|
PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI GJERAK KARAISKAJ FORTIFIKIME NGA VITET 2800 DERI RRETH 500 P.E.R. Qė nė kohėt e hershme tė shoqėrisė njerėzore, sulmet e vazhdueshme tė fiseve pėr grabitje apo pėr zgjerimin e njė territori, i kishin detyruar banorėt e lashtė tė vendit tonė tė kujdeseshin pėr mbrojtjen e vendbanimit tė tyre. Si kudo nė Evropėn Qendrore e Jugore, edhe tek ne, fortifikimet mė tė vjetra arrijnė deri nė neolit. Prej tyre njohim dy tipa me ledhe gurėsh dhe druri. Tė parin e ndeshim mbi kodra me formacion shkėmbor, ndėrsa tė dytin, nė terrene fushore tė pasura me pyje, ku mungonte guri pėr ndėrtim. Nė tė dy rastet, kėto fortifikime janė dėshmi e vendbanimeve tė qėndrueshme tė banorėve neolitikė tė vendit tonė, tė cilėt, siē rezulton nga gėrmimet arkeologjike, merreshin kryesisht me bujqėsi, blegtori dhe gjueti, rrisnin gjedhin e bagėtitė e imėta, mbillnin grurin dhe ishin mjeshtra tė vėrtetė nė prodhimin e qeramikės. Fortifikimi mė i hershėm me ledhe guri ėshtė zbuluar nė fshatin Kamnik tė rrethit tė Kolonjės (1) . Ai rrethonte njė vendbanim tė vogėl, mbi njė kodėr shkėmbore, nė tė hyrė tė fshatit, tė cilėn vendasit e quajnė «Shkėmbi i Kamnikut». Nga gėrmimet arkeologjike nė vitet 1969-1970 u zbulua njė ledh mbrojtės, nė anė tė kodrės. Ai ishte ndėrtuar me gurė tė thyer, tė vendosur grumbull mbi njėri-tjetrin, pa kurrfarė lidhjeje midis tyre dhe pa krijuar faqe anėsore. Gjerėsia maksimale e kėtij ledhi ishte 1,70 m, ndėrsa lartėsia e ruajtur 0,40 m. Ledhi lidhet kronologjikisht me shtresėn kulturore mė tė hershme tė vendbanimit duke i pėrkitur kėshtu fazės sė fundit tė neolitit tė vonė, pra rreth viteve 2800-2700 p.e.r. Tipi tjetėr i fortifikimit na u bė i njohur nga gėrmimet arkeologjike nė Maliq tė Korēės (2) , ku midis tė tjerave u zbulua njė vendbanim palafit. Banesat nė kėtė vendbanim kanė qenė ndėrtuar mbi njė platformė druri, qė mbėshtetej mbi shtylla tė futura pjesėrisht nė tokė. Krejt vendbanimi ishte rrethuar nga njė ledh i ndėrtuar me dy radhė trarėsh tė ēarė nė mes e tė ngulur nė tokė qė vendoseshin ngjitur, bri njėri-tjetrit, ndėrsa hapėsira e krijuar midis kėtyre radhėve ishte mbushur me dhe tė ngjeshur.
Fig. 1 Maliq, Korēė. Forifikim me ledh prej druri. Nė kėtė mėnyrė ledhi arrinte njė gjerėsi prej 0,70-0,80 m. dhe rrethonte njė sipėrfaqe nė formė eliptike, siē ėshtė gjykuar nga zbulimi i dy skajeve tė rrumbullakosura tė tij. Ky vendbanim i fortifikuar ėshtė datuar prej lėndės arkeologjike tė gjetur nė tė, nė periudhėn e eneolitit rreth viteve 2600 p.e.r. Nga ledhet prej gurėsh dhe trungjesh, tė ndėrtuar pėr tė krijuar njė pengesė tė ēfarėdoshme. kalohet nė ndėrtimin e mureve tė vėrteta mbrojtėse prej guri, qė ishin mė tė qėndrueshme dhe qė arrinin lartėsi tė mėdha e pėr pasojė, e bėnin mėsymjen shumė mė tė vėshtirė. Ky evolucion, pa hequr dorė nga ledhet, mund tė ketė ndodhur nė vendin tonė qė nga fundi i bronzit tė mesėm dhe u kristalizua nė periudhėn e vonė tė bronzit dhe sidomos gjatė periudhės sė hershme tė hekurit, pasi nė kėto periudha muret e gurit i gjejmė tė formuara plotėsisht. Kėtė e vėrtetojnė rezultatet e pėrfituara nga gjurmimet nė vendbanimin e fortifikuar tė Dedejanit (rrethi i Pėrmetit (3) ). Fortifikimi i Dedejanit rrethon pjesėn e pambrojtur tė njė kodre tė ulėt, e cila nga njėra anė bie me faqe tė thiktė shkėmbore. Muret rrethuese pėrfshijnė njė sipėrfaqe prej rreth l ha dhe formojnė disa ndarje, tė cilat rrethojnė tarraca qė zbresin gjatė shpatit tė butė tė kodrės, ku janė dalluar gjurmė banesash me mure guri. Muret mbrojtėse kanė njė gjerėsi prej 1,80-3,00 m. dhe janė ndėrtuar me gurė tė papunuar tė pėrmasave tė vogla dhe mesatare, gjatėsia e tė cilėve nuk i kalon 0,40-0,50 m. Faqja e jashtme e murit bie me pjerrėsi mbi terrenin. Ndarjet e veēanta tė fortifikimit, qė rrethojnė pjesėn e sipėrme tė kodrės dhe dy tarracat poshtė saj. lidhen midis tyre me hyrje tė ngushta 0,80-1,00 m. Po kėsaj periudhe i pėrkasin nė vendin tonė edhe dy fortifikime me ledhe guri. Gjatė gėrmimeve arkeologjike nė Gradishtėn e Symizės (rrethi i Korēės), nė kėrkim tė murit rrethues, gjatė konturit natyror tė kodrės, doli kudo njė linjė gurėsh mesatarė e tė vegjėl tė hedhur pa rregull dhe qė nuk krijonin ndonjė faqe anėsore. Ledhi nuk e kalonte gjerėsinė 1,50 m dhe lidhej me shtresėn mė tė hershme tė vendbanimit, qė datohet nė periudhėn e vonė tė bronzit (1500-1200 p.e.r.). Tė njėjtėn teknikė e takojmė edhe nė kalanė e Marshejt (rrethi i Shkodrės (4) ).
Fig. 2 Marshej, Shkodėr.
Fig. 2a Marshej, Shkodėr. Kjo e fundit ndodhet mbi njė kodėr shkėmbore me faqe mjaft tė pjerrėta pranė fshatit Marshej. Nga veriu, kodra lidhet nėpėrmjet njė qafė tė lartė me vargun e kodrave fqinje. Mbi majėn e saj ndodhet njė shesh i vogėl me pėrmasa 50x60 m, ku nuk mungojnė grumbuj shkėmbinjsh tė veēuar qė ngrihen deri nė lartėsinė e shtetit tė njeriut. Kjo sipėrfaqe rrethohet nga njė ledh sipas njė planimetrie eliptike. Ai nuk ėshtė ndėrtuar mbi konturet e platformės sė kodrės, por disa metra mė poshtė, nė shpatet e pjerrėta tė saj. Ledhi ndjek njė linjė tė valėzuar, vazhdon gjatė gjithė gjatėsisė dhe ėshtė ndėrtuar me gurė tė vegjėl dhe mesatarė tė hedhur pa rregull njėri mbi tjetrin.
Fig. 2c Marshej, Shkodėr. Trakt muri me ledh guri.
