• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • KėNGė POPULLORE TĖ RILINDJES KOMBĖTARE

    RRUSTEM BERISHA

    PARATHĖNIE

    Poezia popullore, krijimtari artistike dhe formė e tė shprehurit tė mendimeve, synimeve dhe pėrjetimeve tė masave, paraqet vlera tė rėndėsishme tė kulturės shpirtėrore tė popullit. Nė kėtė poezi rėndėsi tė posaēme kanė kėngėt qė trajtojnė tematikėn historiko-shoqėrore. Ato paraqesin artistikisht ndėrgjegjen e zgjuar tė masave nė periudha tė caktuara dhe njėkohėsisht sjellin njohuri pėr aftėsinė krijuese tė talentėve tė popullit.

    Kėnga popullore frymėzohet nga realiteti dhe atė e transponon artistikisht, duke e vlerėsuar nė bazė tė kėndit tė vėshtrimit tė ngjarjeve dhe tė situatave, i cili pėrcaktohet nga veēoritė etnopsikologjike tė popullit dhe nga faktorėt e tjerė tė brendshėm e tė jashtėm, qė ndikojnė varėsisht prej rrethanave historike shoqėrore dhe kulturale politike. Edhe pse kėto kėngė quhen sipas traditės kėngė historike, janė nė radhė tė parė formė e komunikimit artistik e mandej plotėsim i dėshmive historike, sepse duke paraqitur botėn e brendshme tė njerėzve dhe duke e pasuruar botėn nė pėrgjithėsi me detaje artistike, kėnga ia kthen borxhin gurrės sė frymėzimit-realitetit historik, sqaron tė kaluarėn me fjalėn mė masive e mė tė dėgjueshme — fjalėn e artit.

    Kėngėt popullore tė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, tė cilat kanė karakter luftarak dhe frymė liridashėse, shquhen pėr vlera tė qėndrushme letrare artistike. Pos kėngėve qė i kushtohen periudhės sė lavdishme tė Skėnderbeut, vend tė posaēėm nė poezinė tonė zėnė ato qė shtjellojnė tematikėn e zgjimit kombėtar dhe tė luftės sė masave pėr ēlirim nga sundimi i gjatė i Perandorisė Osmane. Duke filluar nga vitet `30 tė shekullit XIX, kur zė fill lėvizja e Rilindjes sonė kombėtare, tė cilės i prijnė luftat e popullit kundėr reformave tė Tanzimatit, nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe deri te shpallja e pavarėsisė, kėngėt tona popullore u bėnė dėshmi e sakrificave tė mėdha tė popullit dhe tė heronjve tė tij. Tė krijuara nga pėrjetuesit dhe pjesėmarrėsit e drejtpėrdrejtė tė ngjarjeve me qėllim qė tė pėrcjellin porosinė e tyre nė shtrirje kohore dhe territoriale, kėngėt i vejnė nė pah fitoret, humbjet; e shquajnė pėrkushtimin vetėmohues tė individėve tė dalė nga masat qė u kalitėn nė luftėn e vazhdueshme kundėr sundimit tė huaj. Gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar, sidomos nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, kėngėt vėjnė nė pah unitetin e popullit tonė, meqė nė rrethana tė tilla bėhej mė e qartė vetėdija kombėtare dhe qėllimi i luftės sė tij. Poezia popullore me specifikėn e saj tė komunikimit artistik bėhet zė i ndėrgjegjes sė masave pėr ngjarjet shoqėrore historike tė Rilindjes. Me frymėn revolucionare, me karakterin mobilizues, poezia popullore anticiponte sendėrtimin e idealeve tė Lėvizjes kombėtare dhe, krahas ideve iluministe tė letėrsisė sė Rilindjes, i kontribuonte dukshėm zhvillimit tė gjithmbarshėm tė popullit tonė.

