartėsisė sė saj me njė mur, qė vjen duke u zgjeruar nė bazė dhe bie mbi terren nė formė «skarpati». ė njėjta gjė ėshtė bėrė dhe me murin, qė lidh tė dy kullat.

    Nė sajė tė pozitės tė rėndėsishme strategjikė dhe mbrojtjes natyrore, kėshtjella e Petrelės pati njė jetė tė gjatė dhe luajti rol tė rėndėsishėm jo vetėm gjatė shekujve tė fundit tė mesjetės sė hershme, por edhe gjatė shek. XV, nė luftėn e madhe shqiptaro-turke. Pėr njė kohė kėshtjella e Petrelės ka qenė vendqėndrimi i sė motrės sė Skėnderbeut, Mamicės, me familjen dhe kohortėn e saj.

    Gjurmė tė hershme fortifikimesh mesjetare takojmė edhe nė qytetin e fortifikuar tė Butrintit, i cili gjatė mesjetės pati rrethimin mė tė madh me mure mbrojtėse nga tė gjitha periudhat e mėparshme. Ndėrtimet mė tė hershme pėrfaqėsohen nga mure tė ndėrtuara me gurė tė ripėrdorur antikė, ku midis fugave vertikale janė vendosur horizontalisht copa tullash dhe tjegullash. Kėto mure mbėshteten direkt mbi muret antike. Tė kėsaj periudhe janė nė Butrint edhe disa kulla trekėndėshe.

    Fig. 97 — Butrint, Sarandė. Kullė mesjetare.

    Nė kurtinat dalin nė intervale tė caktuara kontraforta drejtkėndėshe dhe trekėndėshe nė plan. Tė parat projektohen 0,80 m nga kurtinat ndėrsa tė dytat 1,50 m, duke pasur bazėn rreth 2,50 m.

    Teknika e pėrmendur e mureve tė Butrintit takohet dhe nė disa kisha tė krahinave fqinje me tė, nė Greqinė veriperėndimore si nė Epir. Akarnani dhe Etoli, tė cilat datohen nga gjysma e dytė e shek. VIII deri nė shek X, me pėrjashtim tė kishave tė Artės tė ndėrtuara nė shek. XIII (7) . Pėr mė tepėr, si kėto krahina ashtu dhe Butrinti, pėrfshiheshin nė shekujt e mesjetės sė hershme dhe mė vonė nė tė njėjtėn temė bizantine, nė atė tė Nikopojės.

    Gjithashtu, nė kėshtjellėn mesjetare tė Lezhės, direkt mbi substruksionet antike, janė mbėshtetur mure tė lidhura me llaē gėlqereje ku fugat vertikale mbushen si nė Butrint me tulla, por mė tepėr me copa te thyera guri.

    Fig. 98 — Kėshtjella e sipėrme e Lezhės. Trakt muri i mesjetės sė hershme.

    Njė fenomen i tillė vėrehet nė kėshtjellėn mesjetare te Shkupit, ku kjo teknikė takohet nė pjesėn mė tė madhe tė mureve dhe kullave tė ruajtura deri nė ditėt tona (8) . Muret mbrojtėse tė Lezhės, ne mesjetėn e hershme rrethonin jo vetėm majėn e kodrės (Akropolin antik) por edhe shpatin e saj, duke zbritur nė fushė. Njė shtrirje tė tillė fortifikimet e Lezhės nuk e kanė pasur asnjėherė mė vonė gjatė mesjetės, por vetėm nė kohėn e lulėzimit mė tė madh tė qytetit antik tė Lisit (fundi shek. IV — shek. III p.e.r.).

    Muri i poshtėm i qytetit, qė shkon nė fushė para rrėzės sė kodrės, i zbuluar kėto kohėt e fundit nga punime tė rastit, nuk mbėshtetet mbi substruksione antike dhe ėshtė ndėrtuar me kontraforta me plan drejtkėndėsh, si nė Butrint. Nuk mund tė mos merret parasysh, nė kėtė rast, pėrmendja e kėshtjellės sė Lezhės, nė trajtėn Elission, qė nga viti 1018, gjė qė na lejon ta datojmė kėtė periudhė ndėrtimi, sė paku nė shekujt IX-X.

    Kalaja mesjetare e Lezhės, duke pėrfshirė nė tė krejt fazat e evolucionit tė saj, pėrbėhet nga disa pjesė: kėshtjella, qyteti i fortifikuar, i cili ndahet nga njė mur tėrthor me qytetin e sipėrm dhe tė poshtėm dhe mė nė fund kėshtjella e poshtme qė shtrihet nė zonėn fushore midis lumit dhe kodrės. Kėshtjella e sipėrme zė pjesėn mė tė lartė tė kodrės dhe ka formėn e njė shumėkėndėshi tė ērregullt. Ajo ndjek linjėn e Akropolit tė dikurshėm tė Lisit. Nė kėshtjellė tė fusin tri hyrje, njėra nga veriu dhe dy tė tjerat nga jugu dhe lindja. Hyrja veriore, duket, ishte hyrja kryesore pėr nė kėshtjellė. Ajo mbrohet nga krahu i djathtė nga njė dalje drejtkėndėshe e murit ndėrsa nga e majta prej njė kullė tė vogėl katėrkėndėshe. Porta ėshtė ndėrtuar me blloqe tė mėdha guri monolit tė marrė si duket nga ndėrtimet antike. Dy blloqe nė ēdo anė formojnė paturat e portės, ndėrsa harku i shtrirė i mbulesės krijohet nga gurė tė mėdhenj tė punuar. Pėr tė mbėshtetur gurėt e thembrave tė harku t, blloqet e sipėrme tė paturave janė gdhendur nė thellėsi nė pjesėn e brendshme tė tyre. Porta sigurohej nga brenda nga njė tra qė lėvizte nė njė kanal katėrkėndėsh 30x25 cm. Nga njėra anė kanali ėshtė i thellė, ndėrsa nga ana tjetėr aq sa pėr tė fiksuar trarin. Nga njė foto e Th. Ipenit kuptohet se mbi portė ka pasur njė mashikul guri, por kjo mund t´i pėrkiste njė periudhe mė tė vonė ndėrtimi. Njė periudhe tė mėvonshme ndėrtimi i pėrket dhe njė mur i harkuar, i ndėrtuar para hyrjes, i cili ėshtė pajisur me njė parapet me frėngji. Hyrja ka qenė e njėjtė me atė verioren. Edhe kėtu pragu dhe paturat kanė qenė ndėrtuar me blloqe monolite guri, por prej tyre ruhen vetėm blloqet e bazės. Kjo e fundit mbrohej nga njė kullė katėrkėndėshe nė krahun e djathtė dhe nga njė kthesė e murit nė anėn e majtė. Kthesa del mė tepėr sesa kulla duke i qėndruar pėrballė rrugės qė tė ēonte tek kjo hyrje. Rruga ndjek njė trase tė vjetėr, qė lidhte dikur Lisin me Akrolisin, duke kaluar nėpėr qafėn qė lidh kėto dy kodra. Kėshtu qė hyrja jugore pėrputhet me njė nga hyrjet e kohės antike, gjurmėt e sė cilės ruhen akoma. Nė kohėn e pushtimit turk hyrja u bė e dyfishtė duke mbyllur me mur hapėsirėn nga skaji i kullės deri tek kthesa drejtkėndėshe nė krahun tjetėr dhe duke lėnė tė hapur nė kėtė mur njė portė tė mbuluar me hark rrethor. Gjithashtu, pėrballė kėsaj porte tė dytė u ndėrtua njė mur masiv, qė u mbėshtet nė skajin e daljes drejtkėndėshe tė anės sė majtė. Ky mur e fshihte portėn nga vrojtimi direkt, duke ndjekur nė kėtė mėnyrė detyrimisht planimetrinė e hyrjes antike, e cila ishte e tipit tangjentor. Nė bazamentet e kullės, nė tė djathtė tė hyrjes, ruhet njė trakt pėrfaqėsues i mesjetės sė hershme (shek. IX-X), i ndėrtuar nė blloqe gurėsh antikė tė ripėrdorur, me copa guri tė vendosura horizontalisht nė fugat vertikale midis tyre. Mė nga lindja, po e kėsaj kohe dhe e ndėrtuar me tė njėjtėn teknikė, ka qenė njė kullė gjysmėrrethore, e rindėrtuar mė vonė si njė kullė katėrkėndėshe me pėrmasa mė tė vogla. Kjo kullė nė faqen ballore ka qenė pajisur me njė mashikul druri. Gjurmė tė ndėrtimeve mesjetare tė hershme takojmė edhe gjatė murit perėndimor tė kėshtjellės, ashtu si dhe nė murin verior.

    Hyrja lindore ėshtė rikonstruktuar plotėsisht gjatė periudhės sė pushtimit turk. Porta kėtu mbulohet me njė hark tė plotė gjysmėrrethor tė punuar me gurė tė vegjėl. Por edhe kjo hyrje si ajo jugore ndjek planimetrinė e njė hyrjeje antike tė tipit tangjentor. Brenda nė kėshtjellė ndodhen njė sėrė kthinash qė i mbėshteten murit jugor dhe pjesėrisht atij lindor; njė xhami, dy stera tė mbuluara me qemer cilindrik si dhe rrėnoja ndėrtesash tė tjera. Nė parapetet e mureve takohen frėngji tė tipave tė ndryshėm: shigjetė, pėr armė zjarri si dhe frengji topash. Gjithashtu takohen edhe bedena tė pėrshkuara nga frėngji.

    Nė njė kohė tė vonė, nė shekujt XVII-XVIII, pjesa mė e ngritur e kodrės brenda kėshtjellės ėshtė pėrfshirė nė njė fortifikim mė vete, me qėllim qė tė ndahej vendbanimi i komandantit tė kėshtjellės nga pjesa tjetėr e saj. Ndarja ėshtė bėrė me mure tė holla 0,55 m, tė cilėt pjesėrisht i mbėshteten mureve tė xhamisė pėr t´ia pėrshtatur qėllimit njė pjesė tė tyre. Gjatė murit janė krijuar kulla tė vogla katėrkėndėshe tė hapura krejtėsisht nga ana e brendshme. Si tek kullat ashtu edhe nė mure janė hapur frėngji tė shumta pėr armė zjarri; disa nga kullat kanė pasur edhe mashikula qė mbėshteteshin mbi konsola guri. Nė pėrgjithėsi, nė kėshtjellė, pėrveē gjurmėve tė mesjetės sė hershme, dallojmė dhe dy faza tė tjera tė rėndėsishme mesjetare: atė para pushtimit turk qė duhet t´i pėrkasė shek. XIII deri nga filimi i shek. XV dhe fazėn pas pushtimit turk. Nga faza e ndėrtimeve tė shek. XIII-XIV mė pėrfaqėsuese janė hyrjet veriore dhe jugore si dhe kulla katėrkėndėshe bri kėsaj tė fundit.