Fig. 2d Marshej, Shkodėr. Trakt muri me ledh guri. Vende-vende midis shkėmbinjve janė hedhur gurė pėr tė plotėsuar boshllėqet, ndėrsa hyrja formohet nga faqja e njė shkėmbi dhe skaji i ledhit. Qafa, qė lidh kėtė kodėr me kodrat fqinje, mbyllet nė anėn e kalueshme mė lehtė nga njė mur i drejtė me gjatėsi 90 m, i ndėrtuar me njė teknikė mė tė pėrparuar.
Fig. 2b Marshej, Shkodėr. Muri i periudhės sė dytė tė ndėrtimit. Ai ka njė gjerėsi prej 2,70 m, pėrbėhet nga dy faqe tė ndėrtuara me gurė tė papunuar, pa ndonjė mjet lidhės dhe prej brendėsisė qė mbushet me gurė mė tė vegjėl. Ky mur i pėrket njė periudhe tė dytė ndėrtimi. Kėshtjella e Marshej t ėshtė i vetmi fortifikim, ku na shfaqen tė dalluara qartė dy teknika prehistorike: ajo me ledhe dhe ajo me mure guri, ku ruhet thuajse i plotė njė fortifikim i tipit tė parė. Megjithėse nuk janė kryer akoma gėrmime arkeologjike nė kėtė vendbanim, teknika dhe ekzistenca e dy periudhave tė ndėrtimit tė ēon nė pėrfundimin se fortifikimi me ledhe duhet t´i pėrkasė periudhės sė bronzit. Materiale tė bronzit tė vonė dhe tė fillimit tė hekurit ka dhėnė dhe njė vendbanim tjetėr i fortifikuar po nė rrethin e Shkodrės, kalaja e Gajtanit (5)
Fig. 3 Gajtan, Shkodėr. Planemetria e kalasė. ku muri prej guri, si element mbrojtės, ėshtė formuar plotėsisht. Muri ėshtė ruajtur nė anėn mė pak tė mbrojtur nga natyra e platformės sė kodrės me njė gjatėsi prej 90 m. Lartėsia maksimale e ruajtur ėshtė 2,40 m. ndėrsa trashėsia 3.50 m. Ai formohet nga dy faqet dhe nga mbushja midis tyre. Faqet janė ndėrtuar me gurė tė mėdhenj e mesatarė, tė papunuar, tė cilėt krijojnė boshllėqe tė konsiderueshme nė bashkimin midis tyre. Pėrmasat maksimale tė njė blloku arrijnė deri nė 1,50 m. gjatėsi dhe 1 m. lartėsi. Nė kėtė fortifikim ruhet dhe njė hyrje e thjeshtė qė krijohet nga ndėrprerja e murit. Ajo ka njė gjerėsi prej 1,80 m. dhe njė korridor sa gjerėsia e murit. Fortifikimi i Gajtanit me muret e tij tė fuqishme tregon pėr njė hap tė rėndėsishėm pėrpara nė raport me ndėrtimet pararendėse dhe shėnon si epoke fillimet e periudhės sė hershme tė hekurit. Nė periudhėn e hershme tė hekurit diferencimi shoqėror kishte bėrė hapa pėrpara nė krahasim me periudhėn e bronzit, gjė qė solli si pasojė shtimin e konflikteve dhe lakminė gjithnjė e mė tė ma, dhe tė njė grupi njerėzish pėr t´u pasuruar nė kurriz tė tė tjerėve. Konsolidohen federatat fisnore dhe lufta pėr grabitje midis fiseve apo federatave bėhet njė fenomen i zakonshėm. Kjo dukuri gjen mbėshtetje tė plotė nga tė dhėnat arkeologjike. Ndėrsa nė periudhėn e bronzit vendosja e armėve nė varre ishte njė shfaqje sporadike, nė periudhėn e hershme tė hekurit, u bė njė fenomen i zakonshėm. Nuk ėshtė e rastit qė pikėrisht nė kėtė periudhė kemi njė intensrfikim tė fortifikimeve dhe njė pėrparim tė teknikės sė ndėrtimit tė tyre, madje dhe tė krijimit tė sistemeve tė fortifikimit pėr krahina tė veēanta, qė i pėrgjigjen nga pikėpamja e zhvillimit shoqėror konsolidimit tė federatave fisnore. Vendbanimi i fortifikuar bėhet vendbanimi mė karakteristik i ilirėve. Tipar dallues i ndėrtimeve mbrojtėse tė kėsaj periudhe janė muret e fuqishme prej gurėsh tė mėdhenj, tė ndėrtuar nė tė shumtėn e rasteve nė mėnyrėn e pėrshkruar pėr kalanė e Gajtanit. Mungojnė kullat dhe nė pėrgjithėsi kthesat me kėnde tė drejta tė mureve pėr tė siguruar njė mbrojtje anėsore. Deri diku, nė disa raste kėtė rol e luajnė valėzimet e ērregullta tė linjes sė mureve. Hyrjet janė tė thjeshta, tė formuara nga ndėrprerja e murit rrethues; i vetmi kujdes pėr ruajtjen e tyre ėshtė vendosja nė vende me mbrojtje natyrore ose nė shumė raste, rruga pėr nė hyrje kalon nga njė largėsi e konsiderueshme bri murit rrethues, duke qenė kėshtu nėn kontrollin e mbrojtėsve qė qėndronin mbi tė. Kėto janė karakteristikat mė tė pėrgjithshme tė fortifikimeve tė periudhės sė parė tė hekurit (v. 1200-500 p.e.r.). Por shpesh ato dallohen midis tyre nga forma planimetrike nė pėrshtatje me terrenin, nga teknika e ndėrtimit dhe nga disa elemente tė fortifikimit, tė cilat sė bashku bėjnė tė mundur tė vendoset njė kronologji e pėrafėrt dhe tė ndiqet deri diku evolucioni i tyre. Format mė tė thjeshta tė fortifikimeve me mure guri janė ato, kur muri mbrojtės rrethon vetėm pjesėn mė pak tė mbrojtur tė kodrės, duke lėnė tė pafortifikuar pjesė tė tjera tė saj me mbrojtje natyrore tė mjaftueshme, siē janė pėr shembull pjesėt shkėmbore, qė bien me pjerrėsi apo thik mbi terrenin. Ekzemplarė tė tillė ndodhen me shumicė. Njė nga tipat mė pėrfaqėsues, nė tė cilin janė kryer dhe gėrmime arkeologjike, ėshtė fortifikimi mbi shpellėn e Trenit nė rrethin e Korēės. Ky ėshtė ndėrtuar mbi njė kodėr, qė ngrihet vetėm 6-8 m. mbi nivelin e fushės. Njė mur 90 m. i lartė dhe 3,50 m i gjerė rrethon anėn mė pak tė mbrojtur tė kėsaj kodre, ndėrsa pjesa tjetėr e kodrės, mė e larta, pėrfundon me njė faqe tė pjerrėt shkėmbore, qė bie mbi kanalin e Ventrokut. Muri ėshtė ndėrtuar me gurė tė papunuar, tė lidhur nė tė thatė dhe ėshtė datuar nga lėnda arkeologjike e zbuluar gjatė gėrmimit, nė fillimin e epokės sė hekurit (6) . Sisteme tė ngjashme fortifikimi me atė tė Trenit, por tė ngritura mbi lartėsi mjaft mė tė mėdha janė hetuar dhe nė krahina tė tjera tė vendit tonė, siē janė kalaja e Ganjollės (7) nė rrethin e Shkodrės, kalaja e qytetit, Maja e Shėnmėrisė (8) dhe kalaja e Bodinit (9) nė rrethin e Elbasanit etj. Njė formė tė veēantė planimetrike pėrfaqėson Marshej, ku njė mur i drejtė mbyllte nė trajtėn e njė dige pjesėn mė pak tė mbrojtur tė qafės midis dy kodrave. Njė nga format mbizotėruese tė fortifikimeve ėshtė ajo rrethore e mė tepėr ovale, ku muri rrethon konturin natyror tė kodrave me shpate tė baraspjerrėta ose platformat natyrore, qė ndodhen mbi to. Shembulli mė tipik ėshtė kalaja e Bilishtit. Ajo ndodhet mbi njė kodėr nė verilindje tė qytetit me tė njėjtin emėr, e cila ka formėn e njė kupole me pjerrėsi pothuaj tė barabartė nga tė gjitha anėt. Muri mbrojtės rrethon nė pjesėn mė tė lartė tė saj njė sipėrfaqe eliptike, me gjatėsi 120 m dhe gjerėsi 60 m.