    Me kėtė pėrmbledhje synojmė t’i paraqesim vlerat ekzistuese tė poezisė popullore tė periudhės sė Rilindjes sonė kombėtare, duke i pėrfshirė kėngėt qė pėrjetėsojnė artistikisht ngjarjet, veprimet heroike tė individėve, tė grupeve kryengritėse, deri te kryengritjet e pėrgjithėshme popullore, duke filluar nga dhjetėvjetėshi i tretė i shekullit tė kaluar e deri te shpallja e pavarėsisė mė 1912. Ky parim kronologjik dhe tematik e pėrcjell zhvillimin dhe formimin e ndėrgjegjes kombėtare tė popullit tonė dhe i ndriēon mė mirė risitė e vetė kėngėve nė aspektin stilistik dhe, nė pėrgjithėsi, nė poetikėn e tyre.

    Duhet theksuar se gati gjysma e kėngėve tė kėtij vėllimi botohet pėr herė tė parė dhe janė kėngė tė panjohura deri mė tash ose variante tė vlefshme tė tyre. Kėto kėngė i kanė mbledhur bashkėpunėtorėt e Institutit Albanologjik tė Prishtinės.

    Duke filluar me kėngėn qė shpreh revoltėn dhe vendosmėrinė e popullit shqiptar pėr luftė kundėr pushtetit osman, radhiten kėngėt, tė cilat paraqesin rezistencėn kundėr masave tė rrepta tė autoriteteve turke qė me anė tė ekspeditave ushtarake shuajnė me gjak njė varg pėrpjekjesh e kryengritjesh pėr liri qė nga masakra e Manastirit e 30 korrikut tė vitit 1830 kur u vra me tė pabesė paria shqiptare. Mirėpo, kėngėt flasin se entuziazmi dhe aspiratat e popullit pėr liri nuk u shuan, se Shkodra t’venė e bani, / I erdh hakut osmanllis’. Dhe kėshtu, kėngė pas kėngė, kėndohen kryengritjet dhe luftėrat kundėr forcave osmane nė tė gjitha viset shqiptare nė njė periudhė tė gjatė mė se tetėdhjetė vjet.

    Nė pikėpamje motivike-tematike epika jonė u pasurua me kėngė qė paraqesin rezistencėn e masave kundėr detyrimeve shtete rore, taksave, mbledhjes sė armėve, korrupcionit tė nėpunėsve tė administratės turke etj. Poeti popullor i pėrcolli me syēeltėsi kryengritjet e njėpasnjėshme nė \iset veriore dhe jugore duke theksuar heroizmin e prijėsve tė tyre si: Zenel Gjonleka, Dasho Shkreli, Hamza Kazazi, Rrapo Hekali, Ali Binaku etj. Nė kėto kėngė fillon tė zgjerohet e tė qartėsohėt qėllimi i luhės, e cila shėnon dimensione kombėtare, duke i tejkaluar interesat individuale e fisnore: Gjoleka, Tafali di... / Lėftojnė me njė Turqi, / Me njė goxha Rumeli! / S’ė pėr mua dhe pėr ti, I Po pėr gjithė Shqipėri.

    Vlera tė rėndėsishme artistike paraqesin kėngėt e nizamėve, nė tė cilat me zė elegjiak shprehet vuajtja psikolizike, dhembja pėr tė afėrmit, frika pėr mbylljen e shtėpive pėrgjithmonė dhe njė varg problemesh tė tjera qė shkaktojnė nė popull ērregullim tė karakterit etnopsikologjik dhe ekonomik. Nė njėfarė dore kėto kėngė shprehin rezistencėn e popullit kundėr Turqisė nė pėrmasa kombetarw me qėllim qė tė evitohet mundėsia qė vendi tė mbetet pa forcė ushtarake, kėrkesė kjo, e cila pėrkonte me pėrpjekjet e vazhdueshme tė lėvizjes sonė kombėtare pėr autonomi. Gati tė gjitha kėngėt e theksojnė nė mėnyrė tė veēantė etnosin kombėtar duke filluar me vargje karakteristike: Ju nizamt e shiptaris’, O nizamė tė shqiptarisė.