    Nė murin rrethues tė qytetit, gjurmėt mesjetare i takojmė jo vetėm nė murin me kontraforta qė pėrmendėm mė lart, por edhe nė murin rrethues verior nė afėrsi tė mureve antike tė shek. I p.e.r., ku ruhet njė trakt rreth 30 m i gjatė nė lartėsinė e njė blloku guri. Midis blloqeve antike tė ripėrdorura tė lidhura me llaē janė futur copa guri nė fugat vertikale. Nė pjesėt fushore tė Lezhės, midis lumit dhe rrėzės sė kodrės, kohėt e fundit, gjatė prishjes sė banesave tė dėmtuara nga tėrmeti i 15 Prillit 1979, u zbuluan trakte muresh mbrojtėse, qė i pėrkisnin njė kėshtjelle, tė cilėn pėr ta dalluar e kemi quajtur «kėshtjella e poshtme».

    Kėshtjella e poshtme ka pasur njė planimetri drejtkėndėshe tė pėrzgjatur nė drejtimin veri-jug. Muri perėndimor i kėshtjellės ėshtė ngritur mbi linjėn e murit antik qė rrethonte dikur qytetin e poshtėm, ndėrsa si mur verior ėshtė shfrytėzuar muri mesjetar i hershėm me kontraforte, i cili shkon paralel me tė parin, i spostuar nga ai rreth 65 m mė nė thellėsi tė vendbanimit, ndėrsa muri jugor i kėshtjellės bashkonte kėto dy linja mė tė vjetra fortifikimesh. Nė drejtim tė veriut kėshtjella e poshtme mund tė ndiqet deri nė njė largėsi prej 150 m, mė tej gjurmėt humbasin, kėshtu qė nuk dimė nėse ajo bashkohej me murin verior tė qytetit antik apo pėrfundonte diku para se tė arrinte tek ai, por mė i pranueshėm ėshtė varianti i parė. Muret e kėtij fortifikimi pėrforcoheshin nė intervale tė caktuara nga kulla katėrkėndėshe, tri prej tė cilave dėshmohen nga gjurmėt e ruajtura. Edhe nė kėshtjellėn e poshtme dallohen dy periudha ndėrtimi. Periudhės sė parė i pėrket njė trakt i murit jugor me gjatėsi rreth 30 m dhe trashėsi 4 m, ndėrsa gjithė pjesa tjetėr e kėshtjellės, muret e sė cilės kanė njė gjerėsi prej 2.50 m, i pėrket njė periudhe mė tė vonė.

    Kalaja e Lezhės ka qenė njė nga fortesat kryesore tė temės sė Durrėsit dhe mbronte kufirin verior tė saj, kėshtu qė kujdesi pėr mbajtjen e fortifikimeve tė kėtij qyteti gjatė mesjetės sė hershme dhe pjesėrisht asaj tė mesme ka qenė i vazhdueshėm. Pushtimi i pėrkohshėm i qytetit nga fiset sllave nė vitin 592 shėnohet si njė ngjarje me rėndėsi nė burimet historike. Kėshtu nuk ėshtė e rastit pėrmendja e qytetit nė fillim tė shek. XI dhe ardhja e perandorit tė bizantit Vasili II nė Lezhė. Duke filluar qė nga shek. XII, nė krahinat e principatės sė Arbėrisė mesjetare, ku pėrfshihej edhe Lezha, filluan tė forcoheshin feudalėt vendas. Kėshtu gjatė shekullit XIV Lezha ra nėn vartėsinė e familjes feudale tė Dukagjinasve. Vetėm nė kėtė periudhė Shkodra, qė ishte nėn sundimin e Balshajve mė tė fuqishėm, fitoi pėrparėsi si fortifikim kundrejt Lezhės. Nė fund tė shekullit XIV kalaja e Lezhės ju dorėzua venecianėve nga Dukagjinasit kundrejt pėrfitimit tė njė tė tretės tė tė ardhurave tė kėtij vendi. Qė nga kjo kohė Lezha pėrmendet nė dokumente si njė skele e rėndėsishme pėr tregtimin e lėndės sė drurit, kripės etj.

    Me mbrojtjen e skelės duhet tė lidhet kėshtjella e poshtme e kėtij qyteti, e cila duhet tė jetė rindėrtuar gjatė shekullit XV. Siē shihet, Lezha pati njė vazhdimėsi tė pandėrprerė qė nga prehistoria deri nė mesjetėn e vonė dhe jo vetėm si vendbanim por edhe si njė qendėr e fortifikuar. Nė mesjetėn e hershme datohen edhe disa kontraforte trekėndėshe nė Kaninė, tė cilat janė ndėrtuar me gurė antikė tė ripėrdorur dhe me copa tullash midis fugave. A. Baēe e daton kėtė periudhė nė mesjetėn e hershme e deri nga fillimet e mesjetės sė mesme, duke pasur parasysh qenien e Kaninės qytet qė nė shek. X dhe rolin qė ajo luan nė luftimet normando-bizantine nė shek. XI (9) .

    Teknikėn me gurė antikė tė ripėrdorur dhe copa tullash tė vendosura horizontalisht midis fugave vertikale e hasim dhe nė fazėn e parė tė ndėrtimit tė kalasė sė Beratit. Me e dallueshme ėshtė kjo teknikė sidomos pranė portės kryesore si dhe nė oborrin e fortifikuar (barbakani) dhe nė kullėn qė kontrollonte hyrjen pėr nė tė.

    Fig. 99 — Kalaja e Beratit. Kullė pranė hyrjes kryesore.

    Nė krahun e djathtė tė harkut tė kėsaj hyrjeje ndodhet monogrami me tulla i despotit Mihal Engjėll Komneni,

    Fig. 100 — Berat. Monogrami me tulla i Mihal Komnenit.

    i cili ėshtė bėrė shkak pėr datimin e krejt oborrit si dhe kullės pranė tij nė fillim tė shek. XIII (V. 1205). Por nė fakt, nė kohėn e despotit Mihal kemi njė rindėrtim tė barbakanit, ku ėshtė pėrfshirė dhe harku i portės. Teknika e pjesėve tė sipėrme tė mureve tė barbakanit dhe tė kullės pranė tij ndryshon krejtėsisht nga ajo e pjesėve tė poshtme, ndėrsa afrohet me atė tė mureve tė pėrshkuara nga breza prej 4-5 rreshtash tullash tė ndėrtuara nė kohėn e Mihal Komnenit.

    Fig. 101 — Berat. Kullė e periudhės sė M. Komnenit.

    Njė teknikė mė e vonė e pėrdorur nė kalanė e Beratit ėshtė «kluazonazhi».

    Fig. 102 — Kalaja e Beratit. Hyrje nga ana jugperėndimore, shek. XIV.

    Tė tri periudhat e pėrmendura na pasqyrohen nė tė njėjtin raport kronologjik nė njė kishe 20 km nė afėrsi tė kėtij qyteti, periudha e parė e sė cilės mendohet t´i pėrkasė shek. XL (10) . Kalaja e Beratit (11) ,

    Fig. 103 — Kalaja e Beratit Gravurė e shek. XIX (viz. E, Lir).

    e ndėrtuar mbi njė kodėr shkėmbore, qė bie me pjerrėsi tė theksuar mbi luginėn e Osumit, nė vendin ku lumi krijon njė grykė tė ngushtė midis dy kodrave, pėrveē rolit tė njė qendre administrative zinte dhe njė pozitė tė rėndėsishme strategjike, duke kontrolluar njė nga rrugėt kryesore qė lidhnin ultėsirėn bregdetare me zonėn e brendshme malore.

    Muret rrethojnė platformėn e kodrės duke ndjekur konturin e terrenit, qė ka formėn e njė trekėndėshi tė ērregullt,

    Fig. 104 — Kalaja e Beratit. Planimetria.

    me perimetėr 1400 m. Ato pėrforcohen nga 24 kulla me formė planimetrike dhe pėrmasa tė ndryshme. Kalaja ka njė hyrje kryesore nga veriu,

    Fig. 105a — Kalaja e Beratit. Hyrja kryesore dhe oborri i fortifikuar.

    e cila mbrohet nga njė barbakan oborr i fortifikuar si dhe tri hyrje tė tjera mė pak tė rėndėsishme.

    Fig. 105b — Berat. Kullė pranė hyrjes kryesore. Pamje nga brenda.

    Vendi ku ndodhet hyrja kryesore

    Fig. 105c — Berat. Oborri i fortifikuar. Pamje nga brenda.

    ėshtė pika mė e dobėt e qytetit, pasi kėtu kodra e kalasė, nėpėrmjet njė qafė, lidhet me njė kodėr tjetėr me lartėsi tė barabartė. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė u tregua kujdes i veēantė pėr mbrojtjen e saj. Nė pjesėn mė tė mbrojtur tė platformės sė kodrės ndodhet kėshtjella e pėrforcuar me pesė kulla. Ashtu si kėshtjella e sipėrme nė kalanė e Durrėsit, ajo ka dy hyrje, prej tė cilave njėra komunikon me territorin brenda kalasė, ndėrsa tjetra tė nxjerrė jashtė mureve rrethuese tė qytetit. Vetė kėshtjella pėrmban edhe njė ndarje tjetėr mė tė vogėl, dy kulla tė sė cilės shikojnė nga oborri i kėshtjellės. Kjo ndarje shėrbente si njė vend i rezistencės sė fundit, por mė tepėr pėr tė veēuar selinė e fortifikuar tė feudalit nga garnizoni.

    Pėrveē ndėrtimeve mbrojtėse tė pėrmendura, nga gjurmėt e ruajtura nė terren kuptohet se nė shpatin jugor tė kodrės zbrisnin dy mure nga qyteti i sipėrm deri nė lumė, duke pėrfshirė brenda tyre njė sipėrfaqe prej 6 ha nga 16 ha qė zė krejt sistemi i fortifikimit tė qytetit. Ekstremet e poshtme tė kėtyre mureve bashkoheshin nga njė mur tėrthor, nė tė cilin janė ruajtur gjurmėt e tri kullave. Rrethimi me mure i shpatit jugor tė kodrės nuk kishte pėr qėllim tė pėrfshinte njė lagje tė jashtme tė qytetit se sa tė krijonte njė zonė tė mbrojtur deri tek lumi. qė ishte aq i nevojshėm pėr furnizimin me ujė nė raste rrethimi. Kėto mure u ndėrtuan pas vitit 1280, kur pėrmenden si ledhe dheu gjatė betejės qė u zhvillua midis ushtrive anzhuine dhe bizantine.

    Njė grup fortifikimesh relativisht tė hershme tė mesjetės, qė kanė mjaft tipare tė pėrbashkėta midis tyre, por edhe mjaft dallime nga fortifikimet e Shqipėrisė sė Mesme dhe Jugore, ndodhen nė zonėn rreth Shkodrės. Kėto janė Shurdhahu (Sarda), Drishti dhe Danja. Nė kėtė rast, ndryshe nga ai i Petrelės, kemi tė bėjmė me qytete tė fortifikuara, skemat kompozicionale tė sistemit mbrojtės tė tė cilave kanė shumė anė tė pėrbashkėta midis tyre.