Fig. 4a Bilisht, Korēė. Pamje e kodrės sė kalasė.
Fig. 4b Bilisht, Korēė. Trakt muri i kalasė sė Bilishtit.
Fig. 4c Bilisht, Korēė. Planimetria e kalasė sė Bilishtit. Qeramika e mbledhur nė sipėrfaqe nuk shkon mė vonė nga periudha e hershme e hekurit (1200-800 p.e.r. (10) ). Forma tė ngjashme planimetrike paraqesin dhe kalaja e Kakaēit dhe Gjonomadhit (rrethi i Korēės),
Fig. 4e Gjonomadh, Korēė. Trakt muri i kalasė sė Gjonomadhit.
Fig. 4f Gjonomadh, Korēė. Planimetria e kalasė sė Gjonomadhit. kalaja e Hollmit (rrethi i Ersekės (11) ) etj. Nė kėtė tė fundit, muri mbrojtės rrethon njė sipėrfaqe me trajtė eliptike, ku pėrfshihet pjesa e sipėrme e njė kodre me dy maja tė ndara nga njė qafė e lartė. Nė disa raste, pjesa mė e mbrojtur e platformės sė kodrės sė rrethuar nga muret ndahej nga njė mur tėrthor, i cili krijonte njėfarė akropoli, qė shėrbente si vend strehim i fundit dhe njėkohėsisht si vendbanim i aristokracisė fisnore. Dy fortifikime tė tilla qė kanė edhe njėfarė dallimi nga formulimi planimetrik janė: kalaja e Bellovodės
Fig. 5a Bellovodė, Korēė. Pamje e kodrės sė kalasė.
Fig. 5b Bellovodė, Korēė. Pjesė muri nė kalanė e Bellovodės.
Fig. 5c Bellovodė, Korēė. Planimetria e kalasė sė Bellovodės. dhe e Podgories.
Fig. 5d Podgorie, Korēė. Planimetria e kalasė. Nė kalanė e Bellovodės, muri mbrojtės rrethon konturin natyror tė platformės sė njė kodre shkėmbore, pjesa mė e lartė e sė cilės ndahet nga njė mur tėrthor, qė kufizon njė sipėrfaqe tė vogėl. Teknika e ndėrtimit tė murit ėshtė e njėllojtė me atė tė fortifikimeve tė pėrmendura mė sipėr: ai ka njė gjerėsi prej 3,20-3,40 m dhe ruhet nė lartėsi prej l m. Kalaja e Podgories, e thirrur nga vendasit «Qyteti nė Podgorie», ndodhet mbi vargun e kodrave qė shėnojnė skajin mė verior tė fushės sė Korēės. Maja e kodrės pėrfundon me njė platformė tė pėrzgjatur, konturet e sė cilės i rrethonte njė mur me gurė tė papunuar me gjerėsi 2 m. Gjurmėt e njė hyrjeje me gjerėsi 1,50 m janė konstatuar nė anėn jugore. Pjesa e ndarė, «Akropoli», ndodhet nė skajin mė tė mbrojtur nga natyra tė platformės, ku njė pjesė shkėmbore e aksidentuar nuk ka pasur nevojė pėr mure mbrojtėse. Ndryshe nga Bellovoda, kėtu Akropoli nuk krijohet nga njė ndarje me mur e njė pjese tė fortifikimit, por formon njė rrethim tė pavarur. Njė zgjidhje tjetėr planimetrike e fortifikimeve me akropol ėshtė ajo, kur muret rrethuese formojnė rrathė koncentrikė. Rrethimi i parė zė majėn e kodrės, ndėrsa tjetri mė i madh shpatet e saj. Shembuj tė kėtij tipi kemi: kalanė e Hadėrajt (rrethi i Vlorės) kalanė e Lumalasit (rrethi i Korēės (12) ) dhe deri diku kalanė e Bllacės (rrethi i Pogradecit (13) ), e cila ngrihet mbi njė kodėr me dy maja tė mbrojtura nga fortifikime tė pavarura, qė pėrfshihen nė njė rrethim tė madh tė pėrbashkėt. Kemi edhe fortifikime tė ndėrtuara nė shpatin e njė kodre. Kjo ndodh atėherė, kur njėra faqe e kodrės bie me pjerrėsi tė butė dhe krijohen shpesh tarraca tė pėrshtatshme pėr banim, ndėrsa ana e kundėrt e thepisur, nė tė shumtėn e rasteve, i besohet mbrojtjes natyrore. Kėto lloj fortifikimesh i takojmė gjithmonė me dy ose mė shumė rrethime. Muret krijojnė gjysmėrrathė, qė pasojnė njėri-tjetrin mbi njė bazė tė pėrbashkėt ose krijohen ndarje tė ndryshme nė pėrshtatje me terrenin dhe nevojat e herėpashershme tė mbrojtėsve. Duke u nisur nga forma mė e thjeshtė te mė e ndėrlikuara mund tė pėrmendim sipas ra-dhės kalanė e Drishtit (rrethi i Shkodrės), qytezėn e Karos (rrethi i Vlorės (14) ) dhe kalanė e Trajanit (rrethi i Korēės). Nė kalanė e Drishtit vetėm pak gjurmė janė ruajtur nga ndėrtimet prehistorike. Njė mur me gurė tė papunuar, me gjerėsi mbi 2 m, rrethonte majėn e kodrės,
Fig. 6a Drisht, Shkodėr. Trakt muri prehistorik. duke zėnė njė sipėrfaqe pak mė tė madhe nga ajo e kėshtjellės mesjetare, ndėrsa muri tjetėr ndiqte linjėn e kontureve tė shpatit, duke u pėrputhur me murin mesjetar.
Fig. 6b Drisht, Shkodėr. Gjurmė prehistorik nė muret mesjetare. Qyteza e Karos ndodhet nė veri tė fshatit Qeparo, mbi njė majė shkėmbore me lartėsi 450 m mbi nivelin e detit. Ana perėndimore e kodrės pėrfundon me njė humnere, e cila krijon njė mbrojtje natyrore mjaft tė sigurt. Me pjerrėsi tė madhe bien dhe dy shpatet e tjera. Fortifikimi pėrbėhet nga tri harqe muresh, qė zėnė shpatin lindor me ekstreme nė bazėn e greminės. Harku mė i madh ka njė gjatėsi prej 370 m, ndėrsa mė i vogli 30 m dhe diametėr 10 m. Trashėsitė e mureve, nga rrethimi mė i madh tek mė i vogli janė respektivisht 3 m, 2 m dhe 2-3 m. Tė tria pjesėt e fortifikimit komunikojnė me hyrje tė thjeshta njėra me tjetrėn. Tė tria hyrjet janė vendosur nga ana jugore e kodrės. Kalaja e Trajanit
Fig. 7a Trajan, Korēė. Pamje e kodrės sė kalasė nga ana perėndimore.
Fig. 7b Trajan, Korēė. Pamje nga ana lindore e kalasė.
Fig. 7c Trajan, Korēė. Pjesa e sipėrme e kalasė tė Trajanit.