    Njė numėr kėngėsh nga periudha e sundimit osman i trajton ēėshtjet sociale tė fshatarėsisė sonė siē janė: mbledhja e taksave (xhelepit), tė dhjetave etj. Midis tyre dallohen ato qė kėndojnė luftėn e Krujės kundėr xhelepēinjve, luftėn e popullsisė sė Llapit kundėr Arap Pashės dhe kundėr Boshnjakut, atė tė Hazir Goriqit kundėr mbledhjes sė mirisė dhe kėngėt e tjera qė vejnė nė pah trimėrinė e individėve nė luftė me autoritetet e pushtetit lokal rreth mospagimit tė taksave tė tregut etj.

    Nė kėtė vėllim u radhiten, nė bazė tė kriterit tematik, kėngėt tė cilat kėndojnė rezistencat individuale dhe tė grupeve qė pas kundėrshtimit t’u binden detyrimeve tė pushtetit, braktisin familjet dhe dalin nė mal pėr ta vazhduar luftėn. Kėta luftėtarė, qė u quajtėn kaēakė, janė kėnduar si trima tė shquar qė nuk kanė dashur t’i dorėzojnė armėt, kanė refuzuar tė shkojnė nizamė, janė kacafytur me forcat e pushtetit pėr arsye etnopsikologjike. Nė mesin e tyre dallohen trimat: Rexhė Mehmeti, Sylė Rezalla, Ymer Popoci, Noc Man Gega, Halil Hamza, Bec Sinani, Cen Maxhuni, Noc Kolė Prenga, Arif Pavata, Bilbilenjtė, Sinan Dragusha, Shaqir Grisha, Dan Retina, Salih Syla etj. Luftėrat e tyre e kanė mbajtur tė gjallė nė vazhdimėsi tė pandėrprerė frymėn luftarake tė popullit kundėr armiqve dhe kanė qenė potencial j fuqishėm qė herė pas herė ėshtė shkrirė nė luftėrat dhe kryengritjet e popullit tonė, sidomos nė periudhat e mėvonshme gjatė kryengritjeve tė pėrgjithshme tė viteve 1878—1912.

    Risi pėr folkloristikėn tonė paraqesin kėngėt e muhaxherėve, tė cilat u kushtohen shpėrnguljeve me dhunė tė shqiptarėve nga Serbia Juglindore qė i bėri qeveria e Princ Millanit nė kohėn c luftės ruso-turke (1877—1878) dhe tė Paqės sė Shėn Stefanit. Kėngėt paraqesin mundimet e mėdha psikofizike lė muhaxherėve gjatė shpėrnguljes dhe pranimin e mirė e njerėzor nga popullsia kosovarė. Kėto kėngė shprehin ndjenjėn elegjiakc tė pėrcjellė nė mėnyrė tė posaēme me nostalgji dhe vuajtje. Nė kėngėt e muhaxherėve shfaqet vetėdija se populli ėshtė viktimė e politikės sė padrejtė ndėrkombėtare dhe tė qarqeve reaksionare tė Turqisė dhe tė Serbisė. Megjithatė, nė to nuk shfaqen ndjenjat e urrejtjes ndaj fqinjve, sepse bashkė me fatin tragjik, pos tjerash, manifestohet edhe ndjenja e fatalizmit letar.

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit paraqet njė ndėr fazat mė tė rėndėsishme tė periudhės sė Rilindjes Kombėtare pėr zhvillimin e epikės sonė popullore. Nė njė anė, ajo solli njė sėrė kėngėsh tė reja qė u kėnduan ngjarjeve dhe njerėzve, kurse nė anėn tjetėr, ato u pasuruan me njė varg risish ideoestetike. Pėr ndryshim nga epika e periudhave tė mė parshme, kėngėt e kohės sė Lidhjes sė Prizrenit e shquajnė nė mėnyrė tė posaēme pjesėmarrjen e masave kryengritės tė tė gjitha viseve shqiptare, duke i pėrfshirė tė gjitha shtresat shoqėrore, qė ishin’ tė vetėdijshme se luftojnė pėr mbrojtjen e interesave tė popullit dhe tė atdheut.