    Nė pėrgjithėsi, kėto qytete mbrohen nga dy radhė muresh. Pjesa mė e lartė ose mė e mbrojtur e kodrės me rrethimin e saj formon njėfarė akropoli, ndėrsa rrethimi i dytė, qė zinte shpatin e kodrės, apo krejt platformėn qė krijohet mbi tė, si nė Danjė, pėrfshinte pjesėn kryesore tė qytetit apo krejt kėtė tė fundit.

    Kalaja e Shurdhahut (12) 

    Fig. 106a — Kalaja e Shurdhahut (Sarda). Pamje e hyrjes sė qytetit tė sipėrm.

    Fig. 106b — Kalaja e Shurdhahut (Sarda). Planimetria e kalasė..

    ngrihet mbi njė kodėr shkėmbore, nė bregun e djathtė tė lumit Drin, rreth 8 km nė jug tė qytetit tė Shkodrės. Dikur kjo kodėr lidhej nėpėrmjet njė qafe tė ulėt me vargun e kodrave qė shtriheshin nė bregun jugor tė kėtij lumi, por me krijimin e liqenit artificial tė hidrocentralit tė Vaut tė Dejės, kodra e Shurdhahut u kthye nė ishull. Nė gėrmadhat e kėsaj kalaje ndodhej dikur qyteti i Sardės, i cili pėrmendet shpesh nė dokumentet mesjetare tė kohės. Muret mbrojtėse e ndajnė qytetin nė dy pjesė: nė qytetin e sipėrm, qė zė majėn e kodrės, dhe nė tė poshtmin qė zė shpatin e saj nga veriu, lindja dhe jugu. Si muri rrethues i sipėrm ashtu dhe i poshtmi janė pajisur me kulla, qė kanė formėn e shkronjės U, trekėndėshe dhe katėrkėndėshe, por nuk janė vendosur nė distanca tė caktuara, veē diku kemi grumbullime kullash tė vendosura pranė njėra-tjetrės dhe diku linja tė gjata muresh pa asnjė kullė. Krejt kalaja rrethon njė sipėrfaqe prej 4,70 ha. Gjithsej ruhen dy hyrje: njėra qė tė fut nė qytetin e poshtėm. dhe tjetra nė tė sipėrmin. Qė tė dyja mbrohen nga dy kulla anėsore nė formėn e shkronjės U, tė vendosura fare pranė njėra-tjetrės. Mė mirė ruhet hyrja e qytetit tė sipėrm. Kullat anėsore tė saj janė vendosur 2,10 m larg njėra-tjetrės dhe dalin nga kurtina 2,80 m. Vetė hyrja me gjerėsi prej 1,50 m dhe lartėsi 2,50 m mbulohet me njė hark guri. Nga ana e brendshme, njė qemer me bazė mė tė gjerė ngrihet 2,30 m mbi tė parin, nė pilastrat mbėshtetėse tė tė cilit, nė tė dyja anėt e portės ndodhen vrimat pėr lėvizjen e katarahut.

    Kullat e Shurdhahut nė pėrgjithėsi janė tė vogla dhe me mure tė holla 0,60-0,70 m; gjithashtu muri rrethues nuk e kalon gjerėsinė 0,90 m.

    Lartėsia e plotė e mureve dhe e kullave nuk njihet, por njėra nga kullat, qė ruhet mė mirė, arrin lartėsinė 5 m. Pėr forcimin e mureve nuk janė pėrdorur breza druri. Mungesa e gjurmėve tė shkallėve nė faqen e brendshme tė mureve, tė ēon nė pėrfundimin se kėto kanė qenė prej druri; me platforma dėrrasash, tė mbėshtetura mbi trarė ishte ndėrtuar dhe shtegu i kalimit tė rojeve. Kjo vihet re nė kalanė e Drishtit, ku ruhen akoma zgavrat e vendosjes sė trarėve. Muret, harqet dhe elementet e tjera tė fortifikimit janė ndėrtuar me gurė, pa pėrdorimin e tullave apo tė copave tė tjegullave pėr qėllime dekorative. Kullat kanė qenė pajisur me frėngji pėr armė tė bardha, por ndonjė prej tyre ėshtė hapur dhe nė nivelin e poshtėm tė kurtinave. Kėto frėngji pėrfundonin nė anėn e jashtme me njė tė ēarė vertikale me lartėsi 45-60 cm e gjerėsi 20 cm dhe zgjeroheshin nė pjesėn e brendshme deri nė 35-40 cm. Nga sipėr ato mbuloheshin me rrasa horizontale guri. Njė veēori e kullave tė Shurdhahut, sidomos e atyre nė formė U-je, ėshtė se ato lidhen me murin rrethues vetėm me pjesėn e sipėrme.

    Si kurtinat dhe muret e kullave nuk ndjekin linja tė drejta e tė rregullta, gjė qė tė krijon pėrshtypjen e njė ndėrtimi tė rėndomtė dhe primitiv. Kalaja e Shurdhahut, duke u mbėshtetur nė tė dhėnat e gėrmimeve arkeologjike, ėshtė datuar nė fundin e shek. XII ose nga fillimi i shek. XIII, por lulėzimin mė tė madh si qytet e pati nė shek. XI. Rreth vitit 1184 Shurdhahu (Sarda) u pushtua nga serbėt, mė vonė ka qenė nėn juridiksionin e familjes feudale shqiptare tė Dukagjinėve dhe mė 1491 u pushtua nga turqit. Nė kėtė periudhė qyteti pėsoi njė rėnie tė vazhdueshme, derisa pas shek. XVII, emri i tij nuk pėrmendet mė.

    Kalaja e Drishtit

    Fig. 107 — Kalaja e Drishtit, Shkodėr. Pamje e kėshtjellės.

    ndodhet nė verilindje tė Shkodrės, mbi njė kodėr shkėmbore me njė mbrojtje tė fuqishme natyrore, e cila pėrveē faqeve me pjerrėsi tė madhe, ka si mbrojtje edhe lumin e Kirit qė e rrethon nga veriu dhe perėndimi, ndėrsa nga jugu, rrėzė kodrės, rrjedh njė pėrrua malor, i cili derdhet nė Kir. E ngritur mbi njė kodėr tė lartė shkėmbore, qė rrethohet nga njė bėrryl i tillė lumenjsh, kalaja e Drishtit plotėson njė nga kėrkesat kryesore tė njė fortifikimi mesjetar. Muri rrethues i qytetit nė Drisht zė njė sipėrfaqe mjaft mė tė madhe nga ai Shurdhahut, ndėrsa pėrkundrazi, rrethimi i sipėrm ėshtė mjaft mė i vogėl dhe nuk krijon njė ndarje tė sipėrme tė qytetit, por vetėm njė kėshtjellė si nė kalanė e Danjės. Muri rrethues i Drishtit pėrshkohet nga dy hyrje, njėra nga lindja dhe tjetra nga perėndimi, ndėrsa kėshtjella nga njė hyrje e vetme qė pėrshkon faqen anėsore tė njė kullė drejtkėndėshe. Ashtu si nė Shurdhah edhe nė Drisht shohim po atė tip kullash tė vogla gjysmėrrethore, po atė teknikė ndėrtimi me mure tė holla pa breza dhe me shtegun e rojeve qė krijohet nga platforma druri tė mbėshtetura mbi trarė tė dalė konsol. Nė kėshtjellė, qė ka formėn e njė katėrkėndėshi, dallohen disa faza ndėrtimi. Tė katėr kullat e saj shohin nga ana e brendshme e kalasė, pasi muret periferike janė ngritur mbi njė humnere tė pangjitshme. Nė fillim, kėshtjella ka pasur 3 kulla katėrkėndėshe, ndėrsa nė njė periudhė tė dytė ėshtė shtuar njė kullė gjysmėrrethore. Gjithashtu, njė nga kullat katėrkėndėshe ėshtė veshur me njė kėmishė rrethore dhe nė pėrgjithėsi kullat nė pjesėn e poshtme janė veshur me mure qė bien pjerrėtas mbi terrenin. Njėra nga kullat katėrkėndėshe, qė ka qenė e rrėnuar, ėshtė rindėrtuar nė formėn ekzistuese, po kėsaj radhė me gurė tė latuar me kujdes. Nga teknika e ndėrtimit duket se i pėrket periudhės sė pushtimit venecian 1396-1478. Kjo kullė si dhe ajo e hyrjes janė pajisur me frengji tė vogla pėr topa (13) . Pas pushtimit tė Drishtit nga turqit, mė 1478, bie rėndėsia e tij si qytet dhe si fortesė, ndėrsa popullsia u largua nė masė prej andej.

    Shek. XIII-XIV lidhet me periudhėn e fuqizimit tė feudalėve arbėresihė. Kėshtu, nė fillim tė shek. XIII krijohet principata e Arbėrisė, qendra e sė cilės mendohet tė ketė qenė Kruja. Nė tė njėjtėn kohė, si rezultat i shembjes sė pushtetit bizantin nga invazioni i kryqtarėve tė kryqėzatės IV (1204), dhe i copėtimit tė Perandorisė nė zotėrime mė tė vogla, u krijua despotati i Epirit ku pėrfshihet dhe Shqipėria e Jugut. Durrėsi dhe disa zona pė rreth ranė nė sundimin venecian dhe krijuan dukatin e Durrėsit, qė ishte nė kufi me principatėn e Arbėrisė. Nė kėtė fazė fillestare tė periudhės nė shqyrtim u aktivizuan nė mėnyrė tė veēantė pėr rimėkėmbjen e fortifikimeve despotėt e Epirit. Kėshtu despoti i Epirit Mihal Engjėll Komneni, rreth vitit 1205, rindėrtoi muret e kalasė sė Beratit, ndėrsa njė nga pasardhėsit e tij, Teodori, ndėrtoi mė 1225 njė «kryekullė» nė Durrės.

    Gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XIV, pas njė pushtimi tė shkurtėr tė Shqipėrisė nga shteti serb i Rashės, feudalėt shqiptarė arritėn kulmin e fuqisė sė tyre, duke u kthyer nė sundimtarė tė pavarur. Tani, pėrveē Topiasve dhe Muzakėve dolėn nė skenė familje tė tjera feudalėsh. si Balshajt, Aranitėt, Matarangėt, Zenevisėt, Nė kėtė periudhė feudalėt shqiptarė mundėn tė fusnin nėn sundimin e tyre qytete tė mėdha tė fortifikuara, si Durrėsi, Berati etj. dhe patėn njė veprimtari tė vrullshme nė fushėn e ndėrtimit tė fortesave. Kėshtu Topiasve, me qendėr nė Krujė e Petrelė, u atribuohet nga Barleti ndėrtimi i kėshtjellės sė Petrelės, ndėrsa Balshajve kalaja e Shkodrės. Rreth mesit tė shek. XIV, Karl Topia rindėrton kalanė e Krujės, ndėrsa njė pinjoll i fundit i kėsaj familje, Nikolla Topia, nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shek. XIV fillon ndėrtimin e njė kalaje bregdetare nė Kepin e Melieve, nė afėrsi tė Durrėsit.