Fig. 7d Trajan, Korēė. Pjesė muri. paraqet tipin mė tė ndėrlikuar me shumė rrethime, qė zė njėkohėsisht njė sipėrfaqe mjaft tė madhe. Ajo ngrihet mbi njė kodėr 400 m tė lartė nė afėrsi tė fortifikimit mbi shpellėn e Trenit. Njė faqe e kodrės krejt shkėmbore bie thik mbi liqenin e Prespės sė Vogėl. Me pjerrėsi tė madhe bien dhe faqet e tjera, me pėrjashtim tė anės jugperėndimoire, ku ka mjaft tarraca tė gjera natyrore tė pėrshtatshme pėr banim. Njė sipėrfaqe e sheshtė ndodhet edhe nė pjesėn mė tė lartė tė kodrės, e cila ėshtė rrethuar me mure tė lidhura me llaē qė ndjekin trasenė e mureve tė vjetra. Ashtu si nė kalanė e Bellovodės dhe Podgories, pjesa mė e lartė e platformės nga veriperėndimi ėshtė ndarė nga njė mur tėrthor, qė veēon njė sipėrfaqe mjaft tė vogėl. Tre rrathė tė tjerė muresh, tė dallueshėm qartė, prej tė cilėve njėri ka mbetur i papėrfunduar, pėrshkojnė faqen jugperėndimore tė kodrės. Vetėm buza veriperėndimore. e saj, krejt shkėmbore dhe e pangjitshme, ėshtė lėnė e pafortifikuar. Muret kanė njė trashėsi prej 3,20-3,50 m dhe janė ndėrtuar me gurė t´ė papunuar, gjatėsia e tė cilėve nė faqet anėsore shkon nga 60-1,20 m. Kalaja e Trajanit, ėshtė njė nga vendbanimet e fortifikuara prehistorike, mė tė mėdha nė territorin e Ilirisė. Ai pėrfshin brenda mureve, qė kanė gjatėsi tė pėrgjithshme prej 3 km, njė sipėrfaqe prej 22 ha. Megjithatė mbrojtja e kėtij vendbanimi nuk pėrfundon me kaq. Nė anėn jugore tė kalasė ngrihet njė kodėr, qė lidhet me tė parėn me njė qafė, e cila shėrben si rrugė kalimi pėr t´u ngjitur nė kala nga ana juglindore. Pikėrisht nė kėtė vend ruhet njė mur me gjatėsi 500 m, i cili kalon nėpėr lartėsinė e kodrės, duke e pėrshkuar atė mespėrmes. Ky mur, i njohur me emrin «Muri i Mokut», mund tė jetė ndėrtuar nė njė periudhė mė tė vonė dhe ka shėrbyer si pritė nė rastin e ndonjė sulmi te befasishėm pėr banorėt, qė jetonin jashtė mureve tė kalasė.
Fig. 7e Trajan, Korēė. Muri i Mokut.
Fig. 7f Trajan, Korēė. Planimetria e kalasė te Trajanit. Vendbanime tė fortifikuara tė njė madhėsie tė tillė kanė lindur nė njė stad mė tė zhvilluar tė shoqėrisė prehistorike, kur nevoja, gjithmonė nė rritje, pėr t´u mbrojtur i detyronte njerėzit tė grumbulloheshin me shumicė nė disa pika, pėr tė siguruar njė mbrojtje mė tė efektshme. Fortifikimi i Trajanit, siē kuptohet nga vetė forma planimetrike e tij, ėshtė zhvilluar nėpėrmjet tė disa fazave. Fortifikimi i platformės sė sipėrme, qė ėshtė kryer nė fazėn e pare, paraqet njė tip tė ngjashėm me kalanė e Podgories (muri 5, 4). Nė njė periudhė tė dytė ėshtė fortifikuar nje pjesė e shpatit juglindor tė kodrės (muri 3) pėr aq sa kėrkonin nevojat pėr mbrojtje tė asaj periudhe, duke pėrfshirė nė tė njė pjesė tė popullsisė qė banonte nė shpatin e kodrės. Periudhės sė tretė i pėrket muri i madh rrethues (muri 1), brenda tė cilit pėrfshihej njė pjesė e konsiderueshme e faqes sė kodrės, ndėrsa muri tjetėr (muri 2) i periudhės sė fundit, i papėrfunduar, synonte tė krijonte njė ndarje tė re tė brendshme, qė do tė bashkonte buzėn e greminės me murin rrethues. Vendbanimet e mbrojtura me shumė mure rrethuese janė njė tipar karakteristik pėr fortifikimet ilire tė njė periudhe tė hershme. Nė Greqi ato kufizoheshin zakonisht nė majėn e kodrės, duke luajtur rolin e njė akropoli. Madje «edhe pasi qytetet e mėdha qenė pėrhapur pėrtej kufijve tė mbrojtjeve tė tyre fillestare, muret rrallė qenė shtrirė pėr tė pėrfshirė kėto zona tė reja pėrpara fundit tė shek. VII ose fillimit tė shek. VI p.e.r.» (15) . Shembujt e vendbanimeve tė mbrojtura nga disa radhė muresh, nė territoret e Ilirisė jane tė shumtė dhe i gjejmė kudo si nė Ilirinė e Jugut, krahinat qendrore dhe ato veriore. Midis tyre tė tėrheq vėmendjen vendbanimi i fortifikuar i Stiēnas nė Slloveni (16) . Ai zė njė sipėrfaqe tė pėrafėrt me atė tė Trajanit (23 ha) dhe formohet nga tri radhė muresh, prej tė cilėve njė mur tėrthor e ndan fortifikimin nė dy pjesė; brenda njėrės prej tyre ndodhet dhe njė ndarje tjetėr qė zė vendin mė tė lartė. Po ajo qė ka mė tepėr rėndėsi ėshtė se nga gėrmimet arkeologjike ka dalė qartė se fortifikimi nė Stiēnas ėshtė konceptuar dhe projektuar qė nė fillim nė gjithė madhėsinė e tij dhe datohet rreth fundit tė shek. VIII p.e.r. Nė kalanė e Trajanit nuk janė kryer gėrmime arkeologjike; objekte tė gjetura nė afėrsi, qė me sa duket i pėrkasin njė tume, datohen nė shek. VIII-VII p.e.r. Gėrmimet arkeologjike qė do tė kryhen nė tė ardhmen nė kėtė kala, do tė mund tė zbulojnė njė qendėr tė rėndėsishme paraurbane pėr pellgun e Korēės dhe ndoshta nė fazėn e fundit tė zhvillimit tė saj njė nga qytetet e para tė ilirėve, tė cilėt nuk kanė munguar tė pėrmenden nė Ilirinė e Jugut nga autorėt antikė, qė nė shek. VI-V p.e.r. Njė tip tjetėr fortifikimi, qė radhitet nė ndėrtimet mbrojtėse me mure guri, ėshtė ai me «tumula kufizuese» nė Ventrok.
Fig. 8 Ventrok, Korēė. Kalaja prehistorike. Planimetria.
Fig. 8a Ventrok, Korēė. Kalaja prehistorike. Tumua kufizuese.
Fig. 8b Ventrok, Korēė. Kalaja prehistorike. Muri rrethues i tumules kufizuese.