    Aspekti etnopsikologjik kombėtar nė kėtė rast i jep pėrmbajtje tė re epikės sonė, meqė reflekton vėrtetėsinė jetėsore tė kėsaj periudhe, kur i madh e i vogėl ishte ngritur nė luftė pėr tė fituar tė drejtėn pėr jetė tė lirė dhe kushte tė pėrshtatshme pėr zhvillimin kombėtar dhe individual tė njeriut. Epika popullore e kohės sė Lidhjes sė Prizrenit trajton artistikisht figurat e trimave tė dalė nga populli dhe ngrit lart heroizmin e atyre qė shquhen pėr vetėmohim dhe vendosmėri nė luftė kundėr armiqve. Kėshtu, nė kėto kėngė kemi njė galeri personazhesh me cilėsi karakterologjike individuale, por tė shtrira nė planin e gjerė kombėtar siē janė: Abdyl Frashėri, Ymer Prizreni, Mic Sokoli, Sefė Kosharja, Smajl Hyseni, Col Delia, Haxhi Zeka, Hysen Bajri, Sali Jaha, Islam Batusha, Jakup Feri, Rexhė Avdija etj. Pak mė ndryshe kėndohet Ali Pashė Gusia, herė si ndėrmjetėsues te sulltani nė favor tė popullit shqiptar, herė si ngadhnjyes nė luftėra, ku shquhet heroizmi i tij, sidomos nė Luftėn e Nokshiqit kundėr forcave ushtarake tė Kral Nikollės qė i komandonte Mark Milani. Nė disa kėngė shohim se figura e tij nuk ėshtė konsekuente nė ēėshtjen kombėtare, veēmas nė rrethanat e reja pas thyerjes sė forcave ushtarake e tė Lidhjes sė Prizrenit.

    Nė kuadėr tė kėtyre ngjarjeve kėnga popullore e shquan gjestin heroik tė Ramadan Zaskocit, i cili vrau nė Prizren telegrafistin e Mehmet Ali Pashė Maxharit gjatė misionit tė tij famkeq pėr zbatimin e vendimeve tė Traktatit tė Berlinit. Krisma e kėsaj pushke shėnon fillimin e dramės sė pėrgjakshme, e cila do tė vazhdojė me sakrifica lė shumta deri te shpallja e pavarėsisė.

    Vrasja e mareshalil turk, Mehmet Ali Pashė Maxharit, e cila i bėri jehonė rezistencės sė pėrgjithshme tė shqiptarėve nė qarqet ndėrkombėtare, nė epikėn tonė u kėndua me njė cikėl kėngėsh qė karakterizohen pėr vlerėn e veēantė ideoestetike. Kėngėt e shquajnė heroizmin e masave kryengritėse dhe tė individėve si Ishim agė Batusha, Col Delia etj qė kanė qėndrime tė prera: — Me i pasė kraht me fluturue / Gjallė prej kulls s’ju lamė me shkue; / Gjallė prej kulls pashėn s’e lamė, / S’e lamė pashėn kurr pėr t’gjallė! — me tė cilat gjyqi i masės e dėnon "murtatin" dhe tė gjithė mbrojtėsit e tij.

    Duke paraqitur heroizmin e "djemve tė mimleqetit", bijve tė atdheut, shprehje kjo, qė pėrdoret nė mėnyrė tė theksuar nė kėngėt e kėsaj kohe pėr ushtrinė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, poeti popullor shquan figurėn e femrės si pjcsėmarrėse nė kėto luftėra, bie fjala atė tė nėnės sė Mic Sokolit dhe tė motrės sė Zhuj Selmanit.

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit u thye ushtarakisht, por populli ynė filloi tė njihet dhe tė veprojė si komb duke shtuar rezistencėn. Idetė e saj pėr autonomi dhe pavarėsi frymėzuan veprimtarinė e mėtejshme patriotike tė popullit. Fryma revolucionare e kėsaj periudhe i pėrshkon kėngėt qė paraqesin luftėrat kundėr Vesel Pashės, veprimtarinė e Haxhi Zekės me shokė gjatė organizimit tė Lidhjes sė Pejės dhe kryengritjet e pandėrprera deri nė shpalljen e pavarėsisė.