    Nė vitin 1389, Muzakėt ndėrtuan njė kullė nė derdhje tė Semanit, e cila njihet nė literaturėn historike me emrin «Kėshtjella apo kulla e Pirgut», ndėrsa Berati, nėn sundimin e tyre pati shtrirjen dhe lulėzimin mė tė madh, jo vetėm si qytet, por edhe si fortesė. U riparuan pothuajse tė gjitha muret dhe u ndėrtuan njė sėrė kullash tė reja, u bė ndarja e selisė brenda kėshtjellės dhe u ngritėn muret e bashkimit tė qytetit tė sipėrm me lumin (14) .

    Me sa duket, Zenevisėt kryen punime nė kalanė e Gjirokastrės dhe ndėrtuan Kardhiqin, ndėrsa mė vonė, mė 1443, Simon Zenevisi ndėrton njė kėshtjellė nė kepin Vagenetia pėrballė Korfuzit, ku mė 1456 u zhvilluan luftime tė ashpra me turqit (15) . Por edhe nė fortifikimet qė ndėrtuan pushtuesit nė kėtė periudhė, nė qytetet e pushtuara prej tyre duket dora e mjeshtrave shqiptarė. Mbreti i Sicilisė, Karli I Anzhu, mė 1280, porositi tė merreshin specialistė tė atyre anėve pėr punimet fortifikuese qė do tė kryheshin nė Durrės. Ndėrsa nė orvatjen e venecianėve pėr tė hapur kanalin e Porto-Romanos, qė do tė siguronte dhe njė mbrojtje mė tė mirė tė Durrėsit, marrin pjesė shumė punėtorė dhe teknikė shqiptarė.

    Mjaft kėshtjella dhe qytete tė fortifikuara tė vendit tonė ruajnė edhe sot tiparet arkitektonike tė shek. XIII-XIV, kur ato u ndėrtuan apo patėn periudhėn e lulėzimit mė tė madh gjatė mesjetės. Njė nga kėto kėshtjella, qė e pati zanafillen mesjetare nė kėtė periudhė, ėshtė Shkodra.

    Kalaja e Shkodrės

    Fig. 108 — Kalaja e Shkodrės. Gravurė e shek. XIX (viz. E. Lir).

    Fig. 108a — Kalaja e Shkodrės. Gravurė.

    Fig. 108b — Kalaja e Shkodrės. Pamje nga lindja.

    ashtu si Berati, ėshtė ngritur mbi ndėrtime ilire. Gjatė periudhės sė pushtimit romak, kalaja ka shėrbyer si njė akropol pėr qytetin qė shtrihej rrėzė shpatit jugor tė kodrės. Gjatė mesjetės Shkodra ishte me ndėrprerje herė nėn sundilnin bizantin dhe herė nėn atė sllav, deri rnė 1355 kur u zotėrua nga Balshajt Humanisti shkodran i shek. XV, Barleti, thotė se gjer nė atė kohė Shkodra ka qenė e pafortifikuar. Nė kalanė e Shkodrės nuk janė konstatuar deri mė sot gjurmė tė njė vjetėrsie mė tė madhe nga shek. XIV. Nė fillim tė mesjetės, kalaja ndodhej nė fushė pranė Bunės, ku shtrihej dikur qyteti i periudhės romake. Pėrvec Balshajve, qė e mbajtėn Shkodrėn nėn sundimin e tyre deri nė vitin 1396, kur ja dorėzuan Venedikut, nė kala kanė ndėrmarrė punime plotėsuese fortifikimi edhe venecianėt, turqit dhe mė vonė (shek. XVIII-XIX) feudalėt shqiptarė Bushatllinj. Formėn themelore kalaja e ka marrė pra qė nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV dhe ka arritur nė trajtėn e sotme me njė varg plotėsimesh tė vazhdueshme. Tė ngri-tura mbi majėn e njė kodre shkėmbore muret e kalasė ndjekin formėn e terrenit, duke krijuar nė planimetri njė formė tė ērregullt.

    Fig. 109 — Kalaja e Shkodrės. Planimetria.

    Sipėrfaqja e brendshme ndahet me anė muresh tė trasha nė tri oborre, qė komunikojnė me porta midis tyre. Oborri i tretė, qė zė njė sipėrfaqe mė tė vogėl nga tė tjerėt, ndodhet nė pjesėn mė tė lartė e tė mbrojtur tė kodrės dhe luante rolin e njė kėshtjelle.

    Fig. 110 — Kalaja e Shkodrės. Pamje e oborrit tė tretė.

    Nė murin qė e ndan atė nga pjesa tjetėr e kalasė janė krijuar tė dala drejtkėndėshe, qė zėvendėsojnė kullat, ndėrsa nė murin e jashtėm ato janė vendosur mė dendur nga gjithė pjesėt e tjera tė kalasė, me pėrjashtim tė zonės sė hyrjes kryesore. Brenda territorit tė kėshtjellės ndodhet njė kompleks ambientesh pėr garnizonin, tė cilat lidhen me njė kullė rrethore. Aty ndodhet njė sterė,

    Fig. 111 — Kalaja e Shkodrės. Grykė stere nė oborrin e tretė.

    depo si dhe njė godinė trikatėshe e trajtuar nė mėnyrė monumentale, e cila njihet me emrin «kapiteneria».

    Fig. 110 — Kalaja e Shkodrės. Pamje e oborrit tė tretė.

    Brenda kėshtjellės ka qenė dhe pallati i familjes feudale tė Bushatllinjve, i cili mė vonė, gjer mė 1865, kur qendra administrative e Shkodrės u shpėrngul nga kalaja, ėshtė pėrdorur si banesė e guvernatorit tė vilajetit. Oborri i dytė,

    Fig. 112 — Kalaja e Shkodrės. Pamje e oborrit tė dytė dhe e sterės.

    nė pjesėn qendrore tė kalasė, zė njė sipėrfaqe mė tė madhe. Ai ndahet nga oborri i parė nga njė mur tėrthor pa kulla. Muri i vjetėr i periudhės paraveneciane ėshtė lėnė gjysmė i rrėnuar dhe nė shek. XVIII-XIX ėshtė zėvendėsuar me njė mur tė ri, tė futur pak mė brenda nga i pari, nė tė cilin ėshtė hapur dhe njė portė. Brenda oborrit tė dytė ndodhen katėr stera tė mėdha katėrkėndėshe tė mbuluara me qemer, prej tė cilave uji merej me anė grykash pusi tė rrumbullakėta.

    Fig. 112 — Kalaja e Shkodrės. Pamje e oborrit tė dytė dhe e sterės.

    Pėrveē sterave aty ruhen akoma disa ndėrtime tė vjetra, qė shėrbenin si depo, pėr strehimin e garnizonit; njė burg si dhe njė kishe e stilit romanik e kthyer mė vonė nė xhami.

    Fig. 112a — Kishė e shek. XIV nė oborrin e dytė e kthyer nė xhami nė shek. XVI.

    Oborri i parė

    Fig. 112b — Kalaja e Shkodrės. Pamje e oborrit tė parė.

    nuk ruan gjurmė ndėrtimesh nė brendėsi dhe komunikon direkt me hyrjen kryesore tė kalasė

    Fig. 113 — Kalaja e Shkodrės. Pamje e hyrjes kryesore.

    para sė cilės, nė periudhėn veneciane midis viteve 1407-1417, u ndėrtua njė barbakan

    Fig. 114 — Kalaja e Shkodrės. Hyrja e barbakanit.

    njė sistem paramuresh me kthesa tė mprehta qė zinin pjesėn lindore tė kalasė, si dhe vepra tė tjera mbrojtėse, qė mbulonin rrugėn nga kthesa e fundit e saj, deri tek porta e barbakanit (16) .

    Pasi kalon koridorin e kullės sė barbakanit

    Fig. 115 — Kalaja e Shkodrės. Korridori barbakanit.

    gjendesh nė njė oborr tė vogėl katėrkėndėsh, tė kufizuar me mur nė krahun e djathtė. Muri ėshtė pajisur me njė parapet dhe me njė palė shkallė qė tė ngjitin nė shtegun e rojes. Pėrballė oborrit ndodhet porta kryesore e kėshtjellės dhe anash, saj njė portė e vogėl qė tė ēon nė she-shin e mureve tė para, tė cilat janė mė tė ulėta nga muret dhe kullat e anės lindore.

    Fig. 115a — Kalaja e Shkodrės. Oborri midis barbakanit dhe hyrjes kryesore.

    Porta kryesore

    Fig. 113 — Kalaja e Shkodrės. Pamje e hyrjes kryesore.

    ėshtė trajtuar nė anėn e jashtme, nė mėnyrė tė ngjashme me portėn e barbakanes,

    Fig. 114 — Kalaja e Shkodrės. Hyrja e barbakanit.

    por kėtu kemi tė bėjmė me restaurimin e ndėrtimeve mė tė vjetra. Pėr tė hyrė brenda nė kala duhet tė kalosh njė korridor nė formė L-je, tė mbuluar me qemer cilindrik,

    Fig. 115b — Kalaja e Shkodrės. Korridori i hyrjes kryesore.

    fundi i tė cilit mbyllet nga njė portė e dytė. Nė kthesėn e korridorit dallohen qartė gjurmėt paraveneciane tė kompleksit tė hyrjes. Njė pjesė e qemerit kėtu ėshtė ndėrtuar krejtėsisht me tulla dhe nė kyēin e tij ėshtė hapur njė vrimė drejtkėndėshe 40x55 cm qė shėrbente pėr tė hedhur lėndė djegėse, lėngje tė nxehta, apo objekte tė rėnda mbi kundėrshtarin, qė kishte arritur tė shpėrthejė portėn e parė. Vrima komandohej nga njė kthinė e vogėl, e mbuluar me qemer cilindrik qė ndodhet nė katin e dytė, i cili lidhet nėpėrmjet njė porte me hark dhe kornize tullash me njė kthinė katėrkėndėshe mė tė madhe, qė shėrbente pėr qėndrimin e njė pjese tė rojeve tė portės dhe pėr mbajtjen e pėrgatitjen e mjeteve dhe lėndėve qė do tė hidheshin mbi armikun. Por edhe pasi tė kalojė portėn do tė ndodheshe pėrballė njė muri tė gjerė, prapa parapetit tė dhėmbėzuar tė tė cilit qėndronin mbrojtėsit e oborrit tė dytė. I gjithė sistemi i mbrojtjes sė hyrjes komandohej nga njė donzhon i lartė poligonal, pėr ndėrtimin e tė cilit nga venecianėt, mė 1468, bėn fjalė edhe Barleti.

    Pėrveē hyrjes kryesore, kalaja ka dhe disa hyrje tė vogla tė dorės sė dytė, tė cilat shėrbenin pėr manovrimin e forcave nė raste rrethimi apo si dalje sekrete. Njėra prej tyre ruhet akoma nė rrėzė tė paramurit lindor tė kalasė.

    Fig. 116 — Kalaja e Shkodrės. Dalje sekrete nga ana lindore.