Fig. 8c Ventrok, Korēė. Kalaja prehistorike. Detaj i murit rrethues. Kalaja e Ventrokut ndodhet rreth 300 m nė perėndim tė fortifikimit mbi shpallėn e Trenit, e ndėrtuar mbi njė kodėr shkėmbore me formė tė pėrzgjatur, qė shkėputet nga vargu i kodrave mė tė larta nė veri tė saj. Nė kėtė fortifikon tė tėrheqin mė tepėr vėmendjen dy pirgje tė krijuara artificialisht, tė ndėrtuara me gurė tė vegjėl e dhe, tė cilėt nė bazėn e tyre rrethohen nga njė mur i thatė nė lartėsinė e dy deri nė tri radhė gurėsh. Njėri prej tyre ndodhet nė ekstremin verior tė kodrės, atje ku ajo, nėpėrmjet njė qafe, lidhet me kodrėn fqinje. Pirgu tjetėr ndodhet nė mesin e kalasė, duke e ndarė atė nė dy pjesė, qė komunikojnė me vėshtirėsi me njėra-tjetrėn. Ky element mbrojtės, qė takohet pėr herė tė parė nė vendin tonė, ėshtė mjaft i pėrhapur dhe i njohur nė fortifikimet e krahinave veriore dhe qendrore tė Ilirisė. Kėto objekte arkitektonike kanė tėrhequr pėr njė kohė tė gjatė vėmendjen e studiuesve. Ata i kanė quajtur me emra tė ndryshėm, sipas rolit qė i atribuonin si p.sh. «Tumula mbrojtėse», duke parashikuar nė radhė tė parė rolin e tyre strategjik fortifikues, ose «tumula kufizuese», duke pasur parasysh funksionin e tyre ndarės tė kodrės sė fortifikuar nga mali apo kodra mėmė. Ekziston edhe mendimi qė kėto «Tumula» tė kenė pasur njė karakter tė theksuar kulti (17) . (Duke pasur parasysh pėr kalanė e Ventrokut funksionin e tyre mbrojtės dhe njėkohėsisht ndarės kemi parapėlqyer pėr kėtė objekt arkitektonik termin «tumula kufizuese»). Nė qoftė se nė Bosnje-Hercegovinė karakteri i kėtyre ndėrtimeve nuk ėshtė pėrcaktuar pėrfundimisht ose u atribuohen disa funksione (18) , nė rajonin qendror tė Japodėve (Kroaci) karakteri i tyre mbrojtės ėshtė krejtėsisht i dokumentuar (19) . Ato vendoseshin nė hyrjet e gradinave, shpesh nė ēifte dhe lidheshin me skajet e mureve mbrojtėse, ose nė pjesėt mė pak tė mbrojtura nga terreni; zėvendsonin njė mur apo njė digė mbrojtėse. Nė njė prerje qė i ėshtė bėrė njė «tumule» ėshtė konstatuar qė ajo ishte ndėrtuar nga njė shtresė dheu me lartėsi 2 m, mbi tė cilėn qe hedhur njė shtresė gurėsh 0,30 m e trashė. Disa elemente, qė tregojnė pėr njė zhvillim tė mėtejshėm tė sistemeve mbrojtėse prehistorike, i takojmė nė Akrolis (20)
Fig. 9a Pamje e kodrave tė Lisit dhe Akrolisit.
Fig. 9b Pjesė muri nga Akrolisi.
Fig. 9c Akrolisi. Planimetria.
Fig. 9d Akrolisi dhe Lisi. Planimetria. dhe nė fortifikimin mė tė hershėm tė Butrintit. Kėtu ndeshemi pėr herė tė parė nė kthesa pak a shumė me kėnde tė drejta tė linjes sė mureve, qė kishin pėr qėllim tė siguronin njė mbrojtje anėsore. Nė Akrolis, i cili ngrihet mbi majėn e njė kodre tė lartė shkėmbore nė lindje tė qytetit tė Lezhės, ndeshemi me dy kthesa tė tilla muresh, ndėrsa nė Akropolin e Butrintit, ato pak gjurmė qė janė ruajtur nga muri prehistorik, i pėrkasin pikėrisht njė kthesė kėnddrejtė, qė bėn linja e kėtij muri. Kėtu, pėrveē ngjashmėrinė qė vėrejmė nga kjo pikėpamje me Akrolisin, konstatojnė edhe njė pėrparim nė teknikėn e ndėrtimit. Tek gurėt qė formojnė faqen e jashtme vėrehet njė pėrpunim i lehtė pėr tė arritur njė pėrputhje mė tė mirė tė tyre nga ajo e gurėve natyrore, gjė qė nuk e takojmė nė fortifikimet e pėrshkruara deri tani (21) . Fortifikimet me trase tė dhėmbėzuar i pėrkasin njė periudhe mė tė vonshme. Nė Greqi ky element u shfaq pėr herė tė parė nė shek. VIII-VII p.e.r. dhe u pėrdor gjerėsisht nė fortifikime vetėm gjatė shek. V (22) . Shek. VI-V p.e.r. i pėrkasin dhe objektet arkeologjike mė tė hershme tė zbuluara deri tani nė Butrint. Njė evolucion tė mėtejshėm tė fortifikimeve tė kėsaj periudhe e shohim te kalaja e Mbolanit (rrethi i Beratit (23) ).
Fig. 9e Mbolan, Berat. Trakt muri i kalasė prehistorike.
Fig. 9f Mbolan, Berat. Planimetria e kalasė sė Mbolanit. Nga formulimi planimetrik dhe disa elemente tė fortifikimit, ajo paraqet njė fazė tranzitore midis periudhės sė parė dhe tė dytė tė hekurit. Me fortifikimet e periudhės sė parė tė hekurit atė e lidh teknika e ndėrtimit me gurė tė papunuar dhe mungesa e kullave, ndėrsa me periudhėn e dytė, kthesat me kėnde tė drejta pėr tė mbrojtur hyrjet ose pėr tė ndryshuar drejtimin e murit, ndjekja e linjave tė drejta tė mureve, dhe sė fundi njė pėrpunim i trashė i faqeve tė jashtme tė gurėve. Kalaja e Mbolanit ngrihet mbi njė kodėr midis fshatrave Sinjė dhe Arpaxhias tė rrethit tė Beratit. Pjesa e sipėrme e kodrės pėrfundon me njė sipėrfaqe tė sheshtė mjaft tė pėrshtatshme pėr banim, konturet e sė cilės rrethohen nga njė mur me gjatėsi 660 m, qė pėrfshin njė sipėrfaqe prej rreth 3 ha. Nė qendėr tė kalasė, nė pjesėn mė tė ngritur tė saj, ndodhet Akropoli, qė ka njė formė katėrkėndėshe me njė qoshe tė prerė pėr tė krijuar mundėsinė e flankimit tė hyrjes. Duke u nisur nga dy qoshe tė kėtij katėrkėndėshi, zbresin dy mure tė drejta, deri tek muri rrethues kryesor dhe krijohet kėshtu njė ndarje e tretė, e cila komunikon nėpėrmjet njė porte me gjerėsi 4,00 m me pjesėn tjetėr tė kalasė. Muret janė ndėrtuar me gurė gėlqerorė tė shtresėzuar, ku gjatėsia e njė guri arrin nganjėherė deri nė l m dhe lartėsia nuk e kalon 0,20 m. Gjerėsia e murit rrethues tė platformės ėshtė 1,40 m, ndėrsa e mureve tė brendshme ndarės 2,30 m. Njė kufiri tė tillė kohor i pėrket edhe kalaja e Kalivosė (rrethi i Sarandės (24) ).
Fig. 9g Kaljvo, Sarandė. Pjesė muri nga kalaja prehistorike.