    Nė kėngėt e kėsaj kohe kanė zėnė vend edhe idetė e Rilindjes Kombėtare qė shėnojnė aktivitetin pėr ngritjen arsimore dhe kulturale tė populit tonė: Hapni shkollat shpejt tani, Naim Frashėrin ju e dini, Donjė ta nxirrnje shqipen nė shesh. Nė kėtė drejtim dallohet veprimtaria e ēetave patriotike tė udhėhequara nga Bajo e Ēerēiz Topulli, Mihal Gramenoja, etj, e cila, sado qė me mundėsi tė kufizuara, karakterizohet pėr synimet e gjithmbarshme kombėtare dhe u paraprin kryengritjeve tė pėrgjithshme. Nė krahinat e veriut, sidomos nė Kosovė, janė krijuar shumė kėngė qė kanė si objekt tė trajtimit artistik organizimin dhe luftėrat, tė cilat marrin hov sidomos nė periudhėn para dhe pas revolucionit xhonturk: Mledh shiptart e kuvendojnė, Nė Manastir e pren Shemsin, A nis lufta nė Junik, Tanė Mirdita a ēue n’kamė, Ket hyrjet se bajmė kabull etj.

    Nė flakėn e kryengritjeve tė pėrgjithshme dhe luftėrave tė popullit tonė kundėr ekspeditave tė Shemsi Pashės, Bedri Pashės, e sidomos Shevqet Turgut Pashės, poezia jonė popullore e theksoi nė mėnyrė tė veēantė heroizmin e luftėtarėve nė Kaēanik, Carralevė, Boletin, nė mbarė Kosovėn, pastaj nė Malėsinė e Madhe, nė Zadrime, Mirditė, Himarė dhe nė viset e tjera, duke i pėrjetėsuar me specifikėn e vet poetike figurat e prijėsve popullor siē janė: Idriz Seferi, Dedė Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe tė qindra luftėtarėve tė tjerė.

    Nė ciklin e fundit tė kėngėve tė kėtij vėllimi paraqitet kurorėzimi i luftėrave shekullore tė popullit shqiptar — shpallja e pavarėsisė kombėtare nė Vlorė mė 28 nėntor 1912. Kėto kėngė shprehin dashurinė ndaj atdheut, entuziazmin e masave pėr fitoren dhe i shquajnė figurat e Ismail Qemalit dhe lė atdhetarėve tė tjerė.

    Kėngėt popullore tė Rilindjes Kombėtare me mjetet specifike tė poetikės sė tyre, paraqesin kontinuitetin e natyrshėm tė tė gjitha pėrpjekjeve dhe tė luftėrave tė popullit tonė pėr ēlirimin kombėlar. Kėto kėngė pėrmbajnė nė tėrėsi frymėn liridashėse tė popullit qė zhvilloi gjithmonė luftėra me karakter mbrojtėse dhe ēlirimtar. Prandaj, duke i ruajtur kėto karakteristika, poezia jonė popullore nuk u rrembye asnjėherė nga ndjenjat romantike qė i dėmtojnė interesat e popujve tė tjerė.

    Vėllimi Kėngė popullore tė Rilindjes Kombėtare botohet me rastin e kremtimit tė 100-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, prandaj jemi pėrpjekur qė t’i zgjedhim kėngėt dhe variantet e tyre mė tė mira nga lėnda folklorike e botuar dhe e pabotuar deri tash. Gjatė mbarėshtrimit tė kėngėve jemi kujdesur qė ta ruajmė teksin autentik tė burimit prej nga janė marrė. Janė bėrė pak intervenime tė natyrės drejtshkrimore. Me tri pika brenda kllapave (...) ėshtė shėnuar heqja e ndonjė vargu tė paqartė apo e ndonjė tjetri qė e dėmtonte kuptimin dhe vlerėn ideoestetike tė tėrėsisė


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com