    E hapur nė shkėmb tė gjallė dhe rne disa degėzime nė brendėsi, kjo portė, sipas Barletit, shėrbente pėr tė mbajtur armė e municione, pėr tė mbrojtur «gropat». ėshtė fjala pėr njė kanal tė veshur me gurė gjatė kontraskarpit, i cili pėrshkon rrėzėn e murit lindor tė kalasė dhe ruhet edhe sot nė njė thellėsi rreth 4 m. Pėrveē barbakanit, kryekullės, kompleksit tė hyrjes dhe paramureve nė anėn lindore tė kalasė, punimet e tjera veneciane konsistojnė nė veshjen me gurė tė punuar katėnkėndėsh tė disa kullave tė tjera dhe pjesėrisht tė kurtinave. Kėshtu qė nė shumė kulla nėn veshjen veneciane fshihen ndėrtime mė tė vjetra qė i pėrkasin periudhės sė sundimtarėve Balshaj. Gjatė kėtyre riparimeve ėshtė pasur parasysh qė anės sė jashtme tė mureve t´u jipet pjerrėsi nė formė skarpati, qė arrin shpesh deri nė gjysmėn e lartėsisė sė tyre. Madje, nga ana perėndimore e kalasė, sipėrfaqe tė mėdha tė pjerrėta shkėmbore tė kodrės janė veshur me gurė tė skuadruar. Aty ku veshja e mureve ėshtė dėmtuar spikat teknika e vjetėr me pėrdorimin e copave tė tullave midis gurėve, ndėrsa harqet e dritarėve dhe frėngjitė janė punuar krejtėsisht me tulla tė vendosura nė formė radiale dhe janė rrethuar me bordurė. Kullat kanė forma rrethore, por mė tepėr katėrkėndėshe, dhe ruhen nė njė lartėsi 12-16 m, ndėrsa kurtinat kanė njė lartėsi rreth 12 m.

    Kalaja e Shkodrės, ashtu siē ishte kompletuar qė nga fillimi i shek. XV, mundi t´u bėjė ballė dy rrethimeve tė gjata dhe bombardimit tė vazhdueshėm me artileri nga turqit nė vitet 1474 dhe 1478-79. Vetėm paqja e nėnshkruar nga venecianėt i detyroi banorėt dhe garnizonin ta braktisnin atė, me kusht qė tė liheshin tė lirė tė largoheshin nė drejtimin e dėshiruar.

    Shembulli i njė kalaje mesjetare, pėr nga mbrojtja natyrore dhe furnizimi me ujė, qė ishin dy faktorėt mė tė rėndėsishėm nė mesjetė pėr tė siguruar njė mbrojtje tė fuqishme dhe tė gjatė, ėshtė kalaja e Krujės (17) .

    Fig. 117a — Kalaja e Krujės. Pamje.

    Fig. 117b — Kalaja e Krujės. Planimetria.

    Ajo mundi t´u bėjė ballė nė shek. XV tri rrethimeve tė egra tė forcave kryesore tė Perandorisė Osmane. Nė burimet historike, Kruja pėrmendet pėr herė tė parė nė aktet kishtare tė shek. IX si qendėr peshkopate, ndėrsa si vendbanim i fortifikuar, del vetėm nga mesi i shek. XIII. Mė 1253 ajo kaloi nga Mihaili II i Epirit nė zotėrim tė perandorit bizantin Ivan Vatace dhe dy vjet mė vonė, Teodori II Laskari u njeh disa privilegjė banorėve tė kalasė sė Krujės. Qė para kėsaj periudhe, gjatė shek. XII, Kruja ka qenė qendėr garnizonesh dhe guvernatorėsh bizantinė gjė qė presupozon njė vend tė fortifikuar.

    Nga fundi i shek. XIII, kalasė ju bėnė disa riparime nga Karli I Anzhu dhe mė vonė, nga feudali shqiptar Karl Topia, qė e bėri atė qendėr tė zotėrimeve tė tij, i cili, siē mund tė nxirret nga dėshmia e Barletit, kreu punime tė rėndėsishme. Ndėrtimet e fundit gjatė mesjetės sė mesme nė kėtė kala i pėrkasin periudhės sė Skėnderbeut, rreth mesit tė shek. XV.

    Fig. 118 — Kalaja e Krujės. Rreth mesit tė shek. XV.

    Kalaja e Krujės ėshtė ndėrtuar mbi njė kreshtė shkėmbore tė shkėputur nga mali Sarisalltėk dhe nga formacionet kodrinore pėrreth. Ajo lidhet me kėto tė fundit vetėm nga ana verilindore, ku ndodhet dhe hyrja kryesore pėr nė kala. Anėt e tjera janė shkėmbinj tė thepisur, praktikisht tė pangjitshtėm ose vetė kodra bie me pjerrėsi tė theksuar. Njė nga veēoritė e kalasė sė Krujės ėshtė mėnyra e furnizimit tė saj me ujė, gjė qė e ka bėrė tė mos vuajė asnjėherė nga mungesa e ujit. Brenda territorit tė kalasė, nė shkėmb rrjedh njė burim nėntokėsor, i cili del nė rrėzė tė murit lindor tė saj. Ky krua, qė pėrdoret edhe sot nė njė ēezmė, ka qenė rrethuar me njė sistem muresh e kullash.

    Fig. 119 — Kalaja e Krujės. Oborri i fortifikuar i krojeve.

    Por uji i kėtij burimi shfrytėzohej edhe brenda fortesės nėpėrmjet puseve, njėri prej tė cilėve ruhet akoma nė gjendje tė mirė nga ana e brendshme e murit perėndimor (18) .

    Muret e kalasė sė Krujės, duke ndjekur konturet e terrenit mbi tė cilin ngrihen, rrethojnė njė sipėrfaqe eliptike me perimetėr rreth 800 m. Ato kanė njė gjerėsi prej rreth 1,50 m dhe pėrforcohen nga 9 kulla. Kullat kanė formė tė rrumbullakėt ose katėrkėndėshe, duke sunduar tė parat. Kullat nuk kanė njė largėsi tė barabartė prej njėra-tjetrės, por sipas kushteve tė terrenit dhe rėndėsisė sė sektorit qė mbrojnė, shohim njė grupim tė tyre nė hyrjen kryesore, pranė burimit dhe nė skajin jugperėndimor, ndėrsa gjatė krejt murit verilindor dhe juglindor tė ndėrtuar mbi shkėmbin e thepisur ndodhet vetėm njė kullė.

    Pėrveē mureve perimetrale qė pėrmendėm, nė pjesėn mė tė lartė tė kodrės ėshtė sajuar njė ndarje e vogėl katėrkėndėshe qė shėrbente si njė reduit i fortifikuar, seli e feudalit. Nga ana e jashtme e kėsaj ndarjeje, qė i korrespondon rrethimit tė kalasė, shkėmbinj tė bien thik dhe janė tė pangjitshėm, ndėrsa nė murin e ndarjes sė brendshme konstatohen dy kulla katėrkėndėshe. Njėra prej tyre, ajo e kėndit, ruan disa duar ndėrtimi. Sė fundi, kur kjo pjesė e fortifikimit e kishte humbur funksionin e saj, u pėrshtat nė kullė sahati (19) . Nė gjendjen e sotme kulla ka njė lartėsi prej 16 m, gjė qė tregon se lartėsia e kullave katėrkėndėshe tė kėsaj ndarjeje ka qenė mjaft e madhe. Duke qenė mbi njė terren sundues, ato shėrbenin njėkohėsisht edhe pėr vrojtim. Kalaja ka dy hyrje, njėra nga verilindja qė ėshtė kryesorja dhe tjetra mė e vogėl, e dorės sė dytė, nė skajin jugperėndimor, qė tė ēonte nė oborrin e fortifikuar tė krojeve.

    Fig. 119 — Kalaja e Krujės. Oborri i fortifikuar i krojeve.

    Hyrja kryesore pėrshkonte njė korridor me kthesė

    Fig. 120 — Kalaja e Krujės. Korridori i hyrjes nė kalanė e Krujės.

    dhe sigurohej nė periudhėn e parė tė ndėrtimit nga dy porta, prej tė cilave e para ishte njė portė rrėshqitėse (portkulis).

    Nė njė periudhė tė dytė. u ndėrtua njė kompleks i tėrė pėr mbrojtjen e hyrjes kryesore.

    Fig. 121 — Kalaja e Krujės. Ambientet pranė kompleksit tė hyrjes.

    Nė pjesėn e brendshme u shtua njė korridor i ri me gjatėsi 22 m, i mbuluar me qemer cilindrik guri. Porta e parė u vendos nė vendin e portės sė dytė tė fazės sė parė, ndėrsa njė portė tjetėr mbyllte fundin e korridorit. Tė dyja kėto porta kanė qenė dyflegėrshe dhe siguroheshin nga brenda me katarah. Nė kompleksin e hyrjes, nė kėtė periudhė, u ndėrtuan nė tė djathtė tė korridorit dhe njė sėrė ambientesh tė lidhura me njė kullė rrethore, tė pajisur me sterė. Nėpėrmjet njė portė tė vogėl, tė hapur nė murin e brendshėm tė kėtij kompleksi, hyhet nė njė kthinė nė formė kryqi qė s´ėshtė gjė tjetėr veēse njė kishe e tipit «Kryq i lirė». Ambienti qendror i kishės nė formė katrori mbulohet me njė kupolė sferike mbi tambur, i cili mbėshtetet mbi katėr pedentiva, ndėrsa krahėt e kryqit, mė tė ulėt nga ambienti qendror, mbulohen me qemere cilindrike tė ndėrtuara me gurė. Interieri i kishės ndriēohet nga dy dritare tė ngushta, prej tė cilave njėra pėrshkon murin fundor tė njė nikeje tė korridorit.

    Tipi nė formė «Kryq i lirė» i faltoreve tė kultit tė krishter ka pasur njė pėrhapje mė tė madhe nė vendin tonė gjatė shek. XII-XIII, kohė sė cilės i pėrket pėr pasojė edhe ndėrtimi i fazės sė dytė tė krejt kompleksit tė hyrjes, duke lėnė njė datė mė tė hershme ndoshta shek. XI-XII pėr periudhėn e parė tė kėtij ndėrtimi. Nė qoftė se nuk ėshtė fjala pėr kishėn nė shqyrtim, atėherė nė kalanė e Krujės do tė ketė pasur ndėrtime tė tjera tė kėtij lloji, tė instaluara brenda kullave, po tė kemi parasysh njė dokument tė viteve 1431-32, ku pėrmendet njė kishe «brenda nė kullė tė Akēahisarit» (Kalaja e Krujės).