Fig. 9h Kalivo, Sarandė. Planimetria e kalasė sė Kalivosė. Kjo ndodhet nė njė kodėr tė lartė, e cila laget nė tri anė nga liqeni i Butrintit. Nga veriu dhe perėndimi ajo bie thik mbi liqen, prandaj nuk ėshtė parė e nevojshme tė ndėrtohen mure mbrojtėse nė kėto anė. Muri mbrojtės, qė rrethon pjesėt e tjera tė kodrės, ėshtė ndėrtuar me blloqe tė mėdha gurėsh pak tė pėrpunuar, por qė nuk puthiten mirė me njėri-tjetrin, ashtu si dhe muret mė tė nershme tė Butrintit. Blloqet e gurėve kanė njė gjatėsi qė lėviz nga 0,60-1,80 m dhe lartėsi 0,40-1,00 m. Muret ruhen nė njė lartėsi maksimale prej 4 m dhe po kaq ėshtė trashėsia e tyre. Nė kėtė fortifikim janė zbuluar dy hyrje, njėra prej tė cilave ka njė gjerėsi prej 2,50 m dhe mbrohet nga njė korridor i brendshėm i krijuar nga dy mure paralele, nė tė cilin tė ēojnė njė palė shkallė. Hyrja tjetėr ėshtė pajisur gjithashtu me shkallė dhe ka njė gjerėsi prej 1,80 m. Kalaja e Kalivosė akoma nuk ėshtė eksploruar plotėsisht, por nga tė dhėnat qė disponohen, del qartė se ajo paraqet njė shkallė mė tė lartė zhvillimi nga fortifikimet e tjera prehistorike, pararendėse, jo vetėm nga teknika e ndėrtimit me gurė gjysmė tė punuar, por edhe nga mėnyra e mbrojtjes sė hyrjeve dhe ekzistenca e shkallėve. Njė tip fortifikimi tė njė destinacioni tė veēantė pėrfaqėson muri pengues nė Zvezdė,
Fig. 9i Zvezdė, Korēė. Muri prehistorik.
Fig. 9j Zvezdė, Korēė. Muri prehistorik. Planimetria. i cili kishte njė karakter thjesht strategjik. Ai mbyll qafėn e Zvezdės, e cila krijon njė rrugė komunikimi midis fushės sė Korēės dhe territoreve, qė shtrihen pranė liqenit tė Prespės sė Madhe si dhe me Maqedoninė. Muri zbret nga tė dy shpatet e kodrave pėrbri rrugės, duke bllokuar dhe kėtė tė fundit. Ai ka njė gjstėsi prej 550 m dhe gjerėsi 2,20-3,00 m, i ndėrtuar me gurė tė papunuar tė pėrmasave tė vogla dhe mesatare, tė vendosur nė tė thatė. Thuajse nė mesin e murit dallohet njė linjė gurėsh mė tė mėdhenj, qė e pėrshkon atė nė drejtim gjatėsor. Nė mos qoftė kjo njė veēori e teknikės sė ndėrtimit, kemi tė bėjmė me njė fazė tė dytė ndėrtimi qė ka pasur qėllim tė shtojė trashėsinė e murit, veprim qė ėshtė kryer nė anėn e brendshme tė tij. Kjo tregon se ky mur ka qenė i nevojshėm pėr njė periudhė tė gjatė kohe dhe i ėshtė nėnshtruar riparimeve tė herėpashershme. Fundi i kėsaj periudhe mund tė konsiderohet mesi i shek. IV p.e.r., kur midis «dy liqeneve» kalonte kufiri me Maqedoninė dhe kjo e fundit me Filipin e II ishte kthyer nė njė fuqi ekspansioniste. Mure pengues, me destinacion tė ngjashėm me atė tė Zvezdės, tė ndėrtuar me gurė tė papunuar, i takojmė edhe nė Greqinė kontinentale. Ata datohen zakonisht nga shek. VIII-VI p.e.r. Tė tillė janė: muri i Lokrianėve nė Termopile, muri Dėme nė Epano Liossia, i Istmit tė Korintit etj. Nė periudhėn helenistike vazhdojnė tė ndėrtohen mure tė tilla, siē ėshtė nė vendin tonė muri i Demės nė gadishullin e Ksamilit. Nuk ka dyshim se muri i Zvezdės pėrfaqėson shembullin mė tė hershėm tė kėtij lloji ndėrtimi nė vendin tonė dhe ndoshta edhe nė territoret e tjera tė Ilirisė. Me ndėrtimin e murit tė Zvezdės u plotėsua sistemi i fortifikimit pėr gjithė krahinėn, nė pellgun e Korēės. Ai vetė ėshtė dėshmi e pranisė sė kėtij sistemi. Kjo etapė i pėrgjigjet mė tepėr periudhės sė krijimit tė federatave fisnore, tė cilat u krijuan sė pari nga fiset e enkelejve dhe taulantėve qė nė shek. VII p. e. r. Tani qėllimi kryesor nuk ishte mbrojtja e njė vendbanimi nga fqinji mė i afėrt, por i njė grupi vendbanimesh, qė kanė krijuar njė rezistencė tė organizuar kundrejt njė armiku tė jashtėm. Kjo vėrtetohet edhe nga prania e vendbanimeve tė pafortifkuara brenda kėtij rrethi fortifiki-mesh, siē janė nė. fushėn e Korēės, Barēi dhe Kuēi i Zi, por kėto tė fundit janė mė tė pakėta, pasi vendbanimi i fortifikuar, ishte bėrė vendbanimi mė karakteristik nė kėtė periudhė. Sistemet e fortifikimit pėr rajone tė veēanta janė tė njohura edhe nė krahinat qendrore dhe veriore tė Ilirisė. Rrafshnalta e Glasinacit (Bosnje), e cila ka njė mbrojtje tė fuqishme natyrore, rrethohet dhe nga njė zinxhir sistematik fortifikimesh dhe vendbanimesh tė fortifikuara, qė zėnė pikat dominuese, mbyllin vendkalimet dhe grykat e luginave (25) . Deri sot nė kėtė krahinė janė gjurmuar 47 fortifikime ose vendbanime tė fortifikuara prehistorike (26) . Nė Slloveni dhe Kroaci janė hetuar disa sisteme fortifikimesh, qė grupohen rreth pllajash tė mėdha. Fortifikimet janė vendosur nė pika dominuese ose me rėndėsi strategjikė, ku midis tyre takohen edhe mure penguese. Kėto sisteme kanė luajtur njė rol me rėndėsi pėr mbrojtjen e kėtyre krahinave edhe gjatė luftėrave kundėr ushtrive pushtuese romake (27) . Interesant ėshtė dhe sistemi i fortifikimit rreth pllajės sė Duvnos (Bosnjė) nė territorin e banuar nga fisi ilir i dalmatėve ku janė vendosur 37 fortifikime. Njė pjesė e lokaliteteve tė fortifikuara kėtu shėrbenin si vendvrojtime dhe shtriheshin nė zonėn periferike tė fortifikimeve, ndėrsa «tumulat kufizuese», si elemente pėrbėrėse tė njė pjese tė mirė tė fortifikimeve, janė vendosur zakonisht nė anėt e jashtme tė pllajės, duke treguar me pozicionin e tyre drejtimin e mbrojtjes pėr ēdo fortifikim. Fortifikimet me ledhe dheu, nė vendin tonė deri sot, pėrfaqėsohen nga njė shembull i vetėm, i ndodhur pranė fshatit Shuec tė rrethit tė Korēės. Ai njihet nga banorėt pranė tij me emrin «Gradishta e Shuecit».
Fig. 9k Korēė. Gradishta e Shuecit pranė liqenit tė Prespės sė Vogėl. Pamje.
Fig. 9l Korēė. Gradishta e Shuecit. Trakt i murit.
Fig. 9m Korēė. Gradishta e Shuecit. Planimetria.
Fig. 9n Korēė. Gradishta e Shuecit. Planimetria. Gradishta e Shuecit ėshtė ndėrtuar mbi njė kodėr tė vogėl shkėmbore, qė shkėputet nė formėn e njė gjuhe prej terrenit kodrinor pranė saj, dhe laget pjesėrisht nga liqeni i Prespės sė Vogėl. Vetėm faqja qė sheh nga liqeni, e cila zė vetėm njė pjesė tė sipėrfaqes sė gjithė kodrės, ėshtė rrethuar nga njė ledh me gjatėsi 600 m. Ledhi ėshtė ndėrtuar me gurė tė thyer tė dimensioneve tė vogla tė pėrzier me ēakėll dhe me dhe. Nė prerje ai ka formėn e njė trapezi me bazėn e poshtme 10-11 m, tė sipėrmen 3 m dhe lartėsi 2 m. Hyrja 2,50 m e gjerė ėshtė e thjeshtė dhe formohet nga ndėrprerja e ledhit, por ajo ėshtė vendosur nė njė pozicion tė mbrojtur nga natyra. Pėr tė shkuar deri tek ajo ke nė dispozicion njė rrip toke tė ngushtė, qė kufizohet nga njėra anė prej rėniės shkėmbore mbi liqen dhe nga ana tjetėr prej vetė ledhit tė Gradishtės. Lartėsia e vogėl e kėtij tė fundit presupozon ekzistencėn e njė sistemi palisadash mbi tė, pėr tė garantuar mbrojtjen. Brenda rrethimit nuk ėshtė gjetur qeramikė, qė tė vėrtetojė praninė e jetės sė vazhdueshme. Pėr kėtė arsye mendohet qė Gradishta tė ketė shėrbyer si vend strehimi, vetėm nė raste rreziku pėr banorėt e vendosur nė fushė, nė rrėzė tė saj, ku gjenden me shumicė fragmente qeramikė tė periudhės sė hershme tė hekurit si dhe dy kodėrvarre, nė njėrin prej tė cilėve ėshtė gjetur njė byzylyk bronzi, qė datohet nė vitet 800-700 p.e.r. Gradishta e Shuecit ashtu si dhe fortifikimi i Vėntrokut shėnojnė kufirin mė jugor tė tipave qė pėrfaqėsojnė; shembuj tė ngjashėm nuk gjejmė nė Greqi, ndėrsa fortifikimet prej ledhesh, si ato tė Gradishtės sė Shuecit, kanė njė pėrhapje tė gjerė edhe pėrtej territoreve veriore tė Ilirisė, deri nė Angli. Si nga teknika e ndėrtimit tė ledhit ashtu edhe nga pajisja me palisada, Gradishta e Shuecit ka shembuj tė shumtė nė territoret qendrore dhe veriore tė Ilirisė. Nė kėto tė fundit kjo traditė u ruajt pėr njė kohė tė gjatė, deri nė pushtimin romak, gjė qė mund tė kuptohet lehtė nga njė pasazh i Appianit, i cili pėrshkruan betejėn e Augustit, pėr tė marrė qytetin Metul, kryeqytet i japodėve, ku thuhet midis tė tjerave se «Romakėt zunė murin e braktisur dhe e dogjėn» (Illyr. 19). Gjithashtu, nė territorin e japodėve janė tė pėrhapura fortifikimet tė quajtura «binjake», ku dy maja tė sė njėjtės kodėr fortifikohen mė vete, ashtu siē ndodh edhe nė kalanė e Bllacės (rrethi i Pogradecit), qė pėrbėn ndoshta dhe kjo kufirin jugor tė kėtij tipi fortifikimesh. Pėr sa i pėrket shtrirjes planimetrike tė fortifikimeve prehistorike, pėrveē shumicės sė formave tė pėrmendura mė sipėr pėr fortifikimet e vendit tonė, tė cilat nė tė shumtėn e rasteve kushtėzohen nga konturet e vetė terrenit nė krahinat qendrore dhe veriore tė Ilirisė, do tė ndeshim dhe forma tė tjera tė konceptuara nga vetė ndėrtuesit. Tė tilla janė disa fortifikime me forma tė rregullta gjeometrike si katėrkėndėshe, trapezoidale, rombike etj. Mė tė shpeshta janė format e rregullta rrethore, ovale dhe gjysmėrrethore. Format e rregullta gjeometrike janė karakteristike sidomos pėr fortifikimet rreth pllajės sė Glasinacit dhe pėrgjithėsisht nė terrene tė ulėta kodrinore, ku mungojnė formacionet gėlqerore. Kėto fortifikime zakonisht kanė pėrmasa tė vogla dhe rrallėherė arrijnė pėrmasat e fortifikimeve tė krahinave veriperėndimore tė Ilirisė. Njė nga elementet pėrbėrėse kryesore tė fortifikimeve prehistorike janė hyrjet. Nė shumicėn e rasteve, ēdo fortifikim ka vetėm njė hyrje ose nga njė hyrje pėr ēdo ndarje, kur ai pėrbėhet nga dy ose mė shumė rrethime. Numri i paktė i hyrjeve tregon se ato ishin pika delikate dhe paraqitnin probleme pėr mbrojtėsit, po kėshtu paraqitnin edhe vėshtirėsi teknike, veēanėrisht pėr mbulimin e tyre. Shumica e hyrjeve janė tė ngushta 1,20 deri 1,80 m. Tė pakėta janė rastet kur gjerėsia e hyrjeve arrin nė 2,50 m e mė tepėr si nė Kalivo e Mbolan, fortifikimet e tė cilėve i pėrkasin njė periudhe mė tė vonė. Njė pėrjashtim bėn Gradishta e Shuecit (2,50), e cila ėshtė ndėrtuar me njė teknikė tjetėr. Brenda diapazonit tė parė (1,20-1,80 m) ndryshimet e gjerėsive tė hyrjeve vareshin kryesisht nga nevojat dhe mjetet e komunikimit, ndėrsa pėr grupin e dytė edhe nga mundėsitė teknike pėr zgjidhjen e mbulesės sė tyre. Nuk dihet me saktėsi se sa ka qenė lartėsia e mureve prehistorike, por po ta gjykojmė nga traktet mė tė larta tė ruajtura deri sot nė Kalivo (4 m) dhe Dors (mbi 3 m),
Fig. 9o Dors, Tiranė. Trakt muri prehistorik. mund tė mendohet se hyrjet kanė qenė tė mbuluara dhe tė pajisura me porta tė forta druri. Pėr fortifikimet prehistorike me mure guri nuk ekziston asnjė e dhėnė pėr tė na treguar se nė ēfarė mėnyre kanė qenė mbuluar hyrjet e tyre. Por nė njėfarė mėnyre kjo mund tė arrihet me anė tė retrospektivės dhe tė krahasimit me portat e fortifikimeve prehistorike tė botės mesdhetare. Po t´u referohemi ndėrtimeve megalitike, qė nė kohėt mė tė lashta, do tė shohim dy zgjidhje kryesore nė konstruksionin e hyrjeve: me arkitra, prej blloqesh guri monolit tė pa-punuar ose pak tė punuar nė vendet e mbėshtetjes dhe me hark tė rremė. Takohet gjithashtu dhe njė konstruksion i pėrzier, ku mbi arkitraun ndodhet njė hark shkarkues me majė (28) . Por nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė ketė pasur dhe hyrje pa konstruksion mbules sidomos kur muret qenė tė ulėta. Kjo mund tė thuhet mė me siguri pėr fortifikimet me ledhe, ku konstatohen hyrje mjaft tė gjera. Njė shqetėsim tjetėr pėr ndėrtuesit prehistorike ishte dhe mėnyra e mbrojtjes sė tyre. Pėr kėtė shfrytėzohej terreni ose arrihej nėpėrmjet vetė mėnyrės sė ndėrtimit tė hyrjeve. Ka edhe raste, ku pėr mbrojtjen e hyrjeve nuk ėshtė treguar ndonjė kujdes i veēantė ose janė shfrytėzuar tė dy mundėsitė e para. Shumica e