    Nė katin e dytė tė kompleksit tė hyrjes tė ēojnė njė palė shkallė tė mbėshtetura nė murin e tij lindor. Kėto shkallė i shėrbenin jo vetėm kthinave qė ngriheshin mbi kishe dhe mbi dy niket e krahut tė djathtė tė korridorit tė hyrjes, por dhe platformės sė njė kullė tė rrumbullakėt, qė lidhet nė mėnyrė organike me kėto ndėrtime. Nė katin e poshtėm tė kullės sė rrumbullakėt ėshtė ndėrtuar njė stere me trajtė cilindrike, me diametėr 3 m, e cila mbulohej me njė kupolė sferike tė ndėrtuar me muraturė guri. Pėr marrjen e ujit, midis murit perimetral tė kullės dhe tė sterės ėshtė lėnė njė korridor i ngushtė i mbuluar me qemer cilindrik, nė tė cilin zbritet me disa kėmbė shkallė nga tarraca e kthinave ngjitur me tė. Nė skaj tė korridorit ndodhet njė e hapur katėrkėndėshe prej nga mund tė merrej ujė nga stera. Korridori ėshtė i njė madhėsie tė tillė sa mund tė qarkullojė me vėshtirėsi njė njeri dhe nuk zė gjithė perimetrin e sterės. Kullėn e rrumbullakėt, qė vishte nga jashtė sterėn dhe shėrbente kryesisht pėr mbrojtjen e hyrjes, Skėnderbeu e rindėrtoi rreth viteve 1451-52.

    Fig. 118 — Kalaja e Krujės. Rreth mesit tė shek. XV.

    Pas rėndėrtimit, sipas dėshmisė sė Barletit, ajo nuk ishte mė e lartė se muret rrethuese, ndėrsa pjesės sė po-shtme tė mureve tė saj ju dha nga jashtė njė pjerrėsi nė formė skarpati. Periudha e dytė e ndėrtimit tė kompleksit tė hyrjes ėshtė realizuar nė njė kohė, kur hyrja e parė qe dėmtuar rėndė, pasi pranė kėsaj tė fundit ruhen gjurmėt e njė kullė tė rrėnuar katėrkėndėshe, qė do tė zinte krejt rrėzėn e veprimit tė kullės sė rrumbullakėt.

    Interes paraqet nė kalanė e Krujės dhe sistemi i fortifikimit tė krojeve,

    Fig. 119 — Kalaja e Krujės. Oborri i fortifikuar i krojeve.

    qė ndodhet nė skajin juglindor tė kalasė. Vendi i rrjedhjes sė burimeve nėntokėsorė, qė bien jashtė mureve rrethuese, ėshtė mbrojtur me njė mur tė dytė nė formė tė harkuar, nė tė cilin ruhen edhe gjurmėt e tri kullave, njėra prej tė cilave, gjysmė e rrėnuar arrin lartėsinė 8 m.

    Me kulla ėshtė pajisur edhe muri rrethues i kalasė qė pėrfshihet brenda kėsaj sipėrfaqeje, nė tė cilat dallohen pėr mė tepėr disa faza ndėrtimi. Mė interes ėshtė nė kėtė pjesė tė fortifikimit njė kullė gjysmėrrethore, e cila pėrshkohet nga njė tunel i ngushtė me gjatėsi 15 m, i mbuluar me qemer cilindrik. Porta nė dalje tė tunelit ėshtė trajtuar me hark tullash.

    Fig. 122 — Kalaja e Krujės. Porta nė dalje tė tunelit.

    Prej kėtej zbritet nėpėrmjet tė njė palė shkallėve nė sheshin e burimit, i cili ishte i mbrojtur nė anėn e jashtme nga sistemi i mureve dhe kullave qė pėrmendėm. Edhe nė kullat, qė mbrojnė sheshin e burimit vėrehen periudha tė ndryshme ndėrtimi, gjė qė tregon se fortifikimi i krojeve ėshtė krijuar nė njė periudhė tė hershme dhe ka shėrbyer pėr njė kohė tė gjatė. Kjo konfirmohet dhe nga dėshmia e Barletit, i cili thotė pėr kėtė anė tė kalasė se muret ishin shumė tė vjetra dhe tė ngrėna nga koha. Brenda territorit tė krojeve, nė tė majtė tė shkallėve, ėshtė ndėrtuar mė vonė njė kullė e rrumbullakėt, e cila ngjason nga teknika me rindėrtimet e kullės sė rrumbullakėt tė hyrjes. Duke pasur parasysh edhe njoftimin e Barletit pėr ndėrtimet qė kreu Skėnderbeu pas rrethimit tė parė tė Krujės nė anėn veriore dhe perėndimore tė kalasė, mund tė arrihet nė pėrfundimin qė kjo kullė tė jetė ndėrtuar gjatė viteve 1450-52. Kulla e re, ndryshe nga ato tė mėparshmet, ėshtė e ulėt dhe me perimetėr tė gjerė.

    Nė Shqipėrinė Jugperėndimore njė nga fortifikimet e rėndėsishme mesjetare ėshtė edhe Kanina (20) .

    Fig. 122a — Kalaja e Kaninės. Pamje.

    Fig. 122b — Kalaja e Kaninės. Planimetria.

    Ajo ndodhet nė gjirin e Vlorės mbi njė kodėr me lartėsi 380 m. Si shumė qytete tė tjera mesjetare tė Shqipėrisė, kalaja e Kaninės e fillon jetėn e saj qė nga koha antike. Mė vonė, nė shek. VI, kalaja rindėrtohet nga Justiniani dhe pėrmendet nė listėn e Prokopit me emrin Kionin. Nė fillim tė shek. XI, Kanina ishte qytet dhe qendėr peshkopate dhe luajti njė rol tė rėndėsishėm nė luftėrat normano-bizantine. Pas njė periudhe qetėsie relative, pas kėtyre ngjarjeve, Kanina, nė shekujt XII-XIII, kthehet nė njė qendėr ushtarake tė dorės sė parė, duke shėrbyer si plasdarm pėr depėrtimin e anzhuinė-ve nė thellėsitė e tokave shqiptare. Nė vitin 1530 kalaja rindėrtohet nga sulltan Sulejmani, ndėrsa ndėrtimet e fundit tė shek. XVII-XIX i pėrkasin pėrpjekjeve tė feudalėve shqiptare tė Vlorės pėr tė rimėkėmbur kėtė fortifikim.

    Muret rrethuese pėrfshijnė njė sipėrfaqe 35 ha dhe kanė njė gjatėsi tė pėrgjithshme prej l km. Ashtu si nė Shkodėr, kalaja ndahet nga mure tėrthore nė tri pjesė. Prej tyre sot ruhen vetėm muri, qė ndan pjesėn mė tė lartė tė kodrės, i cili mbrohej nga tri kulla Brenda rrethimit, sipas dėshmisė tė udhėtarit turk Ēelebiut, kishte shtėpi banimi, ndėrtesa pėr garnizonin, depo municioni si dhe stera pėr furnizimin me ujė. Kalaja pėrshkohej prej katėr portash, prej tė cilave njėra lidhte ndarjen e fundit nė pjesėn mė tė lartė (kėshtjellėn) me pjesėn tjetėr tė fortifikimit. Portat e tjera tė nxirrnin nė drejtime tė ndryshme jashtė rrethimit kryesor. Njėra prej kėtyre hyrjeve, e ruajtur mė mirė, ndodhet nė anėn jugore. Ajo mbrohet prej njė kullė tė fuqishme gjashtėkėndėshe, ka njė lartėsi prej 3,40 m, hapėsirė dritė 2,85 m dhe mbulohet prej njė harku sektorial. Porta ka qenė dyflegėrshe dhe sigurohej nga brenda me katarah. Nė portat e kalasė sė Kaninės nuk konstatojmė sisteme tė brendshme fortifikimi, si galeri tė mbuluara me qemer etj., apo tė jashtme, barbakana, siē i hasim nė kala tė tjera mesjetare, si ajo e Shkodrės, Krujės dhe Beratit. Hyrjet janė tė thjeshta dhe mbrohen nga kulla anėsore. Kullat qė pėrforcojnė muret kanė forma rrethore, poligonale, trekėndėshe dhe katėrkėsndėshe. Por shumė prej tyre, pėrveē teknikės sė ndėrtimit dhe me format e tyre planimetrike, pėrfaqėsojnė periudha tė ndryshme ndėrtimi. Mė tė hershmet janė kullat trekėndėshe, tė cilat duke qenė me pėrmasa tė vogla luajnė edhe rolin e kontrafortave, ashtu siē i takojmė nė kalanė e Beratit dhe Butrintit. Nga shtatė kulla, qė ruhen sot nė kalanė e Kaninės, dy prej tyre kanė formė trekėndėshe. Por sasia e kullave nė pėrgjithėsi ka qenė mė e madhe. Nga njė skicė planimetrike, e botuar nė 1688, mėsojmė se kalaja nė atė kohė kishte 14 kulla (21) .

    Tė njė periudhe tė hershme janė edhe disa kulla gjysmėrrethore, tė ngjashme me ato tė akropolit tė Butrintit. Si nė kullat gjysmėrrethore edhe nė ato trekėndėshe gjejnė pėrdorim tė gjerė copat e tullave dhe tė tjegullave, tė cilat vendosėn horizontalisht apo nė mėnyrė tė ērregullt midis fugave tė gurėve dhe sidomos nė kullat trekėndėshe, ku janė ripėrdorur mjaft gurė antikė.

    Kullat poligonale i pėrkasin njė periudhe mė tė vonė; nė to gjejmė edhe frėngji pėr topa. Nga forma planimetrike dhe nga teknika e ndėrtimit kėto kulla ngjasin me ato tė «kėshtjellės sė poshtme tė kalasė sė Durrėsit tė ndėrtuar nė shek. XV» (22) . Muret e kullave si dhe kurtinat janė pėrforcuar me breza druri; lartėsia e tyre nuk ruhet nė asnjė rast e plotė. Nė to vėrehen edhe gjurmė tė rindėrtimeve dhe riparimeve tė periudhės sė pushtimit turk. Por qė nga kjo kohė qyteti i nėnshtrohet njė rėnieje tė vazhdueshme, derisa degradon nė njė fshat. Pėr pasojė, humbet rėndėsinė e parė edhe kalaja, sidomos pas ndėrtimit, tė kalasė sė Vlorės, nė shek. XVI.

    Tipare tė ngjashme me Kaninėn kanė pasur edhe qytete tė tjera mesjetare tė fortifikuara nė bregdetin Jon, si Borshi (Sopoti)

    Fig. 123 — Kalaja e Borshit. Pamja e kodrės.

    Fig. 123a — Kalaja e Borshit. Pamje e njė kullė.

    dhe Himara.

    Fig. 124 — Kalaja e Himarės. Gravurė e shek. XIX (viz. E. Lir).

    Pėr mė tepėr, kjo e fundit ashtu si Kanina, pėrmendet si njė qendėr e fortifikuar qysh nė shek. XI, nė trajtėn Himera.