hyrjeve i pėrket grupit tė parė. Ato ndėrtoheshin nė pjesėt mė tė rrėpirėta tė terrenit, ku sulmuesit detyroheshin tė bėnin njė pjesė tė rrugės, bri murit rrethues si nė Gajtan, Shuec dhe nė qytezėn e Karos. Nė dy raste hyrjet janė tė mbrojtura nga njė korridor i brendshėm, qė kufizohet nga dy mure paralele nė tė dy anėt e portės, tė cilėt mund tė krijojnė kėnde tė drejta me murin rrethues (Kalivo) ose tė kenė formė tė harkuar (Akropoli i Zgėrdheshit (29) ). Dhe sė fundi, mund tė pėrmendim hyrjen e Akropolit tė kalasė sė Mbolanit, e cila mbrohet nga njė dalje kėnddrejtė e murit qė bie nė krahun e djathtė tė zbuluar (tė pambrojtur me mburojė) tė sulmuesve, sipas rregullave tė strategjisė antike. Tipi i fundit i portave gjen njė pėrhapje tė gjerė dhe pėrsoset nė fortifikimet e kohėve mė tė vona. Njė tip interesant pėrfaqėson hyrja e kalasė sė Dedejanit. Pėr t´u futur brenda kėtij vendbanimi tė fortifikuar, duhet tė pėrshkosh mė parė njė korridor tė ngushtė e tė gjatė, qė krijohet midis dy mureve rrethuese tė tarracave, tė cilat megjithėse janė ndėrtuar nė tė njėjtėn lartėsi, tė pjerrėsisė sė shpatit tė kodrės, rrethohen secila me nga njė mur tė veēantė. Njė larmi formash dhe mėnyrash mbrojtjeje tė hyrjeve i hasim nė fortifikimet prehistorike tė krahinave qendrore dhe veriore tė Ilirisė, ku mbizotėrojnė fortifikimet me ledhe. Ajo qė tė bie nė sy mė tepėr nė kėto ndėrtime mbrojtėse janė pėrmasat e mėdha tė hyrjeve, qė arrijnė deri nė 5 m. ėshtė e kuptueshme qė nė raste tė tilla ato nuk kishin ndonjė konstruksion mbulese ose ajo ka qenė prej druri. Pėr sa i pėrket mėnyrave kryesore tė mbrojtjes, ato mund t´i gruponim si vijon:
Nė ndėrtimet mė tė hershme me ledhe ose me mure guri tė vendit tonė (neolit-bronz), gurėt janė tė dimensioneve tė vogla, ledhet nuk arrijnė njė gjerėsi mė tė madhe se 1,70 m, ndėrsa muret me gurė e kalojnė kėtė masė. Nė vazhdim tė periudhės sė parė tė hekurit, vihet re nė pėrgjithėsi njė rritje e trashėsisė sė mureve dhe e vetė gurėve tė pėrdorur pėr ndėrtimin e faqeve tė tyre. Kjo teknikė e re i jepte njė qėndrueshmėri mė tė madhe mureve mbrojtėse. Pėrmasat mesatare tė gurėve tė pėrdorur pėr ndėrtimin e faqeve tė mureve gjatė periudhės sė parė tė hekurit janė rreth l m gjatėsi dhe 50-60 cm lartėsi, por nė raste tė veēanta gjatėsia e tyre i kalon 2 m. Shumica e fortifikimeve ka njė gjerėsi muresh prej 3,00-3,50 m; mjaft prej tyre 2-3 m dhe nė dy raste takojmė mure me gjerėsi 1,40 m dhe 4 m. Nė vartėsi nga formacionet shkėmbore tė shtresėzuara, lartėsia e gurėve disa herė ėshtė mjaft e vogėl (0,20 m). Gurėt e faqeve krijojnė boshllėqe tė konsiderueshme nė bashkimin midis tyre dhe shpesh janė pėrdorur gurė mė tė vegjėl pėr plotėsimin e kėtyre boshllėqeve. Zakonisht muret janė me faqe vertikale, por ka dhe raste si nė Kalanė e Dedejanit, Vėntrokut, Kalivosė dhe Mbolanit, kur ato e kanė faqen e jashtme tė pjerrėt. Ky fakt nuk ka ndonjė rėndėsi kronologjike, pasi kėtė veēori e takojmė si nė fortifikimet mė tė hershme tė kėsaj periudhe ashtu edhe tek mė tė vonat. Dallimin kryesor, pėr sa i pėrket teknikės sė ndėrtimit, e shohim ndėrmjet mureve me gurė krejt tė papunuar dhe atyre pak tė punuar, tė cilėt krijojnė njė puthitje mė tė mirė. Teknika e fundit tregon pėr njė koncept tė ri nė ndėrtimin e mureve si dhe pėr pėrsosjet e veglave tė punės. Mė e rėndėsishmja ėshtė qė kėtė teknikė e takojmė nė fortifikime, tė cilat dhe nga elemente tė tjera tė ndėrtimit datohen nė njė periudhė mė tė vonė, siē janė muret e hershme tė Butrintit, kalaja e Kalivosė dhe e Mbolanit. Megjithatė teknika me gurė tė papunuar zė njė diapazon kohor mjaft mė tė gjerė nga kjo e fundit. Kjo vjen si pasojė e kushteve ekonomike tė veēanta tė vendbanimeve tė ndryshme, tė cilat bėjnė qė kėto dy teknika jo vetėm tė bashkėjetojnė, por nganjėherė, teknika me gurė tė papunuar tė pėrdoret dhe nė kohė mė tė vona, nga e para. Teknika e ndėrtimit tė fortifikimeve tė Ilirisė Qendrore dhe Jugore, paraqet njė sėrė veēorishė nga ajo e Ilirisė sė Jugut. Krahas ndėrtimeve me mure guri, nė kėto zona takohen mė shpesh fortifikimet me ledhe. Ledhet ndėrtoheshin me dhe, zhavorr me dhe gurė tė vegjėl tė ngjeshur mirė (Glasinac), ose me gurė tė vegjėl e tė mėdhenj tė hedhur mbi njėri-tjetrin pa ndonjė rregull dhe nganjėherė me gurė tė pėrzier me pak dhe. Nganjėherė ledhet kishin njė bazė mjaft tė gjerė dhe mbi to mendohet tė ketė pasur palisada. Njė teknikė interesante paraqesin muret e disa fortifikimeve nė Slloveni, ku ato me gjerėsi rreth 5 m tė ndėrtuara me gurė tė papunuar, pėrforcoheshin me trarė druri tė vendosur vertikalisht nė faqet e murit, tė cilėt lidheshin me sa duket me breza horizontale. Nė fortifikimin e Stiēnas trarėt vendoseshin nė largėsi tė rregullta ēdo 3,40 m. Evolucionin e fortifikimeve prehistorike tė vendit tonė mund ta shohim nė tri drejtime kryesore: nė teknikėn e ndėrtimit, formulimin planimetrik dhe konstruksionin e hyrjeve. Sidomos kur kemi tė bėjmė me kombinimin e disave nga kėto elemente qė i pėrkasin njė shkalle mė tė lartė zhvillimi, nė mungesė tė dhėnash arkeologjike tė sigurta, jemi tė prirur tė datojmė disa fortifikime si Butrinti, Kalivoja dhe Mbolani, nė shekujt e fundit tė periudhės sė parė tė hekurit (rreth viteve 700-500 p.e.r.). Pėr sa i pėrket destinacionit, fortifikimet mund t´i ndajmė nė vendbanime tė fortifikuara, ku pėrfshihen shumica e fortifikimeve nė trojet shqiptare, nė vendstrehime, tė cilat pėrdoren vetėm nė raste rreziku dhe nė ndėrtime thjesht strategjikė, si muri i Zvezdės. Po tė pėrfshijmė nė kėtė klasifikim edhe fortifikimet e krahinave tė tjera tė Ilirisė, do tė ndeshim fortifikime qė shėrbenin pėr vrojtim, madje ka mendime qė njė pjesė e tyre pėrdoreshin pėr mbylljen e bagėtisė nė raste rreziku, si edhe pėr qėllime kulti (31) .
|