    Njė fortifikim qė zė njė vend ndėrmjetės midis qytetit tė fortifikuar dhe kėshtjellės, ėshtė kalaja e Gjirokastrės, kėshtjellė nga pėrmasat dhe qytet i fortifikuar nga vendosja e shumė banesave brenda saj. Kėta tipa fortifikimesh, me zgjerimin e vazhdueshėm tė qytetit tė dalė jashtė mureve dhe spostimit tė qendrės sė pazarit, fillojnė tė luajnė gradualisht rolin e njė kėshtjelle pėr qėndrimin e sunduesit dhe garnizonit tė qytetit. Nga kalaja mesjetare e Gjirokastrės, para pushtimit tė saj nga Ali Pasha, ruhen vetėm pak gjurmė, pasi muret janė veshur deri nė lartėsi nga ndėrtimet e reja, ndėrsa kullat pjesėrisht janė rrėnuar dhe ripėrshtatur. Por, megjithatė mund tė krijohet njė ide sadopak e qartė pėr tė nga pėrshkrimi i E. Ēelebiut. Sipas tij, «kalaja ishte ndėrtuar nė kohė te moēme, krejt prej guri tė gdhendur. Nė mes tė kalasė ndodhej njė rrugė e gjerė me drejtim lindje-perėndim, nė tė dy anėt e sė cilės ndodheshin 200 shtėpi. Ajo kishte dy porta hekuri me nga tri palė dyer dhe njė hendek 100 hapa tė gjatė dhe 200 hapa tė gjerė midis namasgjahut dhe fortesės. Ndėrsa tė tria anėt e tjera nuk kishin nevojė pėr hendek pasi janė pėrrenj natyrorė».

    Prania e hendekut tregon se kalaja nuk e zinte krejt platformėn natyrore tė kodrės, si nė kohėn e rindėtimit nga Ali Pasha.

    Gjirokastra pėrmendet pėr herė tė parė si qytet dhe kėshtjellė vetėm nė vitin 1336, periudhė pas sė cilės ajo u bė qendra e feudalėve shqiptarė Zenevisė, dhe mė vonė, gjatė sundimit tė Gjin Bue Shpatės, u pėrfshi nė despotatin e Epirit. Mė 1417 kalaja e Gjirokastrės u pushtua prej turqve, pas njė rrethimi tė gjatė.

    Pėrveē fortifikimeve tė pėrshkruara dhe tė pėrmendura mė lart, nė shekujt XI-XIV, nė Shqipėri ishin ndėrtuar shumė kėshtjella tė tjera tė vogla pėrmbi maja kodrash me shpate tė thepisura apo qė mbikqyrnin rrugė e vendkalime tė rėndėsishme. Prej tyre vlejnė tė pėrmenden kėshtjella e Mborjes

    Fig. 125 — Kalaja e Mborjes, Korēė. Pamje.

    dhe e Podgories nė rrethin e Korēės, kėshtjella e Delvinės qė bllokonte njė nga rrugėt kryesore qė lidhte gjirin e Sarandės me pastokėn, apo kėshtjella e Ndroqit, qė kon-trollonte rrugėn nga Durrėsi pėr nė Qafė-Kėrrabė.

    Kėshtjella e Mborjes ėshtė ndėrtuar mbi njė kodėr tė lartė, me shpate mjaft tė pjerrėta nė juglindje tė qytetit tė Korcės. Ajo ka njė perimetėr prej 150 m, rrethon njė sipėrfaqe poligonale tė ērregullt dhe pėrforcohet nga 4 kulla tė rrumbullakėta, Muret kanė njė trashėsi prej 2,50 m dhe pėrforcohen me breza druri. Pėrmasat e vogla tė kėsaj kėshtjelle tregojnė se ajo ka qenė seli e fortifikuar e njė feudali vendas. Gjithashtu edhe kisha e Mborjes e shek. XIV, e ndėrtuar nė rrėzė tė kodrės nė stilin bizantin, me pėrmasa mjaft tė vogla, ka karakterin e njė faltoreje familjare, tė cilat ndėrtoheshin zakonisht nga princėr apo sundimtarė tė vendit. Toponimi-qytet-ruhet akoma pėr Mborjen. Ndėrsa vetė emri Mborje (emporion-treg) tregon se aty ka pasur njė treg. Pra kėtu i kemi tė gjitha elementet e evolucionit tė njė kėshtjelle tipike feudali: kėshtjella nė majė tė njė kodre tė lartė, tė vėshtirė pėr t´u ngjitur, ndėrsa qyteti, faltorja dhe tregu nė rrėzė tė kodrės. Ndryshe nga disa qytete tė tjera tė Shqipėrisė, qė e kanė zanafillen nga kėshtjella, ku tregu dhe lagjet e qytetit shtrihen fillimisht sa mė pranė mureve tė kėshtjellės, nė Mborje terreni i aksidentuar i kodrės nuk e favorizonte njė fenomen tė tillė, prandaj mund tė supozohet edhe prania e dy selive tė feudalit; njėra nė qytet nė kohė tė qetė, ku ai kishte dhe faltoren e tij, dhe tjetra nė kėshtjellė, nė raste rreziku.

    Njė tablo tė njėjtė na paraqet dhe kėshtjella e Podgories. Kodra shkėmbore nė lindje tė fshatit me tė njėjtin emėr, thirrėt nga banorėt «qytet». Kėshtjella mbi majėn e kėsaj kodre ndjek njė formė planime-trike tė ērregullt me perimetėr 60 m. Ashtu si nė Mborje, katėr kulla tė vogla rrethore janė vendosur gjatė murit perimetral. Nė rrėzė tė kodrės, nė fushė shtrihet edhe kėtu njė vendbanim, qė vazhdon deri nė mesjetėn e mesme.

    Kalaja e Mborjes, nė fillim tė shekullit XV, gjatė pushtimit turk vazhdoi tė pėrdorej si fortesė garnizoni. Podgorija ishte braktisur dhe nuk pėrmendet mė nė kėtė kohė.

    Gjithashtu, me interes ėshtė tė ndiqet faza fillestare dhe evolucioni i njė kėshtjelle garnizoni nė bregun e majtė tė kanalit tė Vivarit, nė Butrint.

    Fig. 126a — Kalaja pranė kanalit tė Vivarit, Butrint. Pamje.

    Fig. 126b — Kalaja pranė kanalit tė Vivarit, Butrint. Planimetria.

    Nė gjendjen qė ka arritur nė ditėt tona, kėshtjella ka formė planimetrike trekėndėshe, me gjatėsi brinjėsh rreth 50 m. Nė tė tria kėndet ka kulla tė rrumbullakėta, prej tė cilave njėra ruhet nė lartėsinė e plotė. Kėshtjella ka dy hyrje. Hyrja kryesore hapėt nė mesin e murit jugor,

    Fig. 127 — Kalaja pranė kanalit tė Vivarit, Butrint. Hyrja kryesore.

    ndėrsa njė tjetėr, e dorės sė dytė, nė murin verior, pranė njė kullė. Muret nė pjesėn mė tė madhe, ruhen nė lartėsinė e plotė dhe kurorėzohen nga njė parapet me lartėsi 1,50 m i pėrshkuar nga frėngji tė shumta.

    Fig. 128 — Kalaja pranė kanalit tė Vivarit, Butrint. Pamje e brendshme e murit VL.

    Nė shtegun e rojeve tė ēon njė shkallė e mbėshtetur nė faqen e brendshme tė murit jugor, pranė hyrjes kryesore. Nė pjesėn e brendshme tė kėshtjellės, njė sėrė kthinash njėkatėshe, tė mbuluara me qemerė cilindrikė i janė mbėshtetur krejt murit perėndimor si dhe njė pjese tė murit jugor. Thuajse nė mes tė oborrit tė saj ndodhet dhe njė ndėrtim me planimetri rrethore i mbuluar me kupolė sferike, pa dritare dhe vetėm me njė portė tė vogėl. Ky ndėrtim ka shėrbyer, me sa duket, nė periudhėn turke si depo baruti. Ndėrsa nga ana e jashtme e kėshtjellės, pranė murit perėndimor tė saj ka qenė ndėrtuar nė njė kohė tė vonė, njė rrethim tjetėr katėrkėndėsh, muret e tė cilit mbėshteteshin nė tė dyja kullat e kėsaj ane.

    Por nė kėtė mori periudhash, teknikash dhe stilesh ndėrtimi, qė i mbivihen njėra-tjetrės, mund tė dallohet qartė faza fillestare e kėshtjellės si dhe evolucioni i saj nė kohė. Nė fazėn e saj fillestare, qė datohet rreth fundit tė shek. XIII-shek. XIV, kėshtjella pėrbėhej nga njė mur me trashėsi 2,30 m, i cili rrethonte njė territor nė formė trekėndėshi tė rregullt, me qoshe tė rrumbullakosura. Ai pėrshkohej nga dy breza frėngjish, ku ato tė brezit tė poshtėm pėrshkojnė gjithė trashėsinė e murit, ndėrsa ato tė sipėrmit murin e parapetit. Kėshtjella kishte njė portė nė mesin e murit jugor, e cila mbrohej nga njė mashikul me konstruksion druri, qė mbėshtetej mbi blloqe gurėsh tė latuar me kujdes, tė cilėt dilnin nė formė konsoli mbi portė. Njė ballkon druri dilte edhe mbi mesin e murit verior dhe dy tė tjerė mbi murin perėndimor. Brenda kėshtjellės kishte edhe disa ambiente tė brendshme, mė tė gjera nga ato tė sotmet, tė cilat mbuloheshin me ēati druri me njė kullim dhe mbėshteteshin nė muret e kėshtjellės, por duke lėnė tė lira frėngjitė e brezit tė poshtėm, qė komandoheshin pjesėrisht brenda kėtyre ambienteve.

    Fig. 130 — Kalaja pranė kanalit tė Vivarit, Butrint. (Rikonstruksion i periudhės I tė ndėrtimit.)

    Nė njė periudhė tė dytė (shek. XV) u ndėrtua njė kullė e stilit venecian

    Fig. 129 — Kalaja pranė kanalit tė Vivarit, Butrint. Kullė e periudhės II tė ndėrtimit.

    nė qoshen jugperėndimore tė kėshtjellės, e ngjashme me kullėn veneciane pranė bregut tė detit nė Durrės. Pėr herė tė parė u vunė nė pėrdorim frėngji topash, qė ndodheshin nė katin e parė tė kullės, i cili ngrihej mbi njė bazament nė formė trungkoni, ndėrsa kati II banohej dhe ishte i pajisur me dritare, oxhak dhe frėngji tė vogla shigjetė.

    Periudhės sė tretė tė ndėrtimit i pėrkasin dy kullat e tjera tė kėshtjellės. Ato ndaheshin nė dy kate, ishin me dysheme druri dhe mbuloheshin me ēati konike. Katėt e para ishin pajisur me nga katėr frėngji topash, ndėrsa tė dytat banoheshin nga garnizoni, kishin oxhakė dhe frėngji tė vogla qė shėrbenin dhe pėr ndriēim. Mė vonė, u shtuan ambientet e brendshme, qė ndahen nga mure tėrthore nė kthina tė veēanta, nė muret e tė cilave janė hapur frėngji pėr armė zjarri, kundrejt oborrit tė kėshtjellės. Muret e jashtme tė kėtyre kthinave bllokuan brezin e poshtėm tė frėngjive tė murit perimetral tė kėshtjellės. Nė tė njėjtėn kohė u hap porta e dytė pranė njėrės nga kullat e periudhės sė tretė tė ndėrtimit, u rikonstruktuan frėngjitė e parapetit dhe u hapėn nė tė disa frėngji pėr topa: mė nė fund u shtua muri me frėngji nga ana perėndimore, ndėrtimet u realizuan gjatė shek. XVIII.

    Fig. 131 — Kalaja pranė kanalit tė Vivarit, Butrint.

    Ndėrsa kėshtjella pranė kanalit tė Vivarit nė Butrint ishte ndėrtuar nė terren fushor, njė kėshtjellė tjetėr, me formė tė rregullt gjeometrike pesėkėndėshe, ndodhet mbi njė kodėr jo fort tė lartė, por me shpate mjaft tė pjerrėta nė fshatin Kardhiq tė rrethit Gjirokastėr.

    Fig. 132a — Kalaja e Kardhiqit, Gjirokastėr. Pamje e pėrgjithshme.

    Fig. 132b — Kalaja e Kardhiqit, Gjirokastėr. Planimetria.

    Ashtu si kėshtjella e Vivarit dhe ajo e Kardhiqit ėshtė njė fortesė tipike garnizoni. Nė kulmet e pesėkėndėshit, qė formojnė muret me perimetėr 80 m ndodhet nga njė kullė. Tri nga kullat kanė formė katėrkėndėshe, ndėrsa dy tė tjera nga ana perėndimore janė poligonale. Kėto, si duket dhe nga teknika e ndėrtimit dhe nga elemente tė tjera, janė rindėrtuar nė njė periudhė mė tė vonė (gjatė shekullit XVIII-XIX (23) .

    Fig. 133 — Kalaja e Kardhiqit. Pamje e njė kullė tė shek. XVIII-XIX.

    Hyrja pėr nė kėshtjellė hapėt nė murin anėsor tė njė kullė katėrkėndėshe, ashtu si nė kėshtjellėn e kalasė sė Drishtit. Nga porta e jashtme e mbuluar me hark hyhej nė njė korridor nė formėn e shkronjės L, tė mbuluar me qemer cilindrik. Nė fundin e korridorit, nga ana e kėshtjellės, ndodhej njė portė e dytė. Mbi qemeret e korridorit mbėshtetej dyshemeja e katit II tė kullės, nė tė cilin tė ēonin njė palė shkallė tė ndėrtuara nė tė djathtė tė hyrjes. Edhe dy kullat e tjera katėrkėndėshe ndaheshin nė dy kate nga qemere cilindrike dhe kishin njė trashėsi muresh prej 1,70 m nė faqet ballore dhe 1,20 m nė ato anėsore. Katet e poshtme ndriēoheshin nga dritare tė vogla nė formė frengjie tė vendosura nė lartėsi.

    Muret nuk ruhen nė lartėsi, por nga sa kuptohet prej gjurmėve tė ruajtura, nga ana e brendshme ato lidheshin me kthina tėrthore tė mbuluara me qemer, prej tė cilave komandoheshin frėngjitė pėr hark, qė pėrshkonin murin rrethues. Kėto frėngji kanė njė lartėsi prej 50 cm, janė 25 cm tė gjera nga brenda dhe 5 cm nga jashtė. Kthinat tėrthore, tė lidhura organikisht me muret, ndryshojnė nė pėrmasa nga njė kurtinė nė tjetrėn. Zakonisht ato kanė gjatėsi 3,50-4,00 m dhe gjerėsi 3-4 m.

    Pėrmbi kėto kthina kalonte rruga e rojeve e mbrojtur nga parapeti me bedena, por nga kėto elemente nuk ruhet mė asgjė.

    Trajtimi i kurtinave me kthina tėrthore nė anėn e brendshme krijonte jo vetėm dy nivele luftimi nė muret e kėshtjellės, por dhe njė qėndrueshmėri tė madhe tė tyre kundrejt goditjeve.

    Pėrveē gjurmėve te ndėrtimeve pėr garnizonin, brenda nė kėshtjellė ruhet dhe njė sterė katėrkėndėshe 20x4 m e futur pjesėrisht nė tokė, e cila mbulohej me njė qemer cilindrik dhe ndahej nga njė mur tėrthor nė dy pjesė, qė komunikojnė midis tyre.

    Kėshtjella e Kardhiqit pėrmendet pėr herė tė parė nė regjistrin turk tė vitit 1431-32, ndėrsa koha mė e mundshme e ndėrtimit tė saj ėshtė gjysma e dytė e shek. XIV ose fillimi i shek. XV, kur kjo krahinė ishte nėn sundimin e feudalėve Zenevisė, dhe kėrcėnohej nga pushtimi turk.

    (1)Nė letrat e Leo Magistrit drejtuar Leonit VI, botuar nga I. Sakelinnos. nė «Deltion tis istorikis kai Ethnologjikis eteirias tis Ellados», Vol. I, 1883, 377-410, letra XVIII.
    (2)Pėr ndėrtimet e kėsaj periudhe shih Gj. Karaiskaj, A. Baēe. Kalaja e Durrėsit dhe fortifikimet pėrreth nė antikitetin e vonė. Monument 9, 1975.
    (3)N. Moustopoulos. L´influens de la morphologie des tours sur l´habitation forte de l´espace helladique du XVIe-XVIIIe sičcle.
    (4)Alexias, Vol. I, lib. III, 9, 10
    (5)S. Pulaha. Lufta shqiptare turke nė shek. XV (Burime osmane). Tiranė 1968, fq. 178.
    (6)A. Baēe, Gj. Karaiskaj. Kėshtjella e Petrelės. Monumentet 5-6, 1973, 146
    (7)P. Vokotopullo, I. Ekklesiastiki architektoniki eis tin dhitikin sterean Elladha kai tin Ipeiron-apo ton tellours ton 7 mehri ton 10 aionos, Thesaloniki, 1975.
    (8)A. Deroko. Srednovekovni grad Skoplje. Beograd 1971, 15-16 Autori i studimit duke e lidhur me faktin se nė shek. XI-XII Shkupi ishte bėrė qendra e njė teme bizantine, i dton nė kėtė periudhė fortifikimet e tij, Por ato mund ti jenė edhe mė tė hershme.
    (9)A. Baēe. Qyteti i fortifikuar i Kaninės. Monumentet 7-8, 1974, fq. 41.
    (10)A. Meksi. Arkitekturė dhe restaurimi i kishės sė Perondisė. Monumentet 5-6, 1973, fq. 19-42.
    (11)A. Baēe. Berati 43-82.
    (12)H. Spahiu, D. Komata. Shurdhahu — Sarda, qytet i fortifikuar mesjetar shqiptar. Iliria 3, 1974, fq. 257-313.
    (13)Nė vitin 1436 Drishti ka pasur nė pėrdorim njė top tė vogėl.
    (14)A. Baēe. 43-62.
    (15)K. Hopf. Geschichte des Osmanisches Reiches.
    (16)V. Kamsi. Fortifikimi i hyrjes kryesore tė kėshtjellės se Shkodrės. Monumentet 3, 1972, fq. 163-170.
    (17)S. Adhami. Gjurmime rreth themelimit dhe rindėrtimeve kryesore tė kalasė sė Krujės. Monumentet l 1971, fq. 87-101.
    (18)Gj. Frashėri Problemi i restaurimit tė oborrit tė fortifikuar tė kalasė sė Krujės. Monumentet 12, 1976, fq. 65-74.
    (19)S. Adhami nuk dallon ekzistencėn e kėshtjellės brenda kalasė sė Krujės, por pėrmend vetėm kullėn e sahatit tė ndėrtuar mbi bazamente mė tė vjetra. (Vep. Cit. 88). Ne kullėn e sahatit dallohet faza mė e hershme e ndėrtimit me muraturė guri me breza tullash. Si dhe njė fazė mė e vonė me kluazonash. Faza e parė ngjason me ndėrtimet e Mihal Komnenit nė Bėrat. Kjo tregon se kėshtjella u ndėrtua rreth fundit tė shek. XII fillimi i shek. XIII, duke rezervuar njė datė mė tė hershme pėr muret fillestare tė kalasė.
    (20)A. Baēe. Kanina, fq. 25-54.
    (21)Sipas planimetrisė sė K. Koronelit, shih. A. Baēe. Vep. cit. (C. Coronelli Citta fortezze ed altri luoghi principali, dell´Albania, Epiro e Livandia, Venetia 1688).
    (22)Kėto kulla A. Baēe i konsideron nė formė U-je dhe i daton nė periudhėn e sundimit anzhuin (shek. XIII). Pėrveē pranisė sė frėngjive pėr artileri nė njėrėn nga kėto kulla (kulla 10), nė kullėn 7 takojmė njė kornize dekorative prej gurėsh tė punuar, identike me kornizat e dy kullave veneciane nė Durrės, qė datohen nė gjysmėn e dytė tė shek XV. Ndėrsa nga forma planimetrike dhe ekzistenea e ballkoneve prej druri, kullat 7 dhe 10 ngjasojnė me kullat e kėshtjellės sė poshtme tė Durrėsit, qė janė gjithashtu ndėrtime tė periudhės sė pushtimit venecian nė gjysmėn e parė tė shek. XV.

    Njė frėngji topi, iddentike me atė tė kullės 10, e takojmė edhe nė kullėn 3 (katėrkėndėshe), e cila, pėrveē kėsaj, ngjason me tė parėn dhe nga teknika e ndėrtimit. Ndėrsa kullat e vogla gjysmėrrethore, siē ėshtė kulla 6, A. Baēe i daton nė gjysmėn e dytė tė shek. XIII. Ato ngjajnė me kullat e fortifikimeve tė rrethit tė Shkodrės, si Drishti, Danja dhe Shurdhahu. Me kėto tė fundit ato kanė tė pėrbashkėt edhe moslidhjen e plotė me kurtinat. Si teknikė ndėrtimi ngjajnė me disa kulla tė periudhės sė despotatit tė Epirit nė Butrint, kėshtu qė tė gjitha tė dhėnat tė ēojnė pėr njė datim nga fundi i shek. XII — fillimi i shek. XIII.
    (23)A Baēe. Kėshtjella e Kardhiqit dhe Delvinės. Monumentet 13, 1977.

    Nė kėshtjellėn e Kardhiqit dallohen qartė dy periudha ndėrtimi. Pėrveē formės poligonale tė dy prej kullave, nė anėn perėndimore edhe muri qė i lidh ato ėshtė mė i gjerė se muret e tjera. Njėra nga kullat poligonale, e cila ruhet pothuajse e plotė, ėshtė identike me kullat e kalasė sė Tepelenės dhe tė Gjirokastrės, tė ndėrtuar nga Ali pashė Tepelena. Muret e saj bien me pjerrėsi, nuk mungojnė kornizat e gurit qė kufizojnė pjesėn e sipėrme tė kullės, qė janė karakteristike pėr ndėrtimet e Ali Pashės. Kulla ėshtė pajisur gjithashtu me frėngji tė mėdha topash me hapje nga jashtė, qė janė karakteristike pėr shek. XVIII-XIX. A. Baēe nė studimin e tij e konsideron krejt kėshtjellėn tė njėkohshme dhe e daton nė gjysmėn e dytė tė shek. XII deri nė gjysmėn e parė tė shek. XIV